Fundi i spekulimeve për betejen e Loxhës një ndër betejat më të lavdishme të njesive operative të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

ooooooooooooooooooooooooooo

“Për komandant suprem e njohëm presidentin historik Ibrahim Rugovën”

 

Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Pas 14 viteve po i njëjti udhëheqës politik bën biseda me djalin e Milosheviqit, Ivica Daçiqin dhe takohet me përpiluesin e programit të radikalëve serb Tomislav Nikoliçin.

Të flasësh për betejën e Loxhës nuk do të ishte privilegj, por obligim dhe përgjegjësi morale për ne protagonistët kryesor të kësaj beteje, ne kem vepruar dhe fol qysh atëherë, pas dhe tash me forcën e argumenteve dhe fakteve të cilat s´mund të mohohen as sot e as pas 500 viteve, sepse këto shkrime bëhen duke i konsultuar ditarët luftarak, dhe gjithë arkivin përcjellës të këtyre protagonistëve, e jo sikurse ata të cilët flasin, e që pjesëmarrja e tyre është e kontestueshme ose e bëjnë duke dëgjuar tregimet e të tjerëve, por jo nga goja e protagonistëve dhe as e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në këtë betejë, apo rrëfimet i bëjnë siç thonë, po flitet se…, e të gjitha këto rrëfime bëhen madje në një distancë kohore pas 15 vitesh. Shtrohet pyetja ku ishin deri tash dhe pse s´folën më herët, këta ‘rishkrues’ të historisë.

E vërteta është vetëm një

Pavarësisht këtyre tendencave deri më tash është thënë dhe shkruar mjaft për këtë betejë, por s´është e tepërt kurrë për ta bërë një rekapitullim të gjithë asaj se çka është thënë dhe për ta plotësuar, me atë se çka ka mbetur pa u thënë, për ta bërë të qartë dhe për të mos i lënë vend manipulimeve, tentimeve për përvetësime të meritave të tjetërkujt, siç është duke u bërë me betejën e Loxhës. E kam thënë edhe më parë se do ti bëj të njohura disa detaje, sepse këto do ti mbeten kohës së afërt, historianëve dhe institucioneve të mirëfillta që të bëjnë një analizë kritike dhe gjithëpërfshirëse për të ardhur deri tek ajo, e cila quhet e vërteta, e cila është një dhe vetëm një. Botërisht dihet se Loxha është i pari dhe i vetmi fshat në Kosovë, i çliruar në të njëjtën ditë kur edhe u pushtua nga soldateska serbe. Për opinionin tanimë është e ditur se provokimet para se të fillonte beteja e Loxhës, kishin filluar gjatë vizitës që ditë më parë, i kishte bërë kryeçetniku Vojsllav Shesheli fshatit Gorazhdec në çerdhen e nacionalshovinizmit dhe fashizmit serb, dhe vënia e punktit policor të Loxhës, vendit kontrollues ku policia serbe bënte patrullime, bastisje dhe keqtrajtime. Më 14 dhjetor të vitit 1995 ishte shkruar programi nga kryetari i Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale serbe, kryeçetniku Vojsllav Shesheli, i cili ishte shpallur kriminel lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dhe zëvendëskryetari i partisë Radikale serbe çetniku Tomisllav Nikoliçi, tani kryetar aktual i Serbisë.

Kompleksiteti i luftës

Është i ditur fakti se gjatë luftës merret peng arkitekti i pavarësisë së Kosovës kryetari Dr. Ibrahim Rugova dhe familja e tij, ndërsa atë e dërgojnë dhunshëm në Beograd për ta dhënë lajmin në media serbe se gjëja: “Rugova po kërkon ndërprerjen e bombardimeve të aleancës veri-atlantike NATO-s, mbi Serbinë”, një propagandë me të cilën ushqeheshin mas mediat serbe dhe kundërshtarët politik të Dr. Ibrahim Rugovës. Mjetet e informimit të brendshëm, e posaçërisht tw atij ndërkombëtar i dhanë një publicitet të rëndësishëm kësaj ngjarje dhe bëhej çmos që të dihet e vërteta e pengmarrjes së presidentit Rugova, atëbotë isha në qendrën stërvitore në Kolsh, ku bënim përgatitjen e ushtarëve, stërvitjen e tyre për ti dërguar në frontin e Koshares dhe thyerjen e kufirit shqiptaro- shqiptar. Në qendër qarkullonin shumë gazetar e njëra ndër ta edhe Karolin Sinz, gazetare e televizionit kombëtar francez FRANCE 3, për ta marrë mendimin dhe përshtypjet e eprorëve ushtarak institucional në lidhje me gjendjen e Presidentit dhe komandantit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në deklaratën time dhënë kësaj gazetareje thuhet: “Autoritetet serbe duhet që ta bëjnë të mundur lirimin e Rugovës dhe familjes, dhe t´ia mundësojnë daljen jashtë shtetit, në mënyrë të lirshme ti mundësohet që të deklarohet”. Pas presionit që ju bë nga Amerika dhe Bashkimi Evropiane regjimit serb dhe personalisht Milosheviqit, ju mundësua që Rugova të dal jashtë Kosovës, saktësisht në Itali, dhe u pa se e gjithë ajo propagandë kundër tij s´kishte asgjë të vërtetë, por kishin për qëllim vetëm e vetëm për ta diskredituar figurën e vizionarit dhe familjen e tij.

Linçuesit e Rugovës

Tani pas 14 viteve po i njëjti udhëheqës politik bën biseda me djalin e Milosheviqit, Ivica Daçiqin dhe takohet me përpiluesin e memorandumit, programit të radikalëve serb Tomislav Nikoliçin në gjendje paqeje dhe pa presion me vetë-dëshirë. Shtrohet pyetja pse e gjithë ajo propagandë ndaj udhëheqësit shpirtëror, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Koha tregoi se presidenti Rugova kishte të drejtë deklaron Ismail Kadare, e tash shtiren sikurse asgjë nuk është duke ndodhur, pra a kemi të bëjmë me imoralitet apo dyfytyrësi, ju lexues të nderuar nuk është vështirë ta vlerësoni. Në programin e tyre jepeshin udhëzimet se si do ta zgjidhin çështjen e Kosovës radikalët serbë, nëpërmes zbatimit të planit të tokës së djegur të bëhej depërtimi, dëbimit i shqiptarëve autokton përtej Bjeshkëve të Nemuna me të vetmin qëllim pastrimin etnik dhe ndërrimin e strukturës demografike, çka ishte ëndërr e kamotshme e të gjithë nacionalshovinistëve dhe fashistëve serb duke filluar nga memorandumi i Garashaninit v. 1844, Çubrillovicit, Qosiqit e së fundi Milosheviqit. Atëbotë ishim shumë të brengosur dhe frikësoheshim se po të realizohej programi i radikalëve serb do të bëhej një gjenocid i paparë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe do të zbrazej Kosova. Nëpërmjet planit të tokës së djegur do të bëhej spastrimit etnik i popullatës së pambrojtur shqiptare, për këtë dëshironim si kurrë më parë që të unifikohej faktori ushtarak e nëpërmjet unifikimit të faktorit ushtarak do të unifikohej edhe faktori politik për ti bërë ballë forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruse dhe çlirimin e çdo pëllëmbe të tokës sonë stërgjyshore.

Studimet strategjike për kundërvënie regjimit mizor serb

Pas këtij plani famëkeq të radikalëve serb, i cili ishte i njohur për ne dhe i studiuar në detaje dhe në mënyrën më profesionale, punohej dhe veprohej duke bërë studimin e strategëve të artit luftarak si Sun Xu, Gjingiskani, Aleksandri i madh dhe Napoleon Bonaparta, për t’ju kundërvu këtyre planeve famëkeqe dhe gjenocidale. Kur jemi te Sun Xuja kisha bërë në fshehtësi përdorimin e një ndër doktrinave më të vjetra ushtarake, e cila përdorej edhe në ditët e sotme e njohur si doktrina e Sun Xu-së të para 2300 viteve, e cila ka të bëj me bashkërenditjen, bashkëveprimin dhe koordinimin e hapjes së sistemit të zjarrit. Strategjia e tillë ishte përdorur në betejën e Loxhes me hapjen a zjarrit nga të gjitha mjetet ushtarake (armët) që posedonim në moment të caktuar dhe kohëzgjatje, bëri të kuptoj se forcat serbe kishin hasur në njësi të rregullta operative të UÇK-së të udhëhequra nga oficer të karrierës dhe profesionist. Radiolidhjet serbe kishin dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, 3000-5000 pjesëtar të armatosur, gjë që nuk i përgjigjej realitetit, por ky ekzagjerim bazohej në fuqinë sulmuese dhe taktikën e përdorur gjatë luftimit, të cilat ishin të panjohura deri atëherë për forcat serbe ku shkaktoj frikë dhe panikë në mesin e tyre. Morali tepër i lartë dhe vendosmëria për të ngadhënjyer, fituar ishin të pranishme prej momentit të intervenimit e deri te përfundimi i luftimeve. Konfiskimi i një sasie të madhe armësh, mjeteve shpërthyese, eksplozivit, minave, mjeteve ndërlidhëse -motorolave, të cilat shërbyen gjatë gjithë luftës, nëpërmes së cilave u bë e mundur hyrja në sistemin komandues dhe deshifrimin e sistemit të mbrojtjes kriptike. Humbje të mëdha të potencialit njerëzor dhe ushtarak që pësoi armiku me një proporcion 1:4 deri 1:10 të vrarë, plagosur dhe lënduar në favor të forcave tona.

Rikthimi tek fillimi i luftës

Ti kthehemi datës së 5 korrikut ´98 në orët e vonshme të pasdites një grup policësh serb të ndihmuar nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare proserbe tentuan që ta arrestojnë një të ri shqiptar. Reagimi i forcave mbrojtëse të fshatit, UÇK-së dhe fshatarëve ishte i menjëhershëm me fillimin e të shtënave nga të dyja palët. Me këtë rast plagoset rëndë Tahir S. Shala (35) nga fshati Loxhë, i cili vdiq gjatë transportimit për në spitalin ushtarak në Irzniq, si pasojë e plagëve të marrura gjatë shkëmbimit të të shtënave. Pikërisht më 6 korrik para 15 vjetëve nga forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me një potencial të paparë armatimi dhe të teknikës ushtarake (duke përdorur helikopter vëzhgues, pinzgauer, autoblinda, minahedhës të kalibrit 80 dhe 120 mm, armatim artilerik, tanke të tipit T-54 dhe 72, raketahedhës shumëtytësh VBR-32 të variantit vetëlëvizës të tipit orkan etj). Granatimet e forcave serbe ishin të përqendruara në Zagerm, Podi i gështenjave, Hulajt dhe Gorazhdeci, kishin për objektiv fshatin Loxhë. Forcave serbe iu bashkëngjiten edhe paramilitarët çetnikët e Sheshelit nga fshati Gorazhdec dhe në orët e hershme të mëngjesit si pasoj e granatimeve dhe sulmit serb, disa shtëpi u dogjën flakë në afërsi të varrezave mbi shkollën e fshatit. Njësitë operative të UÇK-së nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në formacionet e tyre kishin të formuar njësitin për intervenime të shpejta, dhe për herë të parë dëgjohej për një njësit të tillë. Në përbërje të këtij formacioni ushtarak hynin: 1. Grupi antiblind-tank. 2. Grupi mbrojtja kundërajrore. 3. Grupi snajperit. 4. Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit. 5. Grupi për pastrimin e terrenit. 6. Grupi për lokalizim dhe bartjen e të plagosurve dhe të lënduarve.

