LDK-ja e mërgatës mbajti gjallë shtetin dhe financoi luftën e armatosur

11111111111111

Shkruan; Xhevat Rexhaj

Dega e LDK-së në Zvicerr ishte shtëpija e dytë e Presidentit Rugova në rrugëtimin e tij për pavarësin

Nën organizimin e Nëndegës së LDK së së Solothurnit, dhe nën udhëheqjen e dy aktivistëve të saj Z. Shaqir Shala e Ajet Avdylit me përkrahjen e gjithë Kryesise të udhëhequr nga kryetari Ahmet Kosoumi dhe aktivisti Fitim Maliqi, të shtunën u mbajtë një tubim, i pari i këtij lloji, me temën: LDK ja përball intelektualëve dhe LDK ja e Zvicrës për dhe rreth zgjedhjeve të 3 Nëntorit.
Në fillim tubimin e hapi Z. Sh. Shala, i cili duke përshendetur mysafirët e shumtë në sallë, njerëz të artit, shkencës, gazetarisë, publicistikës dhe diplomacisë, tha se ky tubim ka karakter diskutues për dhe rreth LDK se në mërgatë kryesisht në Zvicërr. Si pikë e parë të tubimit ishte lënë promovimi i librit të Z. Xhevat Rexhaj; Epoka-apo-Rugova Flamuri LDK-ja. Në tubim ishin shumë aktivistë dhe vpeprimtarë të hershëm të q ështjesë shqiptare në përgjithesi dhe asaj të Kosovës në veqanti, shkurt veprimatrë dhe ish luftëtar të Republikës së Kosovës, nga Kosova ishte prezent në emen të LDK se Z. Dr. Naser Rugova, në percjellej të nji nder sportistët e njohur kosovar vëllaut të tij Z. Artan Rugova, ishte Zonja Mejreme Azemi gazetare dhe veprimtare, gruaja e të ndjerit Gani Azemi, bashkëshortët nga Shqipnija e jonë shkrimatrë, poet, dhe diplomat Z. Skender Buçpapaj dhe Z. Elida Buçpapaj, Dr. Llukman Halili, Sai Tahiraj luftëtari i FARK ut, Mr. Shaip Latifi, kryetari i PSHDK se për Zvicerr Z. M. Hajdaraj, aktivisti i dalluar i riu Mensur Salihu- Kralani, Z. Rexhep A. Rexhepi me Familje nga Gjermania, Z. Mejdi Lacaj, aktivist nga Gjermania, Zenel Berisha si dhe shumë zonja dhe zotërinjë. Pas promovimit të librit, tubimi vazhdoi me diskutime interesante, të brumshme dhe tepër domethanëse nga shumë të pranishëm. Udhëheqësi i tubimit, Z. Sh. Shala në fillim tha se qëllimi i ketij tubimi është të shofim se si jemi sot si LDK, kah po shkojmë dhe sa jemi të përkrahur nga qendra, dhe sa kemi ne ende mundësi që ti afrojmë intelektualët afër nesh, dhe sa e si duhet të ndihmojmë zgjedhjet e 3 Nëntorit, për këto dhe të tjera luteni të diskutojmë sot të gjithë së bashku këtu, tha ndër të tjera ë fillim Z. Shala. Ajet Avdyli gjithashtu potencoi se , ne si veprimatre të LDK se nuk guxojmë të ndalemi, të flejmë dhe të mos shofim se mundi dhe sakrificat tona disi po mjegullohen në ecje, andaj na duhet forcim dhe bashkërendim i yni. Më pastaj fjalën e mori Z. Naser Rugova, i cili pasi përshendeti të pranishmit, në numër aq të madh, dhe me mpjesmarrës aq të respektuar tha: ”
