Fatmir Sejdiu: Ata që më qëndruan afer më tradhtuan

rugava dhe sejdiu

“Unë e kam thënë disa herë se LDK është shtëpia ime. Unë mendoj që njerëzit që kanë “ndihmuar” të ndodhin ato që kanë ndodhur edhe në Gjykatën Kushtetuese edhe më pas me zhvillimet në parti kanë menduar se unë do të vetëkënaqem me një titull nderi që më kanë dhënë që nënkupton shkuarjen time në pension ose mbase mund të nevrikosem shumë dhe ta lëshoj LDK-në siç kanë bërë disa që nuk e kanë pasur për shpirt LDK-në Unë nuk e bëjë këtë. Për arsye se unë besoj në filozofinë e saj, besoj në anëtarësinë e LDK-së. Jam me te nga ditë e themelimit.

Pas vendimit tim për dorëheqje nga posti i presidentit të vendit, shumë nga ata që “janë përlotur “ e “zverdhur” në kabinetin tim kanë përgatitur linçimin tim politik në mënyren se si e kanë bërë. Besoj se ju kujtohen demonstrimet e “anëtarësisë” (argatisë klienteliste) para selisë së LDK-së. Ato ngjarje kanë ideatorë ,organizatorë dhe mbështetës , brenda dhe jashtë LDK-së. Fatmirësisht, anëtarësia e gjërë e LDK-së ,sot mendon ndryshe”