Rugova: Vuaj nga kanceri ne mushkeri (Video)

Image

 

Duke folur per qytetaret e Kosoves, presidenti Rugova njofton semundjen e tij, pasi perfundoi disa analiza ne Gjermani.

Sipas tij, mjeket i kane dhene shpresa per sherim te shpejte. Nderkohe ai nuk permend mundesine e doreheqjes.
Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, i eshte drejtuar dje popullit te Kosoves ne lidhje me semundjen e tij, duke vertetuar dyshimet qe ishin perhapur prej disa ditesh ne media. Ai vuan nga kanceri ne mushkeri. Mjeket kane zbuluar se vuaj nga kanceri i lokalizuar ne mushkeri, prandaj me kane caktuar nje terapi intensive sheruese, – tha Rugova ne adresimin e shkurter te transmetuar ne tri televizionet nacionale.

Me nje ze paksa te ngjirur, ai ka shtuar se megjithate mjeket kane konstatuar se tani gjendja shendetesore eshte duke u permiresuar dhe jane optimiste per sherim te shpejte. Qytetare te dashur, jam i bindur se me ndihmen e Zotit do ta kapercej edhe kete beteje dhe do te vazhdojme te punojme se bashku me fuqishem per njohjen e pavaresise se vendit tone, Kosoves, sa me pare nga miqte tane amerikane e evropiane, – eshte shprehur Rugova. Kryetari ka falenderuar qeverine amerikane per ndihmen shendetesore qe i kane ofruar. Ne menyre te veqante e falenderoj nga zemra qeverine amerikane, qe keto dite u kujdes dhe po kujdeset per gjendjen time shendetesore. Njeheresh falenderoj ekipin mjekesor amerikan dhe kosovar qe po kujdesen per mua, – tha Rugova. Presidenti tha se pret si gjithmone edhe perkrahjen e qytetareve. Ne deklaraten e shkurter Rugova nuk permendi mundesine e doreheqjes nga posti i presidentit. Ai eshte kthyer te shtunen nga Gjermania, ku ne nje spital ushtarak amerikan ka kryer disa analiza.

Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, nepermes nje deklarate ka shprehur shqetesimin e tij pas lajmit se presidenti i Kosoves eshte diagnostifikuar me kancer te mushkerive. Ibrahim Rugova ka luajtur dhe vazhdon te luaje rol te rendesishem ne zhvillimet ne Kosove per aspiratat e popullit te Kosoves per liri, demokraci dhe pavaresi, – thote Kosumi. Por paraqitja e presidentit Rugova permes mediave, sipas Kosumit, jep shprese se ai do te vazhdoje ta kryeje detyrat e tij esenciale si president i Kosoves. Ne emrin tim personal dhe ne emer te qeverise se Kosoves, i deshiroj sherim te shpejte dhe besojme qe se shpejti presidenti do tu kthehet te gjitha detyrave te tij si president per te miren e popullit dhe te Kosoves.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK), pasi ka percjelle me shqetesim te thelle fjalimin drejtuar kombit te presidentit, nepermes nje kumtese, shfaq bindjen se edhe kesaj radhe Rugova do ta kaperceje kete sfide, sikurse edhe shume sfida te tjera deri me tash, duke udhehequr edhe me tej suksesshem drejt njohjes formale te pavaresise se Kosoves .Jam i sigurt se kryetari Rugova do te demonstroje shpirtin e tij perballues, sikur edhe ne sfidat tjera me te cilat eshte perballur ne te kaluaren, – thote nderkaq shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen. Edhe i ngarkuari i OKB-se per vleresimin e standardeve, Kai Eide, tha se semundja e Rugoves eshte nje shqetesim per te, ngase Rugoven e njeh qysh para 11 vjetesh. Ai shprehu besim se me Rugoven do te mund te bisedoje serish per qeshtjet qe e preokupojne Kosoven. Ndersa shefi i Zyres Amerikane, Philip Goldberg, tha se eshte krenar qe SHBA-ja ishte ne gjendje qe te ndihmojne kryetarin ne betejen e tij kunder kancerit.  Kjo beteje nuk do te jete e lehte dhe ne emer te qeverise se SHBA-se, ne ia deshirojme te miren, thuhet ne deklaraten e Goldbergut. Reagime dhe urime per sherim kane ardhur edhe nga parti dhe zyra te tjera diplomatike te akredituara ne Prishtine.06/09/2005

Video:  http://www.youtube.com/watch?v=S8NSb70x280&feature=youtu.be