Akademi përkujtimore për presidentin Rugova dhe për kolonel Tahir Zemajn

image

LDK në Gjermani, nëndega Niedersachsen Organizon

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjermani, në bashkëpunim me nëndegën e LDK-së, në Niedersachsen, në përvjetorin e VII, të shkuarjes në amshim, organizon akademi përkujtimore, për të nderuar, jetën dhe veprën, e, arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës, për të nderuar jetën dhe veprën e ushtarakut dhe strategut, kolonel Tahir Zemajt, në X vjetorin e vrasjes nga dora tradhtare.

Filozofia, vepra dhe jeta e Ibrahim Rugovës, është një pasuri kombëtare, që duhet ta studioj dhe nderoj secili, sepse, jeta, filozofia dhe vepra e tij, është jeta jonë, është jeta e popullit tonë.
Presidenti historik, Ibrahim Rugova, ishte, një njeri me vlera universale dhe merita të mëdha, që popullit shqiptarë i ktheu dinjitetin. Presidenti Ibrahim Rugova, me vizionin e tij, duke artikuluar dhe arkitektuar, të ardhmen e Kosovës, u bë gur themeli i kristaltë, i demokracisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, gur themeli i kristaltë, i miqësive të popullit Shqiptar me SHBA dhe vendet e popujt demokratik e human të botës, sepse me sjelljen dhe veprimet e tij u bë simboli dhe emblema, nëpërmjet të cilit shihej dhe respektohej populli Shqiptar.
Me diplomacinë e tij dhe forcën e argumentit, arriti të përvetësoj dhe të funksionalizoj, në Ushtri Çlirimtare të Kosovës, armatën më të fuqishme të botës, NATO-n, e cila i solli Kosovës, lirin dhe pavarësinë.
Në akademi pritet të marrin pjesë familjarë të familjes Rugova, si dhe përfaqësues nga kryesia qendrore e LDK, bashkëpunëtor të presidentit, familjarë të dëshmorëve e heronjve të tjerë. Luten të gjithë ata, që e shohin këtë njoftim, që të e shpërndajnë në faqet e tyre, të lajmërojnë sa më shumë njerëz, e, edhe nëpërmjet telefonit, me kushte që të jenë sa më shumë të njoftuar të gjithë ata që dëshirojnë, që me pjesëmarrjen e tyre në këtë akademi, të nderojnë këtë, arkitekt e luftëtar të Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Akademia do të mbahet me 27.01.2013 (e diele), me fillim në ora 13:00. Adresa: Fabrikstraße 41, 31840 Hessisch Oldendorf
Për informata: Kryesia e degës Gjermani, kryetari i degës së LDK – Gjermani; Qazim Bajgoraliu; Tel: +49 1773491592
Kryesia e nëndegës në Niedersachsen; Nënkryetari i nëndegës, Isa Shabani Tel: 016090941829; Kryesia e aktivit Hannover,
kryetari Azem Kelmendi Tel: 01746236907.

 

Burimi:  botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>