Presidenti Rugova-vizionari dhe strategu i Kosovës së pavarur

77777777777777777

Me presidentin Rugova kalova momente të shumta, por faza më intensive ishte pas lufte, veçanërisht në vitet 2002 deri në vdekjen e tij.
Presidenti Rugova në dukje të jashtme ishte i qetë,me një gjendje shpirtërore stabile, i fokusuar gjithnjë në çështjet e mëdha të vizionit, pothuajse nuk merrej fare me gjërat e vogla dhe detajet.
Në shpirt ishte poet, e kishte pasion letërsinë, por krahas saj , edhe historinë. Në fakt, e tërë letërsia jonë ishte e ndërthurur me historinë. Historia jonë mësohej pothuajse në tërësi përmes letërsisë.
Antika ilire ishte periudhë e veçantë e pasionit të tij, ai mundohej ti gjente pikat e përbashkëta të traditës ilire e dardane edhe në të sotmen shqiptare. Të gjitha këto i ndërlidhte me shtetin tonë në formim, si kulturë kombëtare dhe shtetërore.
Duhet thënë se e çmonte shumë çdo gjë që ishte e traditës.
Presidenti Rugova ishte presidenti i shqiptarëve të Kosovës prej momentit kur ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Populli i Kosovës, që nga fillimi pa tw ai presidentin e Republikës së Kosovës, njeriun e mençur, pothuajse profetik, atë e pa përmes vizionit dhe do ta realizonte shtetin e Kosovës. Besimi i popullit të Kosovës ishte aq i madh në presidentin e tij, sa që ky besim i mbushi njerëzit me vendosmëri e përkushtim të jashtëzakonshëm e të paluhatshëm, i vuri në një lëvizje, që nuk ishte parë kurrë,e mendoj që as nuk do të përsëritet kurrë më në historinë tonë. Madje, edhe armiqtë më të mëdhenj, e pranonin madhështinë e tij.

Imazhi i Rugovës dhe i lëvizjes për pavarësi

Kur isha në një vizitë në Parlamentin Europian, në Senatin belg, si dhe në Qeverinë Belge, ishte i habitshëm respekti dhe konsiderata e madhe që kishin për Presidentin Rugova. Bashkëbisedues të ndryshëm ma përsëritën se ne kishim pasur shumë fat që patëm Presidentin Rugova. Kryetarja e Senatit belg, Anne-Mary Lizin më tha se Presidenti Rugova ka bërë tepër shumë për Kosovën dhe Kosova ka qenë shumë me fat që e kishte atë.
Në periudhën e Lëvizjes së madhe për pavarësinë e Kosovës ndodhi një fenomen i çuditshëm. Imazhi i Presidentit Rugova u bë aq i njohur dhe popullor, veçanërisht në botën perëndimore, madje jo vetëm në atë pjesë, por pothuajse në gjithë botën, sa që bota e njohu Kosovën dhe problemin e saj përmes Rugovës. Në saje të imazhit të tij, por edhe të imazhit të Kosovës që krijoi ai dhe lëvizja jonë, Presidentit Rugova iu hapën të gjitha dyert e kancelarive perëndimore. Në këtë formë, jo vetëm që u bë i njohur problemi i Kosovës, por me një shpejtësi të madhe edhe filloi të akceptohej zgjidhja e tij, sipas vizionit të presidentit Rugova.

