Fetah Rudi shpreson se Gjykata Speciale do t`i zbardhë autorët e atentatit ndaj tij

406996_157071234462179_753262968_n

Formimi i Gjykatës Speciale është një shpresë për familjarët e viktimave të pasluftës të cilët u vranë për motive politike. Një ndër viktimat por që fatmirësisht ka mbetur i gjallë, është edhe Fetah Rudi ish-kryetar i degës së LDK-së në Malishevë, ndaj të cilit u bë atentat më 15 dhjetor të vitit 2000 në ora 14:35 minuta.

Sot e asaj dite Fetah Rudi nuk e di se kush janë autorët e atentatit si pasojë e të cilit mbeti i palëvizshëm në karrocë. Krijimi i Gjykatës Speciale i jep shpresë atij se do të zbulohen autorët e atentatit që iu bë, por në këtë mënyrë shpreson se do të zbardhen të gjitha vrasjeve politike të pasluftës.

 

“E para dua të besoj se Gjykata Speciale do t`i hetoj vrasjet e pas luftës duke përfshirë edhe rastin apo plagosjen time. E dyta drejtësia në Kosovë ka dështuar në këto raste por edhe në raste tjera,po ashtu edhe drejtësia ndërkombëtare ka dështuar të dyja kanë mundur të bëjnë më shumë”,shprehet Rudi për “Bota sot”.

 

Ahmet Krasniqi, Ekrem Rexha, Tahir Zemaj, Qazim Jakupi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Bekim Kastrati e Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti, Ukë Bytyqi,Haki Ymeri etj, janë disa nga personat që dyshohet se u vranë për motive politike. Derisa Familjet e të gjithë këtyre personave i kanë kthyer sytë kah Gjykata Speciale tek e cila shpresojnë se do t` zbardhë vrasjet e më të dashurve të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>