Për opinionin tanimë është e ditur se provokimet para se të fillonte beteja e Loxhës, kishin filluar gjatë vizitës që ditë më parë, i kishte bërë kryeçetniku Vojsllav Shesheli fshatit Gorazhdec në çerdhen e nacionalshovinizmit dhe fashizmit serb, dhe vënia e punktit policor të Loxhës, vendit kontrollues ku policia serbe bënte patrullime, bastisje dhe keqtrajtime.

Fillimisht me urdhrin e komandantit Tahir Zemajt është bërë përzgjedhja e luftëtarëve për intervenim nga batalioni i parë i brigadës 134-të, në fazën e parë përgatitore. Shkruan: major Nazif Ramabaja

Njësitë operative të UÇK-së nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në formacionet e tyre kishin të formuar njësitin për intervenime të shpejta dhe për herë të parë dëgjohej në opinion për një njësit të tillë. Në përbërje të këtij formacioni ushtarak hynin: 1. Grupi antiblind-tank. 2. Grupi mbrojtja kundërajrore. 3. Grupi snajperistëve. 4. Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit. 5. Grupi për pastrimin e terrenit. 6. Grupi për lokalizimin dhe bartjen e të plagosurve dhe të lënduarve. Fillimisht me urdhrin e komandantit Tahir Zemajt është bërë përzgjedhja e luftëtarëve për intervenim nga batalioni i parë i brigadës 134-të, në fazën e parë përgatitore. Në përleshjen me soldateskën serbe komanduan ushtarakët e karrierës: Unë Nazif Ramabaja komandant i njësitit dhe varësit e mi Esat Ademaj e Faruk Xhemajli dhe 40 ushtarë mirë të stërvitur në Papaj të Tropojës dhe që kishin marrë pjesë në luftimet në Kosovë, pra kishin përvojë lufte. Me aktivizimin e urdhrit për intervenim nga ana e komandantit Tahir Zemaj, njësitet operative të UÇK-së të ndihmuara nga forcat e fshatit Loxhë, pra banorët vendës dhe të fshatrave përreth (Strellci i ulët, Kodradiqi, Raushiqi, Kosuriqi, Rashiqi, Krusheci, Duboviku, Gllogjani, Zllapeku, Prapaqani, Qyshku, Jabllanica, Buqani, Vranoci etj.) zmbrapsën forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe, të cilat e mbanin nën kontroll fshatin ku ishte stacionuar autoblinda, në afërsi dhe paralel me shkollën dhe më pastaj në brendësi deri te xhamia e fshatit.

Operacioni “Kurthi”

Ne pastaj filluam aksionin sipas planit luftarak “Kurthi”. Qëllimi ynë ishte që nëpërmjet këtij operacioni të futen në grackë njësitet e armikut dhe me veprime anësore nga njësitet tona ti shkaktonim armikut humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë luftarake. me të cilën edhe ia arritëm qëllimit. Pas një lufte njëzet orëshe fshati Loxhë u rikthye dhe filluam të ushtronim kontroll me njësitet operative të UÇK-së të drejtuara nga Ministria e Mbrojtjes e nën komandën e ushtarakut të parë të avancuar në gradën major Tahir Zemës, ushtarakëve të lartpërmendur dhe ushtarëve të këtyre njësive, forcave mbrojtëse të fshatit Loxhë e përreth dhe vullnetarëve të ardhur në ndihmë. Banorët e fshatit Loxhë duhen të mburren me faktin se ky fshat është i pari në Kosovë i çliruar në të njëjtën ditë kur edhe u pushtua nga soldateska serbe.

Përgatitja për betejën e ashpër në Loxhë Me marrjen e lajmit nga korrieri, i cili dërgohej në Prapaçan te komandanti Tahir Zemaj në mëngjesin e hershëm nga ana e komandantit të shtabit të Loxhës Shaban Shalës dhe kërkesës së tij për ndihmë, fillojnë përgatitjet e batalionit të parë të brigadës 134 të, gjegjësisht njësitit për intervenime të shpejta në kuadër të këtij batalioni. Me dhënien e urdhrit nga ana e komandantit Tahir Zemaj që të bëjë përzgjedhjen e ushtarëve dhe të udhëheq me njësitin për t’ju shkuar në ndihmë fshatit Loxhë, fillon aktiviteti im si komandant i njësitit. Me përzgjedhjen e kuadrit ushtarak, ushtarëve, dhe me dhënien e detyrave dhe urdhrave për intervenim fillon aksioni i njësitit intervenues prej rajonit të grumbullimit në Prapaqan në tri faza deri te vija e shpërndarjes për luftë, e cila ishte në Zllopek. Në vijën e shpërndarjes ndahet njësiti në tri grupe dhe formohet patrulla vrojtuese me detyra konkrete dhe urdhrin për vrojtim duke e informuar me të dhënat për armikun, detyrat e patrullës dhe shenjat e njohjes dhe të komunikimit. Faza e parë-mbrojtja, rimarrja dhe ushtrimi i kontrollit nga forcat tona në Loxhë dhe kryerja e detyrës së afërt. Faza e dytë-pastrimi i terrenit trasheve, bunkerëve, strehimoreve dhe kryerja e detyrës së afërt. Faza e tretë-asgjësimi final dhe ndjekja e armikut në thellësi me kryerjen e detyrës së largët dhe, Mbështetja në forcat e krahut të majtë në anën e Morinëve ishte më e sigurt, për shkak të përgatitjes së mirë të mbrojtjes së këtij rejoni nga ana e komandantit të shtabit. Në mënyrë të shkëlqyeshme ishte organizuar në prapavijë tërheqja dhe bartja e të vrarëve dhe të plagosurve deri në spitalin e Irzniqit si dhe logjistika nga ana e menzës së fshatit për ushtarët, të cilët kishin marrë pjesë në betejë. Për këtë ishte kujdesur vajza e fshatit, luftëtarja Shemsije Shala (Shema), e cila gjatë gjithë kohës me armë në dorë kishte luftuar dhe në mbrëmje kishte përgatitur ushqimin për ushtar. Gjatë intervenimit të njësitit dhe ndarjes në grupe nga vija shpërndarëse në Zllapek, pamë fshatarë duke u larguar, ndër ta kishte edhe me armë në dorë. I pyeta se pse largohen të armatosur, disa u përgjigjen se po i zënë disa pika këtu në pyll, ndërsa të tjerët thoshin se “Loxha ra në duart e armikut”, “shkiet kanë hy deri te xhamia dhe kanë hy autoblinda në Loxhë”. Tërë kohën duke vrapuar dhe duke u ruajtur nga granatimet, të cilat vinin të njëpasnjëshme prej minahedhësve 120 mm nga drejtimi i Gorazhdecit në njërën anë, ndërsa sulmet vinin nga Zagerma dhe kombinati i këpucëve në Pejë, ku serbet kishin një bazë të tyre. Ne ju bëmë të ditur fshatarëve se ne ishim duke shkuar në Loxhë për ta mbrojtur Loxhën dhe se ata duhej të na bashkëngjiteshin. Ju thamë “ejani pas nesh”. Me këta fshatar dhe luftëtar është marrë Esat Ademaj, i cili i njihte shumë fshatar, më se 90 për qind prej tyre, sepse i takonte atij regjioni, ishte nga Raushiqi. Esati mundohej me ju shpjeguar se s´duhej të tërhiqeshin, por të ktheheshin prapa pas nesh në mënyrë që ta shpëtojmë Loxhën, mos të binte në duar të armikut. Fillimisht luftën më të madhe e ka ba Esati duke i bindur forcat e fshatit, të cilat ishin duke u tërhequr, duke i siguruar se ne jemi ata të cilët do ti dalim në ndihmë sot Loxhës dhe s’do të lejojmë kurrsesi të ndodhte ajo që thoshin ata, humbja dhe shpartallimi. Disa janë kthyer dhe bashkëngjitur njësitit tonë, e disa të trishtuar vazhduan me tërheqje.

Fillimi i shkëmbimit të zjarrit

Pas mbërritjes së njësitit në vijën e hapjes së zjarrit disa metra afër xhamisë njësiti është nda në tri grupe.

Fillimisht luftën më të madhe e ka ba Esati duke i bindur forcat e fshatit, të cilat ishin duke u tërhequr, duke i siguruar se ne jemi ata të cilët do ti dalim në ndihmë sot Loxhës dhe s’do të lejojmë kurrsesi të ndodhte ajo që thoshin ata, humbja dhe shpartallimi. Disa janë kthyer dhe bashkëngjitur njësitit tonë, e disa të trishtuar vazhduan me tërheqje.

Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit, kemi zmbrapsur një autoblindë, e cila ishte duke ardhur në drejtim të xhamisë së fshatit.

Ja detajet dhe zhvillimi i operacioneve taktike dhe strategjia e përdorur në rimarrjen e fshatit Logjë. Esat Ademaj me një kompani ishte nda te udhëkryqi dhe kishte marrë përgjegjësi për të sulmuar në krahun e djathtë dhe për t’ju pamundësuar paramilitarëve serbë, të cilët sulmonin nga Gorazhdeci, në mënyrë që mos të vjen deri te befasia e forcave serbe duke sulmuar në atë krah, t´na vin prapa shpine. Esati këtë e ka bërë në mënyrë shumë profesionale dhe të suksesshme. Faruk Xhemajli dhe unë (Nazif Ramabaja) komandonim dy grupe (kompani) dhe kem qenë gjithnjë në vijën e parë të frontit duke sulmuar, nga vija e shpërndarjes, e cila ishte përcaktuar në Zllopek (edhe pse nën granatimet e pandërprera nga ana e armikut, morali dhe dëshira për tu ballafaquar me armikun na bënte edhe më të fortë në mënyrë fizike dhe psikike), deri te vija e hapjes së zjarrit afër xhamisë së fshatit.