: M!ergata jonë është kapital i vlefshëm i LDK-së, ju mbajtët gjallë ëndrren tonë për shtetin e pavarur te Kosovës, ju ndatë kafshaten e familjës dhe mbajtët gjalle Republiken e Kosovës nën okupim,ju financuat luftën dhe flijuat djemt, dhe vajzat me te mira, ju rindërtuat Kosovën e re të pasluftës, andaj ju jemi mirenjohës për jete.Dega e LDK-se ne Zvicerr ka qenë është dhe mbetet fuqi e madhe vepruese per zhvillimin,rriten dhe rikthimin e LDK-se aty ku e ka vendin që të qeverisë shtetin e Kosovës, ju duhet të krenoheni ngase LDK ja e Zvicrrës ishte shtëpija e dytë e President Rugovës nga ai nisej për kancelaritë e botës .LDK-ja po rritet dhe forcohet dita ditës,elektorati tradicional i LDK-së po kthehet në shtëpine e madhe të ndertuar nga Presidenti Rugova, në LDK cdo ditë vjen freski dhe gjak i ri,andaj të nderuar bashkëkombas është momenti më vendimtar për LDK-në, dhe Kosoven që në këto zgjedhje lokale të deshmojme fuqine tonë,platformen politike dhe programin shtetndertues të LDK-së, duke u mobilizuar maksimalisht që pjesmarrja në votime të jetë masive, dhe qe LDK-ja të dale fituese në këto zgjedhje! Ju bej apel vllazëror që të organizoheni në aspektin logjistik, operativ dhe medial qe ju, familjet e juaja, dhe familjarët tuaj në Kosovë ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, dhe te dalin në votime, ta votojne LDK-në,partinë e vlerave, tradicionales, dhe nacionales. LDK dhe strukturat e saj më në krye me Kryetarin Isa Mustafa, janë mjaft aktivë kohëve te fundit, qe nga kryetari Mustafa e deri në njesinë më te vogel organizative, është nje vullnet, dhe motiv te elektorati qe të fitojmë bindshëm. LDK-ja po reformohet, ne 10 komuna do garojnë emra të rinjë që kandidojnë për here të parë,në listat për asamble, ka shumë të rinjë dhe femra që edhe në qytete të mëdha të vendit janë bartëse të listave zgjedhore. Une kam edhe verejtjet e mija per disa kandidat, por ata jane kandidatët e LDK-së, janë njerëzit tonë dhe nuk do lë gure pa luajtur qe LDK të fitoj në pjesën dërmuese të komunave”, theksoj mes tjerash dr.Naser Rugova në fjalën e tij! Në diskutimin e Z. Rugova vërehej një vullnet dhe një ndjesi se më në fundë vërtet LDK ja ka bërë përgatitje, dhe se ka edhe ripërtrirje dhe freskime si për kandidatët ashtu edhe për ecjen e LDKse. Z. Rugova para të pranishmëve me respektin më të madh foli për mërgatën, foli për peripecitë dhe sakrificat që shumiva shqipatre e përfaqësuar në LDK dhe në PSHDK ishin shtyllat kryesore të financimit të R. Së Kosovës në kohë pushtimi, dhe lufte, duke dhënë edhe shenime dhe fakte se si LDK ja në mergatë fiunancoi luftën e armatosur. Në diskutimin e tij kuptohej qartë se LDK ja disa vite kishte lënë disi në harrese shqiptaret e mërgates , pra LDK ne si kur sihte fjalal për emerimet në konzulata dhe amabasada, që mjerisht nuk u shpërblyen fare aktivistet dhe intelektualët e shumtë të LDK-së, për këtë temë edhe pati debate në vazhdim, e ku u kyqën shumë pjesmarrës; Z. M. Azemi, I. Demaj, Sh. Latifi, S. Tahiraj, Xh. Rexhaj, I. Maliqi, S. Buçpapaj, E. Buçpapaj, H. Latifi, Sh. Shala, Z. Shala, A. Avdyli, M. Lacaj, A. Baftiri e të tjerë.