Thyerja e pasqyrës negative për shqiptarët

Duhet thënë se 150 vjet të diplomacisë serbe e jugosllave kishin bërë të pamundurën për ta krijuar një imazh sa më të keq për shqiptarët. Në të vërtetë serbwt, historikisht ishin populli më barbar e më antihistorik i Ballkanit, populli që kishte bërë masakra, gjenocid e mizori të pafund ndaj pothuajse të gjithë popujve të tjerë të përreth. Rrallë ose fare nuk mund të gjeni një popull tjetër në botë, i cili kishte aq shumë prirje e pasion për të bërë mizoritë më të mëdha ndaj grave, fwmijve e njerëzve të pambrojtur. Serbët e kultivonin brez pas brezi, me një krenari të veçantë, traditën dhe prirjen e tyre për të bërë mizoritë dhe barbaritë më të pashembullta.
Por, në aspektin diplomatik dhe propagandistik, mundoheshin ta paraqisnin të kundërtën e kësaj. Para botës, ata mundoheshin të paraqiteshin të civilizuar e shteformues, human e të kulturuar, mbrojtës të civilizimit perëndimor. Kurse, të gjitha vetitë e tyre të vërteta, të barbarizmave e terrorit, mundoheshin t’ua mwveshnin shqiptarëve. Ata për më tepër se njëqind vjet kishin pasur sukses në këtë propagandë të tyre antishqiptare. Ishte vetëm Lëvizja e madhe për Liri e Pavarësi, e udhëhequr nga Presidenti Rugova, që i theu këto pasqyra negative për shqiptarët.

Vizioni rugovian

Unë jam kyçur që nga ditët e para në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Fillimisht kam qenë sekretar i nëndegës sime, pastaj anëtar dhe kryetar i kryesisë së degës, e më vonë edhe anëtarë i kryesisë së LDK-së në Prishtinë. Duhet thënë se populli i Kosovës, që nga momentet e para e pranoi dhe përqafoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e parë atë, jo vetëm si formën e përsosur të organizimit, por edhe si shpëtimin e tij.
Mund të them se Lidhja Demokratike e Kosovës,për herë të parë në historinë tonë shumëshekullore bëri organizimin e plotë të popullit tonë. Ne kemi pasur gjatë historisë sonë luftëra e luftëra, por asnjëherë një organizim të plotë e të mirëfilltë, me veprime plotësisht të planifikuara e të koordinuar. Duhet thënë se ishte në traditën tonë, ndoshta edhe në gjenin tonë, lufta kundër pushtuesve të huaj. Por, kjo luftë, gjatë tërë historisë sonë ishte bërë të shumtën e herwve fragmentare, e paorganizuar si tërësi, e paplanifikuar dhe e pakoordinuar në nivel kombëtar.
Lëvizja për Liri dhe Pavarësi, e udhëhequr nga presidenti Rugova erdhi në momentin më të duhur historik, si një dhuratë nga zoti, e cila do ta çonte Kosovën të sigurt drejt lirisë dhe pavarësisë së saj.
Ajo erdhi pas dhjetë vjetësh të një rebelimi spontan të pashoq e sakrifice të madhe të mijëra e mijwra të rinjve kosovarë.
Kur kthehemi të shikojmë pas dhe i analizojmë rrjedhat e historisë së fundit të krijimit të shtetit të Kosovës, nuk mund të mos habitemi se si ne, një popull me shumë prirje për anarki, veprime individuale, bajraktarizma e krahinorizma, u bëmë aq të mençur të organizuar, me një disiplinë e një vetëdije aq të fortë shtetformuese, sa që mahnitëm jo vetëm veten tonë, por edhe të tjerët. Pra, ndodhi në tërësi ajo që askush nuk kishte pritur. Të gjithë kishin pritur të kundërtën e kësaj. Ajo që ishte karakteristike dhe që drejtori gjithë këtë lëvizje të madhe ishte vizioni.
Lëvizja jonë tashmë kishte një vizion të qartë dhe kishte projektuar mënyrën e realizimit të tij.
Presidenti Rugova kishte parashikuar,me një saktësi të çuditshme, jo vetëm qëllimin tonë final, por edhe rrugën që duhej kaluar për të arritur deri te ai qëllim.
Sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar përmes të gjitha formave të organizimit dhe veprimit politik, marrja e përkrahjes politike ndërkombëtare,presioni politik e ekonomik ndërkombëtar ndaj Serbisë, deri te intervenimi ushtarak i NATO-s, mandej protektorati ndërkombëtar mbi Kosovën si fazë kalimtare drejt pavarësisë së saj, deri te njohja formale e pavarësisë së Kosovës, të gjitha këto ishin paraparë me një saktësi të çuditshme në vizionin e presidentit Rugova.