Sulme në tri drejtime

Fillimisht kemi marrë nën kontroll frontin deri te xhamia e fshatit, pastaj me asgjësimin e pjesërishëm të autoblindës dhe tërheqjen e saj mbrapa në drejtim të Pejës. Qëllimi tjetër ka qenë në fazën e parë ta shtrijnë kontrollin e territorit deri në brendësi, deri te shkolla e fshatit. Sulmi ishte frontal dhe i furishëm nga të gjitha mjetet luftarake duke aktivizuar grupin antiblind-antitank, Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit, kemi zmbrapsur një autoblindë, e cila ishte duke ardhur në drejtim të xhamisë së fshatit, por ishte pozicionuar paralel me shkollën e fshatit. Dhënia e urdhrit dhe hapja e zjarrit nga njësiti antiblind-tank nga një mortajë e krahut e tipit ZOLA, goditja dhe shkatërrimi i mitralozit kundërajror 12.7 mm i montuar në kupolë të autoblindës M-60 me gjithë personelin që bënte hapjen e zjarrit, goditja e kësaj autoblinde nga forcat tona, rezulton që kjo të bëj tërheqjen deri te rruga që shpinte për Gorazhdec-Lugmir dhe kështu lirohet rruga dhe na u mundësua që të vazhdojmë sulmin pa ndërprerë për rimarrjen dhe ushtrimin e kontrollit nga forcat tona. Sulmonim në tri drejtime pa pasur kohë për tu konsultuar dhe dhënë urdhra të posaçme. Nga shtabi i Loxhës s’na priti askush edhe pse e kishin kërkuar ndihmën dhe një intervenim të tillë. U ndeshëm drejtpërsëdrejti, ballë për ballë frontalisht me armikun. Komandimi ishte bërë nëpërmes korrierëve me shenja dore dhe herë herë me filikaqa, kur ishim ngat njëri tjetrit për tu mos u zbuluar pozicionet tona, sepse kurrfarë mjetesh të ndërlidhjeve nuk kishim. Faruku kontrollonte pjesë të rajonit përpara që shpien në drejtim të shkollës me një grup ushtarësh. Esati ballafaqohej me vendasit e tij dhe kishte një dialog me njëfarë Gëzimi, unë kontrolloja rejonin në drejtim të Morinëve, dhe se isha drejtpërsëdrejti në lidhje me Farukun, kishim kontakt vizual. Në ndërkohë ka ardhur korrieri dhe më ka lajmëruar se Faruku më kërkon në drejtim të shkollës. Pasi u njoftova se në drejtim të Morinëve luftëtarët janë duke qëndruar mirë dhe s’kanë për ta lëshuar frontin pa dhënien e urdhrit për tërheqje dhe se atje vepronte Skender Çeku. Bëra tërheqjen e grupit nga ana e djathtë dhe u drejtova kah ana e Farukut, ku i kemi bashkuar grupet, konsoliduar radhët, jemi freskuar me municion dhe kemi marrë udhëkryqin, rruga që shpie nga Peja për në Loxhë e pastaj për në Gorazhdec-Lugmir. Në këto çaste Loxha ka qenë e garantuar nga të gjitha anët dhe nga të gjitha armët që posedonte armiku. Prej pranimit të luftës nga njësiti intervenues deri tek udhëkryqi kishin kaluar dy orë. Nga granatimet e forcave serbe ishin ndezur disa shtëpi te varrezat mbi shkollën e fshatit dhe disa stogje, sepse armiku kishte përdorur bombat zjarrndezëse (napalm-bomba), forcat serbe ndezjen e tyre e bën pas tërheqjes së autoblindës, qëllimi kuptohet ishte ushtrimi i frikës dhe panikës kur të shihet zjarr dhe tym. Kam urdhëruar njësitin që të hapin zjarrë nga të gjitha mjetet ushtarake në mënyrë që të na mbulonin me zjarrin e pandërprerë dhe duke e shfrytëzuar mbështetjen me zjarrë kem hyrë në oborrin e shkollës dhe pastaj kemi vazhduar. Ka vazhduar sulmi i shtëpive të para, së bashku kemi sulmuar shtëpitë serbo-malazeze dhe i kemi marrë nën kontrollin tonë, por kemi hasur në rezistencë të paparë në dy shtëpitë e fundit nga snajperistët dhe njësiti special serb. Në udhëkryqin që shpinte në drejtim të Gorazhdecit, ishin dy shpija serbo-malazeze, vendosëm që me një dozë sigurie të kalojmë rrugën, me qëllim që ti kontrollojmë këto shtëpi dhe ti marrim nën kontrollin e forcave tona. Rrethimin e shtëpisë së fundit e kemi bërë (Nazif Ramabaja, Faruk Xhemajli, Enver Alaj, Sinan Shala, Xhavit Thaçi), nga dy anët e hyrjes në njërën anë Faruku me një ushtar, e në anën tjetër unë me Enver Alajn, por ka pasur edhe ushtarë të tjerë, të cilët janë gjendur në këtë rrethim. Pas thyerjes së derës së hyrjes me shqelm nga ana e Farukut kontrolluam oborrin dhe brendësinë, në anën e përparme, por nuk hasem në ndonjë rezistencë. U ndamë me Farukun, ai e mori nën kontroll, anën e djathtë të shtëpisë me një grup, ndërsa unë të majtën me grupin tjetër për në anën e kundërt dhe kontrolluam pjesën e sipërme, s’isha në dijeni se Faruku e kishte zënë gruan shkinë, dhe se e kishte lëshuar pas lutjeve se e ka fëmijën për gjini, dhe se në shtëpi nuk gjendej askush, ai e lëshon.

Rënia Enver Alajt Nëpërmes korrierit na vjen lajmi që të kem kujdes, sepse njësiti që udhëhiqte Esat Ademaj në anën e djathtë, kishin vërejtur qeramidhet në kulmin e shtëpisë të ngritura lartë, dhe të përgatitura për snajperit, gjë që edhe e kishin bërë duke shti në forcat tona. Duke u dëgjuar me këta korrier ushtari Enver Tahir Alaj, ka hyrë në korridor të shtëpisë, i përvjedhur dhe pa e vërejtur askush, në të njëjtin moment më vjen lajmi se eprori Faruk Xhemajli është plagosur rëndë dhe është në gjendje të vështirë. I preokupuar me rastin e Farukut urdhërova që menjëherë të dërgohet në spital për ti dhënë ndihmë urgjente dhe për këtë u angazhua Esat Ademaj me dy ushtarë dhe një mjet transportues. Kem hedhur bomba dore në ballkon të katit të parë, e cila s’ka eksploduar, ishte e marrur në Shqipëri, na ka ndodhë edhe herëve tjera që bomba të tilla të dështojnë. Pas një momenti kemi shikuar në korridorin e shtëpisë bunker, isha i vetëm me një ushtar dhe kem pa Enver Alajn të shtrirë, në at moment kemi hyrë brenda dhe kemi tentuar për ta tërhequr sepse ende ishte gjallë. Duke e vërejtur Enverin të shtrirë kam hapur zjarr dhe me sa duket kam plagosur apo vrarë s´jam i sigurt sulmuesin, policin serb. Pastaj nga shkallët e katit të parë është hedhur bomba e dorës M-75 afër këmbëve të Enverit, diku gjysme metre larg meje. Kam tentuar të hyjë në banjo pasi dera ishte e hapur dhe jam gjunjëzuar, pas pak ka ekpoduar bomba dhe e kam pa veten se jam në jetë. Duke mos besuar kam shikuar më vonë në antiplumbin, të cilin e kisha veshur në trup, ishte bërë krejt sikurse shoshë e me vrima nga saçmet, të cilat në asi lloj tipi të bombave të dorës ka më se 3000 saçme. Pas këtij momenti e kam dashur shumë atë antiplumb dhe se kam hequr asnjëherë kur kam shkuar në vizita nëpër shtabet rajonale sepse ma kishte shpëtuar jetën.

Ka vazhduar sulmi i shtëpive të para, së bashku kemi sulmuar shtëpitë serbo-malazeze dhe i kemi marrë nën kontrollin tonë, por kemi hasur në rezistencë të paparë në dy shtëpitë e fundit nga snajperistët dhe njësiti special serb.

Isha tejet i impresionuar kur u takova me Tahirin duke mu drejtuar, “ku t’kom o Nazif Ramabaja, a e largove shkaun nga Loxha?”

Kam tentuar të hyjë në banjo pasi dera ishte e hapur dhe jam gjunjëzuar, pas pak ka ekpoduar bomba dhe e kam pa veten se jam në jetë. Duke mos besuar kam shikuar më vonë në antiplumbin, të cilin e kisha veshur në trup, ishte bërë krejt sikurse shoshë e me vrima nga saçmet, të cilat në asi lloj tipi të bombave të dorës ka më se 3000 saçme. Pas këtij momenti e kam dashur shumë atë antiplumb dhe se kam hequr asnjëherë kur kam shkuar në vizita nëpër shtabet rajonale sepse ma kishte shpëtuar jetën.

Vrasja e dy oficerëve

Nga eksplodimi është bërë tym e pluhur kemi pritur derisa është vërejtur pak, disa sekonda dhe prapë i kam thënë ushtarit që ta tërheqim Enverin. Në atë moment na është hedhë eksplozivi TNT në formë të kutisë së çibritit me fitil të shkurtë të ndezur, i cili fitil pastaj aktivizon kapsulën iniciale detonuese nr.8. Atëherë e kam diktuar se këtu bëhet fjalë për njësi speciale serbe dhe kam bërtitur sa kam mundur, në ushtarin që të dalim jashtë se mbaruam. Fal zotit dhe gjindshmërisë në sekonda kem dal jashtë e kem liruar korridorin dhe në momentin e detonimit të eksplozivit jem gjetur jashtë në të dy anët e derës hyrëse, por pas nesh ka dalur e shkatërruar dera hyrëse e cila ishte dykrahëshe. Kështu jem tërhequr duke e mbrojtur njëri tjetrin deri te këndi, çoshi i shtëpisë dhe kemi vërejtur një oficer policie në misër (kallamboq) duke ardhur nga drejtimi i Gorazhdecit me një grup paramilitarësh dhe policësh serb. Kam angazhuar varësin tim Esat Ademaj, nëpërmes usharit kurir, i cili më shoqëronte, që ta bën bartjen e Farukut në spitalin ushtarak për dhënien e ndihmës dhe ti raportojë komandantit Tahir Zemaj për gjendjen dhe zhvillimin e operacioneve luftarake në Loxhë me kërkesën e parashtruar për nevojën e përforcimeve shtesë dhe nevojën për ta ndihmuar njësitin intervenues dhe banorët e Loxhës, i cili ishte i përfshirë në luftë frontale dhe me sukses kishin zmbrapsur forcat policore-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe, por ende jo i rimarrur plotësisht. Kam hapur zjarr nga çoshi, streha e shtëpisë në dritaret e katit të dytë me ndërprerje për t’ju bërë kamuflazhi forcave serbe se në oborr ka shumë ushtar, mirëpo faktikisht isha i vetëm, kam vërejt se nga drejtimi i Gorazhdecit në largësi gati 100 metra janë duke ju afruar shtëpisë paramilitarët serb dhe një oficer vet i dyti duke biseduar me mjetin ndërlidhës motorol. Isha i mendimit se si të veproj të hapi zjarr apo të pres, vendosa të pres deri sa të afrohet afër dhe kur ka ardhur në distancë afër 50 metra nga qoshku i shtëpisë e kam vu në shënjestër dhe kam hapur zjarr. Oficeri është shtrirë për toke menjëherë dhe ka filluar të gjëmoj, mirëpo përcjellësi i tij e kishte marr pozicionin shtrirës dhe hapte zjarr pa ndërprerë, për një moment e kam identifikuar se prej cilit pozicion është duke gjuajtur dhe kam vërejtur cakun e plumbave, që ishte duke e goditur stallën, e cila ishte 10 metra afër shtëpisë. Pas identifikimit të vendndodhjes së pjesëtarit të policisë serbe kam hapur zjarr dhe kam shkrepur afër 30 fishek me ndërprerje kohë pas kohe. Kam pritur, dhe e vërejta se është duke shkuar zhagas përpara, por jo i sigurt, atëherë e kuptova se është qëlluar dhe është i plagosur. Kam bërë shënjestër prapë dhe e kam qëlluar për vdekje, kisha aq kënaqësi të madhe se pa kaluar as 5 minuta ju revanshova armikut për plagosjen e Faruk Xhemajlit dhe humbjen e Enver Alajt dhe nxora hakun në favor tonin tani më ishin dy oficer polic serb të vrarë.