ISH PARIA KOALICIONISTE E LDK-së ME PDK LA ANASH MIJËRA AKTIVISTË-INTELEKTUAL TË LDK-së NË MËRGATË

Me nji ton kritik, dhe shumë domethënës të pranishmëve iu drejtua Z. Shaip Latifi, njëri ndër themeluesit e LDKse në Zvicerr, dhe kryetar i saj i suksesshëm. Z. Latifi duke përkujtuar veprimet dhe rezultatet e paharruara të degës së LDKse, kërkoi edhe nji here një mirënjohje më të theksuar nga shteti, pra nga vet LDK ja në Prishtinë për kontributin në shtetndërtimin e Kosovës, që dha kjo Degë më e forta në mërgatë, dhe njiherit kërkoi që LDK në Zvicërr të ripërtërihet dhe forcohet duke ndihmuar bazën në Kosovë rreth zgjedhjeve. Duke u kyqur në diskutim, njëri prej veprimtarëve më të spikatur të LDK se në Zvicerr Z. Jusuf Demaj veqoi tri segmente të forta rreth LDKse. Z. Demaj ishte shumë kritik sa i përket vet LDK se në përgjithësi, e sidomos pas Kuvendit të mbrapsht të VI, duke riukujtuar se nga ajo kohë sidomos mërgata u la në harresë totale. E kjo u pa sidomos me emërimet në misionet diplomatike, ku ata që dhanë çdo gjë për shtetin dhe formimin e tij mbeten jashtë, duke ardhur në shprehje disa anonim të padijshëm në pozita. Si me rëndësi Z. Demaj nënvizoi edhe një përforcim të LDK se me kuadro të reja dhe të guximshme profesioniste që ta ndërtojnë Kosovën ashtu si e deshi Presidenti Rugova.
Z. Isa Maliqi, në fillim tregoi se sot LDK ja ka një rritje të prekshme në Kosovë, por kishte kritika rreth asaj se pse ende kandidohen disa figura të harxhuara që me radhë kishin pësuar debakkle në zgjedhje. Ai kërkoi megjithatë nga LDK në Zvicër që pa marre poarasysh sot gjendjen ne duhet të jemi pranë dhe me ato që kemi në dispozicion të ndihmojmë LDK ne në zgjedhje në komunat nga ne vijmë. Diskutim shumë i frytëshëm dhe mjaft përthekues ishte diskutimi i shkrimtares, poetes, gazetares dhe veprimtares Z. Elida Buçpapaj, ajo u përqendrua edhe në kohën sa LDK ja ishte fuqi e madhe sidomos në Zvicër, ku gjithnjni ptrezent ishte Presidenti Rugova, dhe ku edhe vet kjo ka shumë kujtime nga takimet që kishin së bashku. Z. Buçpapaj ju drejtua LDK isteve me këto fjalë; nëse dikur ishit në krye me Z. Sh. Latifi dhe më tutje të parët, atëhere mos gjëmoni por kërkoni së paku mirënjohjen morale dhe historike që keni bërë si rugovista për themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.
Luftëtari dhe veprimtari i njohur Saim Tahiraj në diskutimin e tij ishte shumë konkret, duke drejtuar disa kritika edhe në adresë të vet qendrës në Prishtnë që me disa papërgjegjësi lejojne që kuqaloshat e LPK se të luajnë me shtetin dhe vlerat e luftës, me dëshmorët dhe me Heronjët e FARK ut. Z. Tahiraj vlerësoi se është koha që të gjithë ata që kanë fakte dhe shënime rreth luftës të jenë më trima dhe mos të mbesin frikacakë duke dëmtuar histotorin e lavdishme të luftetarëve të Institucioneve të Kosovës, që Komandnat Suprem kishin President Rugoven. Në vazhdim Z. Tahiraj tha: ” Ne nuk duhet edhe si LDK të mbesim peng i frkësimeve, shanatzheve dhe kërcnimeve, është koha që të fali, ngase ne sihim ata që krijuam historinë, ne sihim ata që mbajtëm dhe financuam luftën pa interesa, dhe se se nu duhet lejuar që vlerat dhe mundin tonë ta marrin enverista dhe LPK istat që deshen të na rjepin për së gjalli e për se vdekuri, na duhet guximi:, tha ndër të tjera Z. Tahiraj.
