Anton Kolaj: Kujtime te mira

doni

 

Ne vitin 1992 Kosoven po e vizitonte nje delegacion nga Europa. Pas shume vizitash dhe bisedash qe ky delegacion pati me akteret e jetes politike ne Kosove, takoj, ne Zyren e Presidentit Rugova, edhe perfaqesuesin e komunitetit fetar, atij katolik dhe musliman, gjegjesisht Imzot Nike Prelen, Ipeshkv i Ipeshkvenise te Kosoves dhe Dr. Rexhep Bojen Kryetar i Bashkësisë Islame te Kosoves.
Ne kete takim, prezent ishte: Presidenti Rugova, profesor Fehmi Agani, nenkryetar i LDK-s dhe une,Anton Kolaj, poashtu ne cilsine e nenkryetarit te LDK-s.
Biseden e hapi Presidenti Rugova, dhe pasi i pershendeti te pranishmit, i njoftoj ata mbi gjendjen e rende ne te gjitha fushat qe mbretronte ne Kosove dhe mbi kerkesat e shqipetarve te Kosoves per liri, demokraci dhe pavarsi.
Pastaj te pranishmit ishin te interesuar te ndegjojne edhe kendeveshtrimet e Imzot Nike Preles dhe Dr. Rexhep Bojes.
Te dy perfaqesuesit e komuniteteve fetare, e njoftuan delegacionin me ate qe po ndodhte ne Kosove, me theks te veqant me pengesat, maltertimet dhe veshtirsite qe po i perjetojne besimtaret katolik dhe musliman, prifterit dhe hoxhallaret, posaqerisht gjate festave fetare, nga rexhimi serb!
Delegacioni i Europes, pasi degjoje me vemendje keto rrefime, kerkoj, perpos tjerash, qe Imzot Nike Prela dhe Dr. Rexhep Boja, qe se bashku me perfaqesuesit e Kishes Ortodokse Serbe, te organizojne nje lutje publike, dhe te bejne apel per paqe dhe qetesi ne Kosove!
Per nje moment mbretroj heshtja! Por shume shpejt heshtjen e theu Imzot Nike Prela i cili me nje ze bindes iu drejtua delegacionit: po, te nderuar, une dhe ky vellau im prej gjaku, dhe beri me dore kah Dr. Rexhep Boja, jemi te gateshem, ne cdo kohe, te ndermarrim nje veprim te tille, por, vazhdoi Imzot Nike Prela, ai vellau im per nga feja, mendoj ne perfaqesuesin e Kishes Ortodokse Serbe, nuk eshte i gateshem te beje kete, as se bashku me ne, e as vetem!
Te pranishmit pastaj iu drejtuan Dr. Rexhep Bojes: po ju zoteri, cfar mendimi keni, lidhur me kete kerkese?
Dr. Rexhep Boja me nje ze te qete, iu tha: per mua foli vellau im, dhe me dore beri kah Imzot Nike Prela!
Delegacioni heshti, u shiquan me njeri tjetrin, dhe pasi i falenderuan te pranishmit, u larguan.
Kisha pershtypjen se edhe me kete rast, delegacioni kuptoj mesazhin, kuptuan vlerat e origjines, historise dhe te ardhmes te ketij populli.
Zhvillimet e mevonshme treguan se shqipetaret, duke luftuar dhe ruajtur keto vlera, ngadhnjyen. Ngadhnjeu Davidi kunder Goliatit! Ngadhnjeu e mira kunder se keqes.

Por sot, cfar mesazhi po i dergojme botes, Europes, SHBA-ve?!
A thua prap Goliati po pergadite nje te keqe per kete popull, i cili eshte vella ne fe dhe vella ne gjak?!