Vramë shumë serbë

Jam nisur për ta kaluar rrugën dhe ishim duke shkuar në drejtim të fshatit për të kërkuar ndihmë për tërheqjen e Enverit, por në momentin kur jam afruar rrugës kam vërejtur se një kombibus me ngjyrë të kuqe ishte duke ardhur prej Gorazhdecit dhe shumë afër shtëpisë ku ishin zhvilluar luftimet. Ardhja e paramilitarëve serb me kombibus kishte dy qëllime sipas meje: Supozimi i parë ishte se ato forca kishin ardhur si përforcime dhe ndihmë banorëve serbo-malazez, të cilët banonin në ato shtëpi, apo supozimi i dytë ishte se gjatë sulmit të paramilitarëve serbë, të cilët vëreheshin nëpër fusha nga qendra e fshatit, dhe ne kishim angazhuar nga ana e majtë njësitin për parandalimin e sulmeve nga ajo anë pas shtrirjes së kontrollit të qendrës së fshatit nga njësiti për intervenime të shpejta. Pas arritjes së kombibusit në afërsi paralel me shtëpinë serbe jam përqendruar dhe përgatitur për të hapur zjarrë, pasi isha afër rrugës 2-3 m, kam pritur derisa kombi ka kaluar afër meje dhe kur është larguar diku 10 m, kam hapur zjarr në anën e pasme të tij dhe kam harxhuar një karikator pa e ndërprerë fare zjarrin, e kam vërejtur se kombibusi herë shkonte në të majtë e herë në të djathtë, por u zhduk nga këndëvrojtimi im në drejtim të Pejës. Këtu kanë mbetur shumë të vrarë dhe të plagosur. Ky ishte gëzimi im i dytë se suksesi ynë shumë e më shumë shtohej dhe se forcat serbe ishin në ikje e sipër nga fshati Loxhë, por luftimet s’kishin mbaruar ende, ndihesha shumë i lodhur dhe i rraskapitur edhe pak dhimbje në kofshën e djathtë pas detonimit në shtëpinë bunker. Këtu filluan të më shfaqen shenjat e dehidrimit të trupit, por se mora me aq me seriozitet.

Hareja për mbërritjen e Tahir Zemajt

I identifikova oficerët polic serb të vrarë, njëri ishte Sërgjan Peroci e tjetri Radullovic Mirko, ia huazova (mora) radiolidhjet, motorolat, bombat e dorës, pushkët automatike. Në këtë më ndihmoi ushtari i ardhur vullnetar nga Duboviku, Xhavit Thaçi. Më pas e kalova aksin rrugor në drejtim të shkollës së fshatit kisha për objektiv tërheqjen e Enver Alajt dhe paraqitej nevoja për forca dhe individë të freskët. Duke shkuar në drejtim të qendrës së fshatit u ndien britmat dhe gëzimi i madh se ka ardhur Tahir Zemaj me ushtarë nga Prapaqani. Komandanti i brigadës 134-të Tahir Zemaj me ushtarakët Lumni Surdulli, Fadil Hadergjonaj, Bajram Stojkaj, Farush Thaçi, Shaban Draga, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi, tri batalionet e kësaj brigade me komandantin e tyre kishin mbërritur në Loxhë. Isha tejet i impresionuar kur u takova me Tahirin duke mu drejtuar ku t’kom o Nazif Ramabaja, a e largove shkaun nga Loxha? Në këtë takim i kam raportuar për humbjet tona dhe suksesin e zmbrapsjes së armikut dhe dëmet që ju kemi shkaktuar forcave policore-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe me theks të veçantë për kujdesje shtesë sepse në njërën shtëpi serbo-malazeze, e cila gjendej afër aksit rrugor Pej-Loxhë Lugmire në brendësi të Gorazhdecit duhet pasur kujdes të veçantë, për shkak të prezencës së forcave speciale serbe dhe snajperistëve, forca të ardhura nga Nishi i Serbisë dhe se terreni nga ajo shtëpi në drejtim të Pejës dhe Gorazhdecit s´është pastruar ende, Loxha u mbrojt sot dhe u rimor pas pushtimit nga armiku, por jo në tërësi. Në largësi 1.5 km vija ajrore nga vija e frontit në drejtim të Pejës një tank serb t-54 dhe një polic i vrarë afër tankut. Tanku ka mbet dy ditë i palëvizshëm dhe një ushtar ka shkuar dhe ia ka marrë armën policit. Deri në atë kohë kishim shti nën kontroll qendrën e fshatit deri te shtëpitë serbo-malazeze në afërsi të shkollës.

I identifikova oficerët polic serb të vrarë, njëri ishte Sërgjan Peroci e tjetri Radullovic Mirko, ia huazova (mora) radiolidhjet, motorollat, bombat e dores, pushkët automatike. Në këtë më ndihmoi ushtari i ardhur vullnetar nga Duboviku, Xhavit Thaçi.

I tërë fshati i është dorëzuar shtabit rajonal të fshatit Loxhë komandantit Shaban Shalës duke ia dhënë udhëzimet dhe instruksionet se ku dhe si duhet të përqendrohet në mbrojtjen e fshatit.

Deri më tani kam bërë rikapitulimin e operacioneve prej bazës së intervenimit në Prapaqan e deri në pozicionet shpërndarëse, pozicionet e hapjes së zjarrit dhe informacionet e para të përfituara nga pjesa e parë e betejës dhe mbarimin e fazës së parë. Nga kjo situatë e më tej me operacionet dhe organizimin e mëtutjeshëm është marrë komandanti Tahir Zemaj. Urdhërdhënësi për intervenim në Loxhë atë kohë major Tahir Zemaj me ushtarakët Lumni Surdulli, Fadil Gadergjonaj, Bajram Stojkaj, Farush Thaçi, Shaban Dragaj, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi dhe ushtarët e ardhur në ndihmë si forca shtesë dhe të freskëta për vazhdimin dhe kalimin në fazën e dytë të operacioneve luftarake, do të merrej me përkushtim të jashëtzakonshëm në betejën e Logjës, ku gjithsejtë kishin marrë pjesë afër 160 ushtarë.

Pozicionimet e reja

Së pari është bërë vrojtimi nga eprorët Nazif Ramabaja, Farush Thaçi dhe Fadil Hadergjonaj pastaj është dhënë urdhri nga komandanti Tahir Zemaj për përgatitjen dhe ndarjen e njësiteve-batalioneve në vijën e frontit: Në anën e djathtë u vendos eprori Fadil Hadergjonaj me batalionin e tretë, në krahun e majtë ishte batalioni i dytë me Bajram Stojkaj dhe vija e dytë, e frontit i vendosur Farush Thaçi përgjegjës për artileri, ndërsa njësiti për intervenim i udhëhequr nga unë (Nazif Ramabaja), i cili njësitë e kishte kryer fazën e parë të intervenimit për shkak të intensitetit dhe dinamikës së luftimeve, suksesit po edhe rraskapitjes është lënë në rezervë së bashku me mbështetësit luftëtar të fshatrave pjesëmarrës në këtë betejë.

Raportimi për ushtarët

Kam grumbulluar të gjithë ushtarët duke i thirrur emër për emër, mungonin eprori Faruk Xhemajli i plagosur rëndë dhe Envar Alaj i vrarë, por dhe ende se kishim bërë tërheqjen e tij, ndërsa kishim edhe dy të plagosur lehtë Imer Elezin dhe Sinan Shalën. Pas verifikimit të njësitit kam bërë një rezyme të ngjarjeve dhe zhvillimit të operacioneve duke ju dhënë kurajo dhe vullnet për suksesin e arritur dhe shprehur admirimin tim për të gjithë pjesëmarrësit në këto luftime. Kam angazhuar disa ushtarë dhe kem filluar me aksionin e tërheqjes së Enver Alajt, tërheqjen e të cilit e kemi bërë në një heshtje dhe fshehtësi të madhe. Shfrytëzuam rastin e dy fshatarëve, të cilët ende gjendeshin në shtëpinë bunker, Shaqir dhe Xhemajl Shala, të cilit ishin të dërguar nga shtabi i fshatit për të lidhur ndonjë marrëveshje. Qëndrimi i tyre në atë shtëpi bunker ishte i dyshimtë, por pas daljes së tyre nga shtëpia e kemi shfrytëzuar rastin dhe e kem bërë tërheqjen e Enverit.

Flakaresha e Salihut

Kjo sjellje flagrante e këtyre dy burrave e kishte tërbuar “Veteranin”, Sali Çekajn, i cili i kishte ra flakaresh njërit prej këtyre dy fshatarëve, të cilët i kishte dërguar shtabi i Loxhës në shtëpitë serbo-malazeze me u marrë vesh diçka”. Salihu ishte aq shumë i hidhëruar, dhe iu tha “çka keni lyp pisa me shku te shkau”, dhe kishte tentuar edhe diçka edhe më shumë, por ndërhyn komandanti Zemaj dhe e ndërprenë veprimin e Salihut. Për herë të parë e kam parë komandantin e shtabit të Loxhë Shaban Shalën rreth orës 16:00, pas ardhjes së ndihmës nga forcat shtesë të brigadës 134. E pyeta Shabanin se ku ishte gjer më tani dhe se është dashur së paku t´më njoftonte mbi gjendjen luftarake, se kur mbërriti njësiti intervenues në fshatin Loxhë, për ekzistencën e armikut, formacionet ushtarake, pozicionimin ai u përgjigj se “s’kam dashur të pengoj në komandim”.

Lufta fyt më fyt

Distanca në disa raste në mes forcave tona dhe armikut ka qenë aq e afërt sa mund të numëroheshin disa metra, duke i gjetur edhe vetë komandanti Tahir Zemaj afër shtëpisë bunker serbo-malazezët, e cila në brendësinë e saj kishte forca serbe, njësitin special e në kuadër të atij njësiti, snajperistët. Frikën ia kishim prapë fshatit Gorazhdec për sulmet e paramilitarëve dhe mercenarëve ruso-ukrainas, të cilët s’ishin të paktë në sulme të tilla, për këtë qëllim është vendosur një top në krahun e majtë të fshatit, ku kishte përgjegjësinë batalioni i tretë. Operacionet janë kryer diku kah ora 04.oo, të mëngjesit të ditës tjetër dhe është dorëzuar i tërë fshati në duar të fshatarëve logjian e pejan, nga ana e komandantit Tahir Zemaj dhe janë dhënë instruksionet për mënyrën e fortifikimit dhe organizimit të mbrojtjes së Logjës nga ushtarakë profesional të karrierës. Të gjitha operacionet janë zhvilluar sipas urdhrave dhe komandave të komandantit Tahir Zemaj. Pas disa orë luftimesh, shtëpitë bunker janë shkatërruar dhe forcat tona me këtë kanë marrë nën kontrollë tërë fshatin.

Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur

Armiku kishte lënë më se dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur, këtë e dinë më së miri qytetarët pejan se sa fotografi ishin të vendosura nëpër shtylla elektrike dhe te spitali i Pejës për ti informuar familjarët e të vrarëve dhe serbët vendas për humbjet e tyre në betejën e Loxhës. I tërë fshati i është dorëzuar shtabit rajonal të fshatit Loxhë komandantit Shaban Shalës duke ia dhënë udhëzimet dhe instruksionet se ku dhe si duhet të përqendrohet në mbrojtjen e fshatit nga ndonjë sulm eventual i forcave serbe. Për shkak të forcave të pamjaftueshme dhe mundësia që armiku, tash e tutje do të tentonte ta sulmonte fshatin Loxhën në mënyrë shumë më të organizuar, duke e ndërruar taktikën dhe strategjinë e sulmit, komandanti Tahir Zemaj vendos që disa fshatra përreth ti vinë në ndihmë kur të paraqitet nevoja dhe të jenë nën shërbimin e shtabit rajonal të Loxhës. Të gjitha këto ngjarje i ka shpjeguar në mënyrë kronologjike në librin e tij “KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ” pjesa e parë dhe e dytë. Të dy librat e shkruar janë të bazuar duke i konsultuar shënimet ditore, procesverbalet e takimeve të mbajtura në mënyrë të rregullt dhe ditarët luftarak dhe këto shënime tregojnë gjithë objektivitetin dhe realitetin e zhvillimit të betejës së Loxhës të udhëhequr nga dy protagonistët kryesor Tahir Zemaj dhe Nazif Ramabaja. Ne s´kishim dëgjuar duke u folur nëpër ndeja, oda, kafene duke treguar dikush se si kanë rrjedh operacionet. Por, ne kishim urdhëruar, zbatuar urdhrat dhe kishim luftuar duke e përjetuar të tërën dhe ndier në mendje, shpirt dhe trup, pra ishim unikat dhe të pazëvendësueshëm në rrethana, kohë dhe hapësirë të zhvillimit të kësaj beteje.

Për herë të parë e kam parë komandantin e shtabit të Loxhë Shaban Shalën rreth orës 16:00, pas ardhjes së ndihmës nga forcat shtesë të brigadës 134. E pyeta Shabanin se ku ishte gjer më tani dhe se është dashur së paku t´më njoftonte mbi gjendjen luftarake, se kur mbërriti njësiti intervenues në fshatin Loxhë, për ekzistencën e armikut, formacionet ushtarake, pozicionimin ai u përgjigj se “s’kam dashur të pengoj në komandim”.

Kishim plagosjen e rëndë të ushtarakut Faruk Xhemajli me më se gjashtë plagë në trup, i cili megjithatë e përjetoi dhe e mbijetoi luftën frontale në Logjë.

Ne s´kishim dëgjuar duke u folur nëpër ndeja, oda, kafene duke treguar dikush se si kanë rrjedh operacionet. Por, ne kishim urdhëruar, zbatuar urdhrat dhe kishim luftuar duke e përjetuar të tërën dhe ndier në mendje, shpirt dhe trup, pra ishim unikat dhe të pazëvendësueshëm në rrethana, kohë dhe hapësirë të zhvillimit të kësaj beteje. Këtu vlen të veçojmë rënien e tre dëshmorëve të njësive operative të UÇK-së të udhëhequra nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dëshmorët: Lumni Surdulli, Rustem Bruçi dhe Enver Alaj dhe një nga mbrojtja e fshatit. Po ashtu ndodhi edhe plagosja e rëndë e Binak Dinajt ku humbi krahun e majtë si pasojë e bombardimeve apo të shtënave nga ana e armikut. Dinën e kisha vizituar pastaj së bashku me Esat Ademajn. Po ashtu kishim plagosjen e rëndë të ushtarakut Faruk Xhemajli me më se gjashtë plagë në trup, i cili megjithatë e përjetoi dhe e mbijetoi luftën frontale në Logjë.

Bashkimi ushtarak

Këta dëshmorë dhanë gjithçka patën për lirinë e Kosovës sonë martire, duke mos e kursyer as më të shtrenjtën jetën. Këta kishin për dëshirë bashkimin e faktorit ushtarak për të cilin u angazhua heroi i kombit kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i parë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, e përmes bashkimit të faktorit ushtarak dhe hyrjes së të gjitha grupeve, shtabeve të fshatrave rajonale dhe njësiteve të UÇK-së nën komandën e shtabit suprem të FARK-ut, bëhej më lehtë bashkimi i faktorit politik. Ata për ideal kishin lirinë, pavarësinë dhe demokracinë dhe mu për këtë ideal ata ranë në altarin e lirisë dhe u bën të pavdekshëm, ndërsa vepra e tyre do të çmohet dhe do të ngrihet lart në piedestal, sepse gjaku i tyre mbolli farën e lirisë, fituam betejën dhe thyem mitin e Serbisë. Ata u bën bashkudhëtar të Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, dëgjimtar të fjalëve duke i shndërruar në vepër dhe përkrahës të flakët të Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt. Të nesërmen më 7 korrik ´98 bëmë varrimin e luftëtarëve të rënë në betejën e Loxhës, një ditë më parë Lumni Surdullit, Enver Alajt dhe Rrustem Bruçit. Pas ceremonisë së varrimit shkova për vizitë në spitalin ushtarak në Irzniç për ta vizituar eprorin Faruk Xhemajlin, i cili ishte informuar se një oficer kishte vdekur në Loxhë (kishte menduar se unë jam ai i vdekuri), dhe duke e ditur se në çfarë gjendje të vështirë kisha mbetur pas plagosjes së tij, kur më pa u gëzua pa masë dhe e vazhduam bisedën duke i shprehur ngushëllime njëri tjetrit për të vrarët.

Korrigjimi i fortifikimeve

Dita tjetër ishte e planifikuar dhe e rezervuar. Së bashku me zëvendësim tim Esat Ademajn udhëtuam për në Loxhë, me qëllim që të bënim vëzhgimin dhe posaçërisht bëmë kontrollin e fortifikimit ku ishin bërë shumë gjëra, por përshtypja ishte se nuk ishim të kënaqur me gjendjen ekzistuese. Të njëjtën gjë e bëmë edhe në Raushiq. Erdhën ish ushtarët e mi Agim Krasniqi nga Vranoci dhe ma solli një kompjuter për nevojat e shtabit të brigadës 131-të në Baran, ndërsa Rifat Morina pasi kishte dëgjuar se kisha udhëhequr njësitin për intervenim në fazën e parë të betejës së Loxhës, u ofrua vullnetarisht që të inkuadrohet në brigadë. Që të dy ishin ish ushtar të mi, të cilët kishin shërbyer në Ajdovqinë të Sllovenisë. Duke e njoftuar se çfarë ushtari ka qenë, Rifatin e angazhova përgjegjës për punët administrative pranë shtabit të brigadës, i cili e kreu atë detyrë me përgjegjësinë më të lartë. Dhimbjet në kofshën e djathtë më shtoheshin dita ditës. E luta përcjellësin tim Zymer Sefen që t´më shikojnë se çfarë kam. Më tha se ke një copë të granatës apo saçme. Vazhduam për në spitalin ushtarak në Irzniq dhe infermierja Time Kadrijaj ma bëri largimin e pjesës së mbetur, por më tha se s’është rrezik ti ke përjetuar gjëra më të vështira. Isha në Logjë dhe vizitova shtabin e rajonal ku u takova me Shaban Shalën komandantin e shtabit dhe ushtarët e fshatit. Bëmë një analizë të hollësishme. Konstatimi ishte se gjendja në mes të ushtarëve dhe shtabit të fshatit s’ishte e mirë dhe me këtë pas bisedës që bëra me luftëtarët, këta kërkuan që të dislokohemi për disa ditë në Logjë. U thashë se do të dërgoja dikë, por kishim mungesë edhe ne me kuadër ushtarakësh për faktin se nga 2 gushti kishte filluar ofensiva në fshatrat e Lugut të Baranit, dhe unë duhej ti koordinoja të gjitha veprimet në mënyrë që ti përballonim me sukses të gjitha sulmet, të cilat ishin shpeshtuar nga ana e armikut. Luftëtarët parashtruan kërkesa, të cilat ishin të logjikshme dhe ushtarakisht të pranueshme. Vendosa që t’ju jap nga fondi i brigadës karburante për çeljen e trasesë së parë, istikameve, strehimoreve, duke e bërë lidhjen e fshatrave që nga Raushiqi nëpërmes Morinëve-Logjës në drejtim të Lugmirit për Gorazhdec.

Takimi me “Hitlerin”

Këtu mësova se një person, i cili merrej me minimin dhe deminimin e terrenit quhej “Hitler”. Kërkova që personi në fjalë t’më sillet dhe ta shoh se për kënd bëhej fjalë. Pas arritjes dhe përshëndetjes u prezantova, komandant Nazif Ramabaja, ndërsa ai mu prezantua “Hitleri”. I thashë: ma thuaj emrin e vërtet se nuk dua të kem punë me “Hitlera”, më tha se ka marrë vendim që edhe tri ditë të dal me emrin e vërtetë. “Ma thuaj tani, se tri ditë në luftë janë të gjata, dua që tani ta di se kush je”, i thashë. “Po ta them sepse je treguar i shkathët në mbrojtjen e Loxhës dhe kam dëgjuar për ty, quhem Besim Gashi”. E njoftova me sistemin e organizimit në zonën përgjegjëse të brigadës 131, për obligimet dhe detyrat, të cilat parashtrohen para kësaj brigade dhe konkretizimin e tyre nëpërmes njësiteve operative të UÇK-së dhe shtabeve të fshatrave në zonën përgjegjëse. Prej këtij kontakti “Hitleri më s’ishte Hitler”, por Besim Gashi, i cili mori detyra konkrete nga unë se si duhet organizuar mbrojtja, e posaçërisht për minim dhe dominim, sepse kjo detyrë i shkonte përshtati dhe i takonte profesionit të tij. Më vonë për shkak të shkathtësive të tij, qëndrueshmërisë dhe nevojën vendosa për ta zëvendësuar komandantin e policisë ushtarake në brigadën 131 në Baran, Hasan Gashin, i cili kishte nevojë të lirohej nga detyra për ti kërkuar familjen. Besim Gashin, dikur ish ”Hitlerin” e emërova komandant të policisë ushtarake në brigadën 131-të, të cilën detyrë e kreu me përkushtim dhe lojalitet të lartë. Me 10 korrik ndodhi incidenti në kazermën e Prapaçanit, këtë e kam shpjeguar në shkrimet e mia të mëhershme dhe s’dua të ndalem në këtë sepse opinioni është i njohur me këtë ngjarje. Biseduam gati tërë natën në Llukë, përfaqësuesit e eprorëve ushtarak në krye me komandantin Tahir Zemaj, unë (Nazif Ramabaja), Esat Ademaj dhe disa të tjerë me shtabin e Gllogjanit të Rekës në krye me Ramushin. U dakorduam pjesërisht dhe të nesërmen bëmë vëzhgimin e terrenit në Lugun e Baranit për ta bërë vendosjen e brigadës 131. Si objekt zgjodhëm shkollën e Baranit, e cila i plotësonte kushtet për një repart të tipit të kazermës ushtarake. Marshimi me Ramushin

Më 11 korrik sulmohet Strellci i Epërm ku pat të vrarë dhe plagosur. Armikut i shkaktuam humbje, dy policë të vrarë. Në këtë aksion kishte marrë pjesë vetë komandanti Zemaj dhe me gjithë vështirësitë që u paraqitën gjatë këtij sulmi, Strellci u mbrojt. Granatohet, Loxha dhe Raushiqi, por me ndërhyrjen e luftëtarëve të fshatit të Loxhës dhe qëndrueshmërinë e tyre evitohet sulmi i armikut, i cili sulm kishte për qëllim që ti marrin kufomat e oficerëve policor, të cilët kishin mbetur në betejën e Logjës të 6 korrikut. Shtabi i fshatit Logjë hezitonte për ti dorëzuar këto kufoma dhe pas kësaj ndërhyn Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe OSBE-ja, dhe me anën e këtij ndërmjetësimi bëhet dorëzimi i kufomave. Më 12 korrik 1998 në Vranoc të vogël, në prani të popullatës së fshatrave të Lugut të Baranit bëhet kompletimi me ushtarë i brigadës 131, sepse bërthama e saj me oficer të karrierës ishte formuar në Papaj, pas së cilës pasoi hyrja e njësiteve operative të FARK-ut në Kosovë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe vetë Ramushi me disa vartës të tij, dhe pas kompletimit me ushtarë të fshatrave të Lugut të Baranit, marshuam drejt objektit, repartit ushtarak shkolla e Baranit, të cilin repart e emëruam me emrin: “Kazerma Adrian Krasniqi”.