Kryetari i degës në Zvicërr Z. Haki Latifi elaboroi aktivitetet që kjo degë bënë në vazhdimësi, duke kërkuar nga të pranish,it, intelektualët dhe ata që dikur ishin aktivistë të njohur në LDK të Zvicrrës të riaktivizohen dhe të punohet së bashku. Z. Latifi është i gatshëm, si tha ai që me Kryesin e Degës të jenë prezent dhe të ndihmojnë zgjedhjet në Kosovë. Si mysafire dhe pjesëmarrëse në tubim dhe promovim, fjalën nën duartrokitje e mori Z. Mejreme Azemi, ajo që në fillim tha se është nder dhe kënaqësi të jesh në nji tubim të tilë, ku ka zonja dhe zotërinjë që ende e duan LDK ne dhe shtetin, që e themeloi Presidenti Rugova. Në vazhdim Z. Azemi , përndryshe bashkëshorte e të ndjerit veprimtarit Gani Azemi, u ndal edeh në shumë ngjarje që kishin të bënin me kohën dhe aktivitetet e burrit të saj. ” Shtëpia jonë ishte edhe shtëpi e Presidentit Rugova, F. Aganit, N. Kelmendit, dhe shumë e shumë politikajve të Republikës së Kosovës, ganiu gjithmonë thoshte, se Zoti na e dergoi I. Rugovën që ne shqiptarët të krijojmë edhe nji shtet në Evropë” tha ndër të tjera Z. Azemi, duke apeluar që LDK ja të forcohet dhe të jetë shpresë për ardhmërin e shtetit dhe gjeneratat e ardhme. Një diskutim tepër domethënës ishte ai i veprimtarit Mejdi Lacaj, që kishte ardhur enkas nga Gjermania, Z. Lacaj kërkoi nga të pranishmit dhe nga gjithë LDK istët në mërgatë që ndihen me mburrje dhe krenar që kanë dhanë gjithgë çka patën për Dardanin. ” Ne nuk duhet të kukasim se na e morën djersën dhe mundin ata që dikur shantazhonin me shtetin, pra marksistë-lenisnistët, jo asesi ngase ne duhet të jemi krenar që ndërtuam shtetin me paqe dhe me luftë. Ja shikoni se si po kthjellohen gjërat, shikoni se si krimi po zbulohet, por krimi nuk po gjindet te ne që ishim dhe jemi LDK, apo që ishim dhe jemi vet shumica që ecëm rrugës së Ibrahim Rugovës, i cili nuk na mësoi të përdori dhunë ndaj vëllezerve që kërkonin dhe silleshin me dhunë ndaj nesh, jo ne armik e patëm Serbin dhe atë e luftuam dhe e fituam me miqët që krijoi Ibrahim Rugova, mos të ligështohemi ngase kemi ende punë, sepse Kosova ka nevoi për ne ende” tha ndër të tjera Z. Lacaj. Aktivisti i njohur Z. Ajet Avdyli ishte këmbëngulës që ne sot në mërgatë të bashkohemi poërseri rreth LDK se dhe të jemi angazhues, nagse këtë e meritojnë edhe gjeneratat që po rritën këtu. Z. Avdyli kërkoi që nga ky tubim të dalim me rezultate, dhe ne si indiovidë apo edhe si grupe të ndihmojmë LDK ne në Kosove për zgjedhjet e 3 nëndorit. Në diskutim u kyq edhe aktivisti dhe veprimtari Z. Shaip Kastrati, i cili me një urtësi dha mesazhe që ne si aktivist dhe veprimtar ta ruajmë urtësin dhe të ecim ashtu si dijmë rrugës për ndihmë shtetit tonë, dhe vet LDK se në Kosovë. Z. Kastrati kërkoi një riorganizim më të duhur të LDK se në Zvicërr, duke shtuar se ne ishim dhe mbesim institucionalistë.
