Armend Zemaj: Ata që vranë kolonelin ishin mjeran, dorë e zgjatur e UDB-ës Serbe

IMG_0359-1.JPG

Luftëtarë të FARK/ UÇK, oficer, veprimtarë të çështjes kombëtare shqiptare nga Kosova e Diaspora, Deputet të Parlamentit të Kosovës, familjare dhe miq perkujtuam sot dhe bëmë homazhe tek varri i ish ministrit të mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, i vrarë më 21 shtator 1998 në Tiranë, në menyrë tinëzare dhe në rrethana ende të pasqaruara, në përvjetorin e 16-të .
Ata që vranë kolonelin ishin mjeran, dorë e zgjatur e UDB-ës Serbe. Ata e vranë që pengojnë luften institucionale dhe lirinë e Kosovës. Sot e përjetë Kolonel Ahmet Krasniqi do të kujtohet si hero, strateg dhe njeri me vlera kombëtare.
Pjesëmarrësit vendosen kurora lulesh mbi varrin e Kolonel Ahmet Krasniqit aty ku prehet trupi i tij në varrezat e Sharrës në Tiranë.