Të nesërmen bëmë vëzhgimin e terrenit në Lugun e Baranit për ta bërë vendosjen e brigadës 131. Si objekt zgjodhëm shkollën e Baranit, e cila i plotësonte kushtet për një repart të tipit të kazermës ushtarake.

Në ora 12.00 njësiti u nis për në frontin e Gllogjanit, ndërsa në ora 14.00 më erdhi lajmi anasjelltas nga Ramushi nëpërmes një letre se njësiti është dislokuar në vijën e parë të frontit.

Analiza e operacioneve luftarake nga 2 deri më 4 gusht, e bërë më 6 gusht me komandantët e shtabeve lokale të fshatrave të lartpërmendura. Kjo analizë u bë në mënyrë profesionale duke i shfrytëzuar hartat topografike dhe planet e hartuara në to, gjatë dhe pas ofensivës së gushtit 98´, me të gjitha elementet e renditjes luftarake, duke dhënë aksentin në lëshimet dhe gabimet e bëra, gjërat pozitive dhe si duhet vepruar në të ardhmen duke i bërë veprimet luftarake edhe më të efektshme për realizimin e qëllimeve tona. Rëndësi të posaçme ju kushtua: 1. Informimit të menjëhershëm, duke e shfrytëzuar sistemin e hierarkisë ushtarake nga lartë-poshtë dhe anasjelltas, me aktivitetet luftarake të cilat zhvillohen në zonën e brigadës. 2. Domosdoshmëria e qëndrimit dhe rezistencës dhe moslëshimi i vijës së frontit derisa të mos jepet urdhri për tërheqje. 3. Evakuimin e popullatës civile sipas planit të hartuar më parë dhe në koordinim të ngushtë me shtabin e brigadës. 4. Përgatitjes së të gjitha shtabeve në zonën përgjegjëse të brigadës e veçanërisht shtabit të Loxhës, Raushiqit, Grabocit, Lugmirit dhe Lozhanit për kundërpërgjigje ndaj një sulmi të mundshëm të forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me qëllim që të zhbllokohet aksi rrugor, magjistralja Prishtinë-Pejë dhe Pejë-Deçan-Gjakovë (i cili plan ishte zbuluar nga njësiti i përgjimit, zbulim dhe kundërzbulimit dhe hyrjen në sistemin kriptik të armikut nëpërmes lidhjeve dhe kanaleve komanduese të motorollave, të cilat ua kishim marrë oficerëve serbë të vrarë në betejën e Loxhës) Përveç kësaj, të gjithë të pranishmëve ju dhanë edhe detyra siç ishin: 1. Mos përzierja në kompetenca të tjetërkujt si dhe përfshirja në to 2. Ndërtimi i strehimoreve në çdo fshat. 3. Vëzhgimi dhe qëndrimi në pozicionimet e zjarrit (PZ) 4. Dalja në vijën e mëparshme të frontit dhe sigurimi i saj me ushtarë të njësiteve operative posaçërisht të fshatit Loxhë. 5. Dërgimi i ushtarëve me armatim të rëndë nga të gjitha shtabet në komandën e brigadës, në mënyrë që të stërviteshin dhe më vonë të dërgoheshin në shtabe rajonale, baza të përgatitura dhe të pajisura me njohuri të reja luftarake. Ofensiva e forcave serbe në fshatrat e komunës së Deçanit vazhdoi edhe më 10 gusht 98´: Carabreg, Llukë e epërme, Beleg, Prilep, Rastavic, Baballoq, Gramaqel, Shaptej, Dubravë, Irzniq, Gllogjan, dhe Prapaqan. Sulmi i sotëm është ndër më të fuqishmet armiku me 60 tanke, 40 autoblinda, raketahedhës shumëtytësh 128 mm (32) dhe automjete të motorizuara luftarake, ku më se 30 mijë banorë të Anadrinit qëndronin pa strehë, pa ushqime dhe pa ilaçe, ndërsa 10% e popullatës civile në Kosovë ishte shndërruar në refugjatë. Duke i ditur këto informacione diku kah ora 09:30 me vetëdije vendosa që të hyjë në fshatin Gllogjan të Deçanit me vozitësin, përcjellësin tim kryesor Zymer Fak Sefajn dhe dy ushtarë të sigurimit tim, Sinan Shalën dhe Burim Gashin.

Granatimet e pandërprera

Qëllimi ishte për të vëzhguar dhe vërejtur situatën në terren për së afërmi. Hasëm në granatime gjatë tërë rrugës nga forcat serbe, të cilat ishin të një intensiteti të lartë dhe të pandërprerë posaçërisht në qendër të Irzniçit. Në Irzniç ishin shkatërruar shtyllat elektrike zvarriteshin mbi rrugë dhe shtëpi, derisa shtëpitë ishin shndërruar në gërmadha. Pra, veç pamjeve tragjike u ballafaquam edhe me rreziqet e granatimeve gjatë tërë vëzhgimit. Vendosa që të vazhdojmë rrugën për në Gllogjan, ku në të hyrë në këtë fshat hasëm në breshëri granatash, por me vendosmërinë dhe guximin tonë ia dolëm që të hyjmë në shtabin e Gllogjanit. Aty ishin mbledhur disa dhjetëra luftëtar, por Ramush Haradinaj nuk ishte në shtab. Pas pyetjes së bërë nga unë se “ku është Ramushi?”, disa u përgjigjen se nuk e dinin, e disa të tjerë heshtnin, ndërsa një tjetër më tha se është në front. Vendosa që ta pres një kohë dhe pas 10-15 minutave disi i tronditur u lajmërua vetë Ramushi duke më thënë “ku je Ramabajë”?. I qortoi disa luftëtarë, duke ju thënë se çka jeni mbledhur ashtu dhe se në çfarë gjendje të çrregulluar gjendej shtabi. Hymë në një dhomë, e cila ishte e errët, pa rrymë elektrike, sepse ishin grasatuar, edhe në këtë fshat, shtyllat dhe telat e rrymës, të cilët kalonin prej një ane në anën tjetër të rrugës.

Ramushi pranoi ofertën time për ndihmë

Ramushi i tërhoqi disa sende nga dyshemeja e dhomës dhe nga dëshira që t´më bëj pritje të mirë dukej se ndjehej i prekur nga ajo gjendje. E ndezi llambën e vajgurit, u ulëm dhe e drejtuam shikimin nga njëri tjetri. E fillova bisedën duke iu drejtuar me këto fjalë: Ramush pasi që armiku e ndërmori një ofensivë të madhe me granatime, me armë të të gjitha kalibrave, vendosa që të vij tek ti në shtab për ti parashtruar tri pyetje. 1. Së pari dëshiroj ta di se si je, si je duke e ndier veten dhe ku i ke shokët (sepse se vërejta asnjë person që ishte afër tij, preja atyre personave që e shoqëronin gjithmonë) 2. Së dyti dëshiroj të informohem për situatën momentale dhe 3. Së treti më thuaj se a ke nevojë për ndihmë. Në pyetjen e parë mu përgjigj shkurt: Siç po e sheh disa janë në front e të tjerët…? Në të dytën më informoi se bëhet fjalë për një ofensivë, e cila është duke u ndërmarr me qëllim të pushtimit të fshatit Gllogjan. Dhe në pyetjen e tretë më- është drejtuar, “po si nuk kam nevojë për ndihmë, ndihma jote është më se e nevojshme”. I premtova se do t´ia dërgoj një togë nga njësiti operativ për ndërhyrje të shpejtë me një komandant, i cili ka njohuri të mirë të terrenit dhe i propozova ose ta linte si rezervë dhe ta shtinte në përdorim pastaj për ti freskuar forcat në drejtimin kryesor të sulmit të forcave serbe, ose ta bënte përdorimin e këtij njësiti në vijën e parë të frontit. Luftëtarët e këtij njësiti – togës që do ta dërgoja kishin përvojë të madhe, dhe se kanë marrë pjesë në luftëra të deritanishme e veçanërisht në betejën e Loxhës. Pas kthimit në komandën e brigadës në Baran urdhërova njësitin për intervenime të shpejta me komandantin Cuf ë Krasniq, që të përgatitej për intervenim dhe shkuarje në ndihmë të shtabit në Gllogjan. Toga numëronte gjithsejtë 31 ushtarë në krye me komandantin, Cuf en. Posa u përgatit njësiti operativ për intervenime të shpejta-toga, ia mbajta 10 minuta një ligjëratë duke i njoftuar me detyrën, përgjegjësitë dhe obligimet, edhe disiplinën që duhej ta kishin gjatë intervenimit dhe kryerjes së detyrave luftarake. Ky ligjërim kishte për qëllim ngritjen e moralit luftarak, respektimin e hierarkisë ushtarake, vijës vertikale, urdhrave të dhënë prej lartë-poshtë e anasjelltas, subordinimin e veprimeve ushtarake me fqinjët, forcat e krahut të majtë dhe djathtë në terren dhe vetiniciativën, nga komandant të skuadrave dhe ushtarë me përvojë dhe të guximshëm sipas situatës dhe zhvillimit të operacioneve në terren. Forcat e FARK-ut në frontin e Gllogjanit Në ora 12.00 njësiti u nis për në frontin e Gllogjanit, ndërsa në ora 14.00 më erdhi lajmi anasjelltas nga Ramushi nëpërmes një letre se njësiti është dislokuar në vijën e parë të frontit në mbështetje të forcave dhe zëvendësimin e atyre ekzistuese në front. Gjatë marrjes së pozicioneve dhe granatimit të pandërprerë të forcave serbe u lënduan këta ushtarë të njësitit operativ për intervenime të shpejta të brigadës 131-të 1. Qazim Gashi- nga Barani në kofshë. 2. Shefqet Gjocaj-nga Kodradiq në krah të majtë dhe 3. Ahmet Isufi-nga Bokshiqi në këmbën e majtë. Nga njësiti toga për intervenim të shpejtë ishte vrarë një oficer serb në vijën e parë të frontit ku ishte dislokuar njësiti te plepat në fshatin Prilep. Kjo ishte përgjigjja më e mirë për ata, të cilët kishin hezitim dhe kundërthënie ndaj njësiteve operative të UÇK-së dhe oficerëve të karrierës se si duhet dalur në ndihmë dhe koordinuar operacionet, duke i konkretizuar në terren dhe me pjesëmarrjen fizike të tyre. Prandaj, edhe hyra në shtabin e Gllogjanit për t´ju dhënë fund paragjykimeve dhe atyre thashethemeve.