Diskutimi i Z. Xhevat Rexhaj ishte emocional dhe shumë i rreptë. Ai kërkoi më shumë kreativitet dhe guxim të vet ish aktivistëve të LDKse në Zvicërr, duke theksuar se ishte Dega e LDK se në Zvicerr ajo që ishte prijetare dhe themeluese e shumë vendimeve për Kosovën, themeluese e Fondit të Republikës, themeluese e LAPSH, dhe shumë aktiviteteve të tjera si ato të shoqatave mikste zvicerrano-shqiptare e të tjera. Z. Rexhaj kritikoi edhe mos zbardhjen e shumë proçesverbaleve dhe shënimeve që kanë individë dhe vet Dega e LDK se në Zvicërr reth shantazhimeve, kërcnimeve, rrahjeve dhe shumë të këqijave të tjera që në vitet para lufte dhe në kohë lufte na vinin nga kuqaloshat enveisto-stalinist, pra ne duhet të flasim ashtu si flet Z. Saim Tahiraj e jo të ulim nbishtin e të nënçmojmë kontributin tonë. Në vazhdim Z. Rexhaj kritikoi shumë ashpër edhe udhëheqësit e LDK se në Kosovë sa ishte Kryetar Z. Sejdiu dhe minister i jashtëm Z. S. Hyseni, duke thënë se këta të dy me disa frikacak të tjerë që e shiten veten te stalinistet e Hashimit, na denigraun mundin, na e shkelen djersën, na e hangrën hakun duke mos kandiduar asnjë aktivist të LDK as në Zvicër, as në Gjermani e as në SHBA nepër konzulatat, dhe ambasadat e shumta, por ata pranuan të vendosin emra të hajnisë, të jo profesionizmit dhe të shantazhit LPK ist, sikur rasti në Zvicërr, pra ka shumë faje LDK ja e asaj kohe që me egot e Z. Sejdiu e Hyseni e lanë anash nji shumicë absolute të mërgimtarëve shqiptarë në perëndim.
Profesori në ST Gallen Z. Zeqë Shala në diskutimin e tij u ndal konkret në disa gabime që kemi berë si LDK dhe që ende disi nuk po i përmireson LDK ja. Z. Z. Shala tha se me fjalë nuk forcohet LDK, me fjalë e foto nuk reformohet kjo parti, por me punë angazhime dhe profesionalizëm të percjella me trimëri e guxim intelektual, pa intelektual të mirëfillt LDK e ka vështire, ngase partite e tjera mjerisht kanë vetëm njerëz të dajakut, dhe po frikësojne ende masën, por ne si LDK duhet te jemi edhe me menquri e gjithashtu edhe pa frigë. Në diskutimin e tij kishte edhe një rast të një bisede rreth zgjedhjeve, që kishte zhvilluar me disa bashkëvendaqs të tij nga komuna e Deqanit, ku Z. Z. Shala haptazi tregoi të pranishmëve se në Kosovë ende fitojne ata që kanë në kokë të keqen kundër LDKse….Në vazhdim diskutoi edhe anëtari i Kryesisë së degës Z. Arif Baftiri, i cili theksoi se LDK në Zvicërr është ende mirë e organizuar, dhe ky potencoi se ne duhet të përkrahim LDK ne dhe Liderin e saj me Kryesi, që të fitohen zgjedhjet. Z. Baftiri nuk u pajtua se kinse është manipuluar me 3%, duke shtuar se si njeri i komisionit ka fakte dhe dihet botërisht se Fondi ishte institucional, dhe se ndihmoi luftën dhe paqën, andaj ne si LDK ist nuk guxojmë të mohojmë kontributin tonë në shtetndërtim.
Në vazhdim ishte diskutimi shumë i qëlluar dhe tepër përmbajtësor i organizatorit dhe ideatorit të këtij tubimi Z. Dr. Shaqi Shala, dhe përgjigjet e Z. Naser Rugova për disa diskutime dhe sygjerime..