Përgatitjet për luftë të armatosur

Kundërshtarët e vizionit rugovian dhe përkrahësit e anarkisë e kritikojnë atë, duke përmendur faktin se ai dhe LDK bënin rezistencë pasive politike dhe se kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta çliruar Kosovën dhe për ta arritur pavarësinë e saj. Por, kjo nuk është një kritikë që bazohet në fakte reale.
Duhet thënë se përkundër faktit që Rugova, botërisht proklamonte një luftë politike paqësore, në fakt ai ishte i vetëdijshëm se pa luftë të armatosur nuk do të mund të çlirohej Kosova. Kështu që, qysh në fazën e parë të organizimit të LDK-së, që në vitin 1991, pra, që në fillim të lëvizjes politike për pavarësi, ai krijoi mekanizmin ushtarak të Kosovës-Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të cilat do ta përgatisnin Kosovën për luftën e armatosur, si mjet i fundit për ta finalizuar pavarësinë e saj. Kjo strukturë ushtarake vazhdoi të organizohej në faza të ndryshme, brenda dhe jashtë Kosovës, që nga viti 1991 deri në fazën e fundit të çlirimit të saj. Struktura ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës luajti rol të rëndësishëm edhe gjatë periudhës së luftës, por nuk arrit ta luajë në tërësi rolin për të cilin ishte përgatitur. Ky devijim nuk ndodhi për fajin e Presidentit Rugova, por për fajin e Qeverisë në ekzil, e cila devijoi nga kursi dhe ra nën ndikim të anarkistëve dhe armiqve të pavarësisë së Kosovës. Madje, është tepër e dhimbshme sot, kur dalin fakte, se Qeveria e Kosovës në ekzil, në vend që ta fuste në funksion të luftës Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ajo e sabotoi atë, ndërsa në anën tjetër, ajo ofronte shuma milionëshe për ta vrarë vizionarin e pavarësisë së Kosovës-presidentin Rugova dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, profesor Fehmi Aganin, si dy figurat që ia dhanë drejtimin kryesor Lëvizjes sonë për liri e pavarësi.

Vizioni rugovian nuk pati alternativë

Sot, kur i analizojmë të gjitha këto, na duket se ka ndodhur një mrekulli e vërtetë. Fakti që populli ynë u vetëdijesua aq shumë, sa që përqafoi një vizion dhe organizim aq të mirë, tregon se ai kishte arrit një pjekuri të madhe politike dhe e kishte kuptuar drejtë momentin historik.
Sot, kur në analizat tona e rrumbullaksojmë këtë periudhë historike,shohim se vizioni rugovian nuk kishte alternativë. Madje, ajo që është shumë e rëndësishme,Kosova edhe sot në rrugën e saj ndjek vizionin rugovian. Presidenti Rugova kishte projektuar me kohë rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian,në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Rugova vdiq në janar të vitit 2006, pa arritur ta shohë shpalljen formale të pavarësisë së Kosovës. Por, ai gjatë tërë periudhës së pasluftës,Kosovën e pa si të çliruar dhe të pavarur, ndërsa priste vetëm aktin e njohjes formale nga bashkësia ndërkombëtare. Presidenti Rugova ishte President i zgjedhur i Republikës së Kosovës, prej fillimit të lëvizjes së madhe për liri e pavarësi, deri në vdekjen e tij.
Do të mbetet e paharrueshme dhembja e madhe e popullit të Kosovës për humbjen e vizionarit tonë, dhembje kjo që theu edhe acarin më të madh,kur në janarin e vitit 2006, kolona të pafund pritën në acarin më të madh për të shprehur dhembjen e pafund,por edhe dashurinë e madhe për Presidentin Rugova. Nuk mund ta harrojmë kurrë këtë pamje të dhembjes e të dashurisë, por edhe të madhështisë e të lidhjes shpirtërore që ka mbetur për Presidentin e madh të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>