Duke i ditur këto informacione diku kah ora 09:30 me vetëdije vendosa që të hyjë në fshatin Gllogjan të Deçanit me vozitësin, përcjellësin tim kryesor Zymer Fak Sefajn dhe dy ushtarë të sigurimit tim, Sinan Shalën dhe Burim Gashin.

“Do të hyjë në Kosovë nëse s’më vrasin”, dëgjohej duke thënë Ahmet Krasniqi, “mua mund t’më ndodhë çdo gjë, por Tahir Zemajt s´guxon ti ndodhë asgjë”, thoshte ministri.

Më 12 gusht bien Gllogjani dhe Irzniqi në duart e forcave serbe, bëhet dezorganizimi total i luftëtarëve dhe fillon riorganizimi i ri më 20 gusht me formimin e SHORRD në krye me komandantin Tahir Zemaj, me prezencën e Ramush Haradinaj, i cili emërohet nga ministri i parë i mbrojtjes të Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqi. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 gushtit në shtabin e brigadës më informon Esat Ademaj se po bombardohej Loxha. Jap urdhrin për përgatitjen e një njësiti për ti shkuar në ndihmë Loxhës në krye të këtij njësiti urdhëroi varësin tim komandantin e batalionit të tretë të brigadës 131-të, dhe zëvendësin tim Esat Ademaj që të jetë në krye të këtij njësiti dhe ti prijë operacioneve për shpëtimin dhe mbrojtjen e Loxhës. Luftimet kanë zgjatur tërë ditën deri në mbrëmje, forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruso-ukrainase të mbështetura nga aviacioni luftarak, helikopter vëzhgues, tanke, autoblinda dhe mjete transportuese thyejnë mbrojtjen e Loxhës dhe në orët e mbrëmjes diku kah ora 18.00 e marrin fshatin Loxhë nën kontrollin e tyre. Serbët përdorën edhe helme kimike

Vlen të ceket se gjatë sulmit të forcave serbe janë përdorë edhe mjete kimike, gjë që argumentohet nga njoftimi nëpërmjet anës operative se luftëtarët tanë është duke i zënë gjumi në istikame dhe se janë të molisur. Atëherë kam dhënë urdhrin për tërheqje në pozicionet rezervë, të cilat ishin të parapara më parë në Zllopek. Gjatë tërë kohës që nga 15 gushti e deri më 8 shtator njësitet operative kanë qenë të stacionuara në Zllopek dhe Raushiq dhe është bërë ndërrimi i tyre i herë pas hershëm në mënyrë që ta pamundësojmë depërtimin e forcave serbe në drejtim të Prapaqanit dhe Isniqit.

Tërheqja për të evituar masakrimin e civilëve

Pas datës 8 shtator në pamundësi për ti bërë ballë ofensivës së armikut të gusht-shtatorit 98´, me të cilën Serbisë ju dha në një mënyrë edhe drita jeshile, në heshtje nga bashkësia ndërkombëtare për një ofensivë të tillë, njësitë operative të UÇK-së nën urdhrat e komandës supreme bën tërheqjen taktike të detyruar, për t´ju shmangur një masakreje ndaj popullatës së pambrojtur civile me më se 60 mijë refugjatë të ikur nga zonat e luftimeve, për të cilën dha garanci përfaqësuesi i OSBE-së për regjionin e Pejës Wolfgang Kaufman, shef i atasheve ushtarak, gjatë bisedimeve në Lugun e Baranit me komandantin Tahir Zemajn dhe me mua Nazif Ramabajën. Plani i thyerjes së kufirit në Koshare nisi në shtator Plani për thyerjen e kufirit me luftë nga forcat tona brenda dhe forcat, të cilat vepronin jashtë Kosovës, Padesh-Rrasa e Zogut-Koshare të udhëhequra nga legjenda e Koshares figura katërdimensionale Agim Ramadani, që kishte qëllim bashkimin e tyre, dhe hapjen e kufirit na dështoi, për shkak të vendosjes dhe bunkerizimit të hekurt të forcave serbe në atë pjesë të brezit kufitar, trekëndëshi Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Riorganizimi i njësiteve operative u bë në Papaj, pasi ushtarët e kaluan kufirin në grupe të vogla, ku edhe u bë strukturimi dhe kompletimi i brigadave 131, 133 dhe 134 në kuadër të grupit operativ G-3, dhe përgatitjet për thyerjen e mëvonshme të kufirit shqiptaro-shqiptar, e njohur në opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si lufta e Koshares e përgatitur nga strategu, arkitekti i përpilimit të këtij plani kush tjetër përpos legjendës Agim Ramadani. Plani ishte bërë që nga shtatori i vitit 98´ deri më 9 prill 99´, kur pasoi zbatimi i tij në terren dhe u bë thyerja e kufirit me luftë të përbashkët, por e udhëhequr nga njësitet operative të UÇK-së Grupi operatv G-3 nën drejtimin e oficerëve të karrierës dhe kur për herë të parë shkeli çizmja e ushtarit tonë në gurin e shkulur që simbolizonte ndarjen e popullit në dysh. Merita u takon të gjithë pjesëmarrësve në këtë luftë, ushtarëve që kishin ardhur nga të gjitha viset shqiptare, por meritë kolosale dhe të vetme për organizim, planifikim, sulme të njëpasnjëshme dhe shkaktimin e humbjeve të armikut kishte dyshja Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, e pas tyre të 114 dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, të plagosurit dhe invalidët e luftës legjendare në Koshare. Në kontekst të luftës mund të themi lirisht se Legjenda e Loxhës ishte dhe mbeti komandanti Tahir Zemaj, ndërsa për Kosharen legjenda ishin dhe mbetën Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

Raportimi para ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit Me kthimin tonë në Papaj, nisi riorganizimi, strukturimi dhe u bë takimi i oficerëve të karrierës pjesëmarrës të betejës së Logjës komandant Tahir Zemajt, Nazif Ramabajës, Esat Ademajt, Sali Çekajt dhe mbrojtësve të Junikut Agim Ramadanit e Rrustem Berishës, të cilët me organizimin dhe profesionalizmin e tyre shpëtuan popullatën civile pas rënies së Junikut, vet Agim Ramadani me bashkëluftëtar të mbetur në Jasiq, siç ishte Astrit Ademaj, Xaj Çela e të tjerë bën deminimin e terrenit dhe bartën të plagosurit duke shpëtuar nga masakra e madhe e forcave serbe të ndërmarrura në zonën kufitare. Informuam ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqin dhe zëvendësin e tij Agim Mehmetin për rrjedhat e operacioneve luftarake dhe aktivitetin e gjertanishëm në pika të shkurta, morëm detyra të reja dhe mësuam për plane të reja nga ministri Ahmet Krasniqi, i cili e kishte bërë më herët të qartë, edhe hyrjen e tij dhe të një pjese të shtabit suprem në Kosovë. “Do të hyjë në Kosovë nëse s’më vrasin”, dëgjohej duke thënë Ahmet Krasniqi, “mua mund t’më ndodhë çdo gjë, por Tahir Zemajt s´guxon ti ndodhë asgjë”, thoshte ministri. Nga forca të errëta, të cilat s’ia deshën të mirën Kosovës, e as nuk donin formimin e një ushtrie institucionale, profesionale, ku do të kishin vend të gjithë, pa marrë parasysh politikën ditore, pra një ushtri që do të ishte nën një ombrellë dhe komandë të njësuar, e që kishte për qëllim koordinimin, organizimin, subordinimin dhe respektimin e hierarkisë ushtarake të zinxhirit vertikal komandues, me 21 shtator, nga një dorë e zezë qëllohet për vdekje në një atentat të planifikuar dhe organizuar mirë dhe të ndihmuar nga armiqtë e kombit, mu në mes të kryeqytetit të shqiptarëve Tiranës, nga bandat e Nanos dhe Klosit u vra ministri i parë i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi. Me humbjen e Ahmet Krasniqit humbën njësitet Operative të FARK-ut, humbi UÇK-ja, e cila ende nuk u bë ushtri për shkak të mungesës së zinxhirit komandues, të vijës vertikale dhe profesionalizmit ushtarak, humbi Kosova dhe ende po i bartim pasojat e këtij atentati, një gjeneratë e tërë.

Nga forca të errëta, të cilat s’ia deshën të mirën Kosovës, e as nuk donin formimin e një ushtrie institucionale, profesionale, ku do të kishin vend të gjithë, pa marrë parasysh politikën ditore, pra një ushtri që do të ishte nën një ombrellë dhe komandë të njësuar, e që kishte për qëllim koordinimin, organizimin, subordinimin dhe respektimin e hierarkisë ushtarake të zinxhirit vertikal komandues, me 21 shtator, nga një dorë e zezë qëllohet për vdekje në një atentat të planifikuar dhe organizuar mirë dhe të ndihmuar nga armiqtë e kombit, mu në mes të kryeqytetit të shqiptarëve Tiranës, ministri i parë i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi.