Fjala e Dr. Shaqir Shalës
“Athua ndonjëherë do të arrij ta marri pushtetin ndonjë intelektual t’i japë fund anti-intelektualizmit ndër elitat shqiptare, kjo është veshtir për t’u parashikuar; edhe pse historia tregon se intelektualët në pushtet rrallëherë kanë pasur sukses si politikan ose mamir me than pushtetar/ perveq Vaclav havelit/ meqë arti i të ushtruarit të pushtetit kërkon aftësi të tjera – organizative, komunikimi dhe sidomos intuitën për t’u orientuar në momente krizash. Pavarësisht nga traditat populiste dhe demagogjike të politikës aktuale kosovare, Sotë populli ndersa me theks të veqantë elektorati aktiv kosovarë kërkon të ketë në krye njerëz të admirueshëm edhe për nga forca e mendimit dhe guximi intelektual. Pra Intelektuali Kosovar ka obligim për të të lënë përshtypjen e dikujt që e ka mendjen të ndriçuar nga dija, jo të ndezur nga epshi kapricioz e deri të ajë plangprishes i pushtetit.
Megjithatë, nuk jam i sigurt nëse një intelektual, sado i shquar dhe i përfshirë në politikë, e ka vendin në krye të shtetit; sepse roli i intelektualit është, ndër të tjera, t’i ofroj masës së gjerë dhe në menyërë të veqantë një këndvështrim kritik ndaj pushtetit, dhe se kjo kritikë është për pushtetin politik dhe krejt shoqërinë pluraliste demokratike ndoshta po aq e nevojshme sa edhe vetë ushtrimi praktik i pushtetit
Një arsye e varfërisë intelektuale të elitave të partive politike kosovare në pushtet gjatë këtyre viteve ka të bëjë edhe me traditën e intelektualëve Kosovarë për të qëndruar shumë largë aktivitetit të tyre publike dhe për t’i mbajtur debatet brenda rretheve të caktuara shoqërore,e në disa raste neper koluare,kafene oda fshati apo forma tjera të riteve permortore ose festa gazmore ,ku shpesh idet etyre jan të ngjyrosura me lokalizma që në tersi e prishin shijen intelektuale.
Populli në kosovë me padurim presin revolucionet apo ndryshimet politiko-sociale të vijnë nga politika. Njerëzit e thjeshtë presin që ndryshimet të vijnë nga lartë. Dhe çdokush pret të ndodhë një ndryshim i madh që ti japë fund vuajtjeve, varfërisë,korrupcionit,krimit të organizuar ekonomik dhe politikë,dh,papunësisë.

Prej vitesh ne kemi evidentuar problematikat e vendit duke fajësuar herë njërin krah politik dhe herë tjetrin por asnjëherë nuk jemi munduar ti japim zemër pra thjeshtë mbeshtetje intelektualëve , duke i inkurajuar me faktin se nuk janë vetëm .Sot si kurrnjëherë maparë në kosovë Qeveritë dhe klasa politike, janë pasqyrë e mentalitetit të një populli dhe politika që është berë një produkt i glorofikuar i pseudo-intelektualëve.. Duke qenë së janë armiqtë më të fortë të politikës, kjo e fundit shpeshherë përdor metoda për ti mbajtur larg përfshirjes publike. Kjo bën që një pesimizmi të mbulojë intelektualët duke i bërë të ndjehen të padobishëm, të izoluar, të vetëm, dhe të pafuqishëm, ndaj, ndryshimeve, që janë të nevojshme dhe të domosdorshm eqë urgjentisht,lypsen,në.këtë,vend.
Nëse çdo intelektual do japë më të mirën pra maximumin e tij dhe do reflektojë shpresë në ambientin që e rrethon e gjithë shoqëria jonë do emancipohet më shpejtë sesa nga një revolucion, sepse, një e sjellur e hijshme dhe qytetare e Intelektualit ndikon më lehtë tek bashkëqytetari sesa regulla të imponuara me ligj, një e folur me etikë e shuan banalitetin e politikës e cila ka kontaminuar të folurën publike, të sjellurin, madje edhe të menduarit të shoqërisë sonë.
