Sali Berisha: Ai fizikisht na mungon, por jeton perjetesisht ne idealin e bashkimit kombetar

image

Te dashur miq! Shqiptaret, kudo qe ndodhen, perulen me nderimin me te thelle para vepres se arkitektit te pavaresise se Kosoves, personalitetit me te jashtezakonshem, me unikal te kombit shqiptar, burrit qe i dha aq nder emrit tone si shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova u nda nga ne si sot 7 vite me pare. Une dhe cdo shqiptar patem fatin e madh te jemi bashkekohes te ketij Davidi, te ketij Gandi te shqiptareve por edhe te Ballkanit dhe Europes, apo me mire le te themi te Skenderbeut tone te shekullit XX qe me “shpaten” e pathyeshme te ideve, ceshtjen e drejte te shqiptareve ne Kosove, e shnderroi nga nje ceshtje te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve, ne nje ceshtje te mendjeve dhe zemrave te qytetareve, kongresmeneve, qeveritareve dhe presidentit te SHBA dhe vendeve tjera perendimore.

Regjimit te pushtueseve barbare i kundervuri pushtetin paralel te shqiptareve. Presidenti Rugova, pas clirimit te Kosoves nga luftetaret e lirise dhe NATO, e udhehoqi Kosoven me vendosmeri, mencuri dhe civilizem ne rrugen e pavaresise.

Presidenti Rugova eshte shtetari qe kam takuar me shpesh ne karrieren time politike. Me te me bashkoi perpjekja per ceshtjen tone kombetare, ideali i bashkimit kombetar.

Ai fizikisht na mungon, por jeton perjetesisht ne idealin e bashkimit kombetar, bashkimit tone me Europen!