Armend Zemaj: Fatos Klosi trego kush e vrave Ahmet Krasniqin ?

IMG_0266.JPG

Deputeti i Parlamentit te Kosoves, nga rradhet e LDK-se, z.Armend Zemaj ka reaguar pas nje shkrimi te botuar nga Fatos Klosi, ish shefi i SHISH . Zemaj thote se ish shefi i SHIK-ut ( SHISH ) paska theksuar se disponon fakte tronditëse për vrasjen e Azem Hajdarit. Me tronditëse është mos zbulimi dhe fshehja e atyre fakteve që 16-të vite.

Por po ja rikujtoj këtij dhe miqëve të tij nga Kosova se pas kësaj vrasje ka ndodhur edhe vrasja tradhtare e Ministrit të Mbrojtjës Kolonel Ahmet Krasniqi, e kemi theksuar se ky dhe shokët e tij ose janë të implikuar ose i dijnë ata që urdhëruan dhe ekzekutuan këtë vrasje, vrasje e cila ishte bërë për ta sakatosur luftën qlirimtare dhe të vihën në krye të saj njerze dhe kuadro të dyshimta.. Zotëri Klosi zbuloj këto fakte , trego kush e vrau Ahmet Krasniqin apo nuk mundesh se akoma je në miqësi të pushtetit të tyre kriminal. Ti dhe shokët tuaj heret a vonë do të tronditëni nga gjaku i ketyre heronjëve që i vratë nē menyre tinëzare, thot Deputeti Zemaj.

Zemaj mendon se Klosi si njeriu i pare i SHISH, kur ka njohuri per rastin e Deputetit Azem Hajdari sigurisht ka njohuri edhe per vrasjen e Ministrit Ahmet Krasniqi, per ndryshe reagimi i Zemajt vie pas deklarates se Fatos Klosit dhene ne “Sot” te Tiranes, e ku Klosi thote se disponon fakte te reja tronditese per rrethanat dhe personazhet e implikuara ne vrasjen e Azem Hajdarit, e konsideruar edhe si vrasje e shekullit. 16 pas vrasjes se Azem Hajdarit, Fatos Klosi pohon se di detaje te reja rreth vrasjes, qe munde ti sherbejn prokurorise dhe gjykates per te rihapur dosjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>