Letër e hapur e familjes Manaj në 14 vjetorin e vrasjes së Shaban Manaj

386035_284708661559905_361057299_n

Familja e veprimtarit atdhetarit politik dhe të lirive e të drejtave të njeriut, njërit nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, avokatit Shaban Manaj, I vrarë plot 14 vjet më parë, i cili pas vrasjes u masakrua dhe u dogj, u ka dërguar një letër të hapur organeve të shtetit të Kosovës për t’u angazhuar më shumë në ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Në vijim ju sjellim të plotë këtë letët:

Sot u mbushen plotë 14 vite nga vrasja dhe pastaj masakrimi dhe djegia e trupit të pajetë të kryefamiljarit tonë, veprimtarit atdhetar politik dhe të lirive dhe të drejtave të njeriut, njërit nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, avokatit Shaban Manaj.

Edhe sot e 14 vite, vrasja makabre e Shabanit, si edhe shumë vrasje të tjera me motive politike, ende nuk është sqaruar nga organet e drejtësisë dhe vrasësit e urdhërdhënësit e tyre ende nuk janë zbuluar dhe si rrjedhojë e saj ata ende nuk kanë marr dënimin e merituar.

Edhe sot, si gjithherë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të Republikës së Kosovës që të angazhohen me seriozisht në ndriçimin e kësaj vrasje makabre politike. Po ashtu, i bëjmë thirrje përfaqësuesve të Gjykatës Speciale, që në kuadër të autoritetit të saj, të dhënë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të trajtoj dhe të zgjidh rastin e vrasjes politike të Shabanit si dhe te të gjithë veprimtarëve dhe intelektualëve tjerë të vrarë në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Ne konsiderojmë se në rrethanat e tanishme në të cilën ndodhën institucionet e drejtësisë së vendit tonë, vetëm Gjykata Speciale mund të udhëheq dhe të garantoj një proces kredibil gjyqësor, që me vënien e drejtësisë, do të ndikonte në përmbylljen e një kapitulli të dhimbshëm të historisë se re të Republikës së Kosovës.

Duke pas parasysh rrethanat e krijuar në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, urojmë që në organet e zgjedhura të reja qeverisëse, vendi ynë nuk do të udhëhiqet nga njerëz të cilët në një formë apo tjetrën kanë urdhëruar vrasjen e veprimtarëve politik të Kosovës.

Mbesim më shpresë, që kjo thirrje për drejtësi, që buron nga thellësia e shpirtit, do të zgjoj ndërgjegjen e institucioneve dhe organeve kompetente, vendore dhe ndërkombëtare, për vënien e drejtësisë së vonuar.

14 vite nuk janë pak. Ato bartin mbi vete barrën e padrejtësisë dhe barrën e mos vënies së drejtëssë. Vendoseni drejtësinë që të dënoni padrejtësinë.

Istog, me 23.07.2014

Familja e Shaban Manaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>