LDK në Deçan përkujtonë dëshmorët e vrarë pas lufte,Rexhë Osaj, Bashkim Balaj dhe Sinan Musaj

1

Osaj Balaj e Musaj u morën nga pjestarët e njësitit “Shqiponjat e Zeza” të cilët pasi u maltertuan rëndë , u gjetën të vrarë në një mal në periferi të Deçanit.

 

Në nderim të jetes dhe vepres së dëshmoreve të Kombit, Rexhë Osaj, Bashkim Balaj dhe Sinan Musaj, aktivistë dhe veprimtarë të Degës së LDK-së në Deçan kanë vënë kurora lulesh në varrezat e këtyre dëshmorëve të vrarë pabesisht pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pas hyrjes së forcave të NATO-s në vend.

Osaj Balaj e Musaj u morën nga pjestarët e njësitit “Shqiponjat e Zeza” të cilët pasi u maltertuan rëndë , u gjetën të vrarë në një mal në periferi të Deçanit.

Për vrasjen e Osajt Balajt dhe Musajt u gjykuan dhe u dënuan “Grupi i Dukagjinit. Kështu më 17 dhjetor të vitit 2002 trupi gjykues ndërkombëtar në Prishtinë dha  dënimin prej 31 vjetësh për 5 të akuzuarit e të ashtuquajturit “Grupi i Dukagjinit”. Kryetari i Trupit gjykues Moris Tevenad tha se të akuzurait dënohen për heqje të paligjshme të lirisë që si pasojë ka sjellë vdekjen.
Idriz Balaj u dënua me 15 vjet burg, Daut Haradinaj dhe Bekim Zekaj u dënuan me nga 5 vjet burg, Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj me nga 3 vjet burg. Sipas trupit gjykues ndërkombëtar, të gjithë të akuzuarit kanë kryer në bashkëpunim heqjen e paligjshme të lirisë në kundërshtim me nenin 63 të Ligjit Penal të Serbisë dhe me nenin 22 të Ligjit Penal të Jugosllavisë. “Po ashtu kanë bërë burgim të paligjshëm që ka si pasojë vdekjen në kundërshtim me nenin 63 të LPS-së dhe nenin 22 të LPJ”, tha kryetari i trupit gjykues Moris Tevenad./Botapress/www.rugova-namungon.com/

 

3

 

4

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>