.
I vetmi rast kur kombi shqiptar mund të bëhet një forcë konstruktive për Europën, është nëse kombi shqiptar gjen forca brenda vetvetes për të ndërmarrë luftën kunder rrymave radikale që kohëve të fundit po vershojnë hapur dhe në pikë të ditës, dhe e percjellur menjë agresivitet të pa parë në terë teritorin e kosoves dhe më gjerë . Europa e ka të qartë se SHBA-të e shohin radikalizimin ballkanas si një forcë destruktive, e cila i krijon probleme Europës, duke u bërë faktor i varësisë së saj strategjike ndaj SHBA-ve. Europa do të donte shumë që problemi islamik në Ballkan të merrte fund, por për shkak të marrëdhënieve të saj komplekse politike dhe ekonomike me botën islamike, nuk do të parapëlqente ë kjo gjë të bëhej nëpërmjet të krishterëve ballkanas. Pra, për Europën do të ishte konvenuese që llogaria me Radikalizmin islamik shqiptar në Kosovë të mbyllej nga vetë ne shqiptarët. Këtu Intelektuali shqiptar në Kosovë duhet pa hezituar me guximin e tijë Intelektual dhe para se gjithash kombëtar, tu dal përball dhe me menquri e dinjitet ta amortizon radikalizmin Islamik në Kosovë, dhe i cili duhet t’ u ofrojë Europës, kancelarive të saj, një teori, një ide, një projekt gjithë kombëtar ku elaborohet kjo nevojë e kohës.
Po e perfundoj me këtë citat, tha Dr. Shaqir Shala : “Filosofi Blasea Paskal thotë”A nuk do të thot se eshtë krim edhe kjo kur inteletuali jeton në qetësi duke e shkatrrue në të njejten kohë të verteten”. Ky diskutim i Z. Sh. Shala u prit me interesim të madhë nga të pranishmit. Më pastaj Z. Naser Rugova duke u opërgjigjur në shumë pyetje dhe interesime të të të pranishmëve tha: “ Ne sot po mundohemi të n¨dertojmë shtetin ligjor dhe demokratik, ka sfida dhe ka shumë probleme të cilat duan zgjidhje të shpejta. Pa dashtë të favorizoi rolin e LDK-së, më duhet të them se megjithatë mbetet e vetmja shpresë në Kosovë që LDK ja të forcohet dhe të marri përgjegjësit si parti institucionaliste dhe demokratike, dhe ju them me përgjegjësi se sot LDK-ja në krye me Z. Isa Mustafa po krijon hapësirë dhe fushëveprim për të gjithë ata intelektual profesionist dhe të rinjë që duan të ndërtojne shtetin që e themeloi mu kjo parti në krye me intelektualët e Kosoves të ushëhequr nga Presidenti Rugova….” Tubimi në Solothurn, ishte vërtet i pari i këtij lloji, aty defiluan dhe u angazhuan në mbarëvajtje, aktivisti ndër më të angazhuarit ne degën e LDKse, Mensur Salihu-Kralani, Ahmet Kosumi, një falenderim për angazhimin e tij shkon edhe te Fitim Maliqi i cili fatkeqesishte atë doite ishte në spital, dhe shumë e shumë aktivistëve të tjere që ishin pjese e tubimit. Këto ishin disa shkëputje nga tubimi shumë i suksesshëm në Solothurn, dhe si rezultat nga kjo doli se aktivistët dhe nëndegët e LDKse se bashku me Kryesine e degës në Zvicër të jenë angazhues dhe të ndihmojnë kandidatët e LDKse për zgjedhje, me të gjitha mundësit qe krijohen, e edhe duke shkuar me 3 nëndor direkt në Kosovë.

Përgatiti: Xhevat Rexhaj