Me humbjen e ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit humbën njësitet Operative të FARK-ut, humbi UÇK-ja, e cila ende nuk u bë ushtri për shkak të mungesës së zinxhirit komandues, të vijës vertikale dhe të profesionalizmit ushtarak, humbi Kosova dhe ende po i bartim pasojat e këtij atentati, një gjeneratë e tërë. Strategjia e operacioneve luftarake në betejën e Loxhës. 1. Udhëheqja e betejës dhe zhvillimi i operacioneve luftarake është bërë nga oficerë të karrierës, kuadri profesional ushtarak 2. Përbërja e njësitit për intervenime të shpejta me ushtarë të përgatitur mirë dhe që kishin përvojë lufte. 3. Zhvillimi i betejës në faza dhe kohë deri te dorëzimi i Loxhës në duar të forcave të fshatit dhe marrja e detyrave dhe përgjegjësive nga shtabi përkatës. 4. Aplikimi dhe përdorimi i njërës prej doktrinave më të vjetra ushtarake që ka mbetur e shkruar deri në ditët e sotme, e njohur me emrin “Doktrina e SUN XU”-së të para 2300 vjetëve, e që ka të bëjë me bashkërenditjen, bashkëveprimin dhe koordinimin e hapjes së sistemit të zjarrit. 5. Hapja e zjarrit nga të gjitha mjetet ushtarake në moment të caktuar dhe kohëzgjatje, bëri të kuptojë se forcat serbe kishin hasur në njësi të rregullta operative. Jeni dëshmitarë të vërtetë ju banorët e Pejës dhe të Brezhnikut, që i keni parë forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro -mercenare serbe, duke ikur në panik nga frika se në Loxhë u kishte hasur sharra në gozhdë siç thotë një fjalë popullore. Radiolidhjet kishin dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, 3.000-5.000 pjesëtarë të armatosur, gjë që nuk i përgjigjej realitetit. Ky ekzagjerim bazohej në fuqinë sulmuese dhe taktikën e përdorur gjatë luftimeve, të cilat ishin të panjohura deri atëherë për forcat serbe në Kosovë, që shkaktoi frikë dhe panik në anën e kundërshtarit. 6. Morali tepër i lartë, dëshira dhe siguria e luftëtarëve për të ngadhënjyer, që manifestohej nëpërmjet këndimit të këngës “Besa-besë, besën e kem dhënë për Kosovë jetën kem me dhënë” gjatë fazës së parë intervenuese, transportimi i njësitit me kamion TAM-500 nga Prapaqani për në Loxhë dhe zbarkimi në Zllopek për të vazhduar fazën e parë të intervenimit. Edhe pse nën breshërinë e granatimeve morali ishte i paparë, si kurrënjëherë më parë. 7. Konfiskimi i një sasie të madhe armësh të mjeteve shpërthyese, eksplozivit, minave, mjeteve ndërlidhëse, motorollave, të cilat shërbyen gjatë gjithë luftës, nëpërmjet të cilave u bë e mundur hyrja në sistemin komandues dhe deshifrimi i sistemit të mbrojtjes kriptike. 8. Humbje të mëdha të potencialit njerëzor dhe teknikë luftarake, që pësoi armiku, me një proporcion 1:4 deri në 1:10 të vrarë, të lënduar dhe të plagosur në favor të forcave tona. Me betejën e Loxhës përveç humbjeve në njerëz dhe teknikë që pësoi armiku, goditje e fortë ju dha në rrafshin psikologjik, gjë që i bëri që me një panikë të paparë forcat e armikut filluan të tërhiqeshin nga objekti i fabrikës së “Kombinatit të këpucëve” ku e kishin bazën ushtarake dhe nga kazerma e Pejës.

Vendimet e shtabit në krye me kolonel Zemajn

Pas një analize taktiko-teknike të kësaj beteje komanda e njësiteve operative të UÇK-së nën udhëheqjen e komandantit Tahir Zemaj morëm vendim që të përqendrohemi në përforcimin e forcave mbrojtëse të fshatit Loxhë dhe marrjen e masave gjenerike, minimin e drejtimeve kryesore që shpinin në fshat dhe caktimin e vend vrojtimeve, pararojës dhe krijimit të momentit të rëndësishëm pozitiv moralo-psikologjik dhe dorëzimit të Loxhës në duar të forcave mbrojtëse të fshatit pas rimarrjes së tij dhe dëbimit të armikut. Edhe pse kishim informata për tërheqjen e armikut, të cilat konfirmoheshin nga rrjeti ynë i njësitit zbulim dhe kundërzbulim me mjete përgjuese të marrura si trofe lufte nga inspektorë dhe komandant të njësive ushtarako-policore dhe paramilitaro mercenare serbe, të cilët i kishim vrarë në betejën gjatë marrjes së Loxhës, ne nuk e vazhduam sulmin në drejtim të qytetit të Pejës për shkak të granatimeve të pandërprera nga bazat serbe: Hulajt, Podi i gështenjave, Zagërma, Gorazhdeci dhe për shkak të pozitës së pavolitshme të forcave tona dhe mos përfshirjes së qyteteve në luftë, për shkak të koncentrimit të madh të popullatës civile dhe droja e një masakre me përmasa të mëdha, na detyroi të marrim një vendim të tillë. Beteja e Logjës në popullatën e Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjer krijoi një besim të madh në forcat tona ushtarake, njësitet operative të UÇK-së dhe vetëbesim në njësitet territoriale ku me një bashkëveprim, subordinim dhe koordinim të veprimeve luftarake ti jap fund fazës së: “Mbrojtjes së pragut të shtëpisë” dhe kalimit në fazën e dytë, “Në një luftë të organizuar çlirimtare”, e cila do të kishte për qëllim rimarrjen e çdo pëllëmbe të territorit përkohësisht të okupuar nga forcat-ushtarako policore dhe paramilitare-mercenare serbe, nëpërmes formimit të zonave plotësisht të lira dhe ushtrimit të autoritetit të organeve civilo-ushtarake në këto zona.

Rezistenca

Sa jehon të madhe kishte lënë pas veti beteja e Loxhës dhe frikën që ua kishte armiku njësiteve operative të UÇK-së, flet vet fakti se armikut ju deshtë gati një muaj e gjysmë për ti bërë përgatitjet për ta sulmuar Loxhën me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion, duke shfrytëzuar edhe aviacionin luftarak bombardues, avionët Orao, Galeb, helikopterët, gazela si dhe armët kimike. Me rëndësi është se beteja është fituar dhe është e përbashkët e të gjithë atyre, të cilët morën pjesë në të, por dikush është dashur të urdhëroj, të organizojë, të koordinoj dhe ta udhëheq këtë betejë, e ky ishte komandanti Tahir Zemaj me njësitet operative të UÇK-së, për këtë duhet të hidhen poshtë fjalët qortuese dhe hidhëruese, intrigat dhe paragjykimet kur në emër të fituesve thuhen fjalë dhe bëhen punë të liga. Parafrazimi i një thënie të rëndësishme: “Gënjeshtra është zgjuarsi, kurse e vërteta është guxim. Nëse nuk të mjafton zgjuarsia për të gënjyer, atëherë përdor guximin për të thënë të vërtetën!”. “Veni, vidi, vici (Erdhëm, pamë, fituam)”.

Më lejoni që ti them edhe këto fjalë: “Njeriu në këtë jetë duhet të përgatitet për të shkuar në botën e amshueshme, prandaj fuqimisht them se qielli mos ma pranoftë shpirtin, toka mos ma pranoftë trupin, mallkue qoftë gjaku im nëse shkoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën pa e tregue.”

————————————- Nazif Ramabaja Pas betejës kam marr frymëzim dhe e kam thurur një poezi. Poezi kushtuar Betejës së Loxhës LOXHA KRENARE Gjashtë korrik nëntëdhjetë e tetë Është bërë luftë e vërtetë Është bërë luftë për çudi Janë përleshur dy ushtri.

Njërës i thonë Gjakatare Tjetra u bë Çlirimtare E tërë Botën e çuditi Moral t´lartë popullit i ngriti.

N´sulm vërsulen paramilitarët Njësitet operative vepruan të parat Nën komandën e Ministrisë Soldateskës serbe e keqja ju nisë.

Rritëm besimin Loxhën e çliruam Edhe rrethina me forca ndihmuan N´fushë të nderit dëshmorët mbetën Zmbrapsën armikun, flijuan jetën

Lumni, Rrustem e Enver ju nderojmë Për jetën e jetës s’do t´ju harrojmë Me gjak mbollët farën e lirisë Fituat betejën thyet mitin e Serbisë. N. R.

Pas betejës së Loxhës dhe lokacionit të brigadës 131 me 12 korrik në Baran ishte vendosur që Loxha të hyjë në zonën përgjegjëse të kësaj brigade.

Me rëndësi është se beteja është fituar dhe është e përbashkët e të gjithë atyre, të cilët morën pjesë në të, por dikush është dashur të urdhëroj, të organizojë, të koordinoj dhe ta udhëheq këtë betejë, e ky ishte komandanti Tahir Zemaj me njësitet operative të UÇK-së, për këtë duhet të hidhen poshtë fjalët qortuese dhe hidhëruese kur në emër të fituesve thuhen fjalë dhe bëhen punë të liga.

Kishim shkatërruar edhe çerdhet e rrezikshme të njësive speciale

Në betejën e Logjës armiku dje përjetoj nji goditje të rëndë, ndoshta ma të rëndën deri më tash, meritë për këtë kanë të gjithë ushtarët dhe oficerët…

Ja çka shkruan Asim Lokaj vëzhguesi, përgjuesi dhe hartografi në shtabin e brigadës 131 të njësive operative të UÇK-së në Lugun e Baranit në një pjesë të ditarit të tij luftarak. Përshkrimi i flamurit të brigadës 134 të njësive operative të UÇK-së. … Një ditë të bukur fund qershori në fshatin Isniq arriti një brigadë e UÇK-së, në ballë të saj qëndronte një djal i ri me flamurin në dorë, pos shqiponjës dykrenore me ngjyrë të zezë dhe sfondin ngjyrë gjaku, me shkronja të arta mund të lexohej UÇK. Mbi shqiponjën, Brigada 134 (anash saj) FA dhe dy duar të shtrënguara (poshtë) ishte ky flamur lufte i brigadës 134-të të UÇK-së, kërtuku tradicional i mikpritjes e përcolli brigadën 134 gjatë gjithë rrugës deri në bazën e planifikuar. …. Me gjithë vështirësinë që pata gjatë ditës së sotme, arrita që ti vizitoj të gjitha pozicionet e mundshme të shtrira gjatë vijës së frontit dhe duke kryer vëzhgimin me sukses të plotë u ktheva në shtab. Në shtab u takova me Nazifin dhe menjëherë pa pritur shumë i shpjegova detajisht për momentet të cilat i përjetova sot. Me nji ndjenjë brengosjeje më këshilloi që të jem shumë i kujdesshëm, sepse kjo detyrë është mjaft e vështirë dhe e rrezikshme. Nuk kisha frikë nga se e dija se sa e rëndësishme është kjo detyrë nga saktësia e së cilës nesër do të mvaret çfarëdo strategjie e planifikuar operative…. …Nata e kaluar prapë natë pa gjumë edhe pse mjaft i lodhur nga dita e kaluar nuk më mirrte gjumi. Drita e hënës magjike, e cila në mënyrë digoze depërtonte nga dritaret në dhomën ku disa njerëz rrinin ulur e disa të shtrirë, me dëshirë si silueta dhe ashtu të heshtur të lodhur në mendime secili në vete dhe nga aspekti, vet e analizojke rrjedhjen e ngjarjeve së ditës së kaluar…. …Në betejën e Logjës armiku dje përjetoi nji goditje të rëndë, ndoshta ma të rëndën deri më tash, meritë për këtë kanë të gjithë ushtarët dhe oficerët. Lufta zgjati plot 12 orë njësitet tona operative me një vetëmohim dhe guxim të rrallë, të udhëhequra në mënyrën më profesionale nga 45 ushtarë dhe 4 oficerë, në nji aksion të koordinuar dhe organizuar mirë, arritën ta zmbrapsin armikun duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në njerëz. Duke u munduar që ta shkatërrojmë këtë çerdhe të rrezikshme ku ishin barrikaduar edhe një njësit special i ardhur nga Nishi, heroikisht ranë në altarin e lirisë oficeri Lumni Surdulli nga komuna e Vushtrrisë dhe ushtarët Rrustem Bruçi nga Isniqi dhe Enver Alaj nga fshati Drenoc i Vokshit. Po kështu gjatë këtij operacioni mbet i plagosur rëndë oficeri Faruk Xhemajli nga Peja dhe dy ushtar me lëndime të lehta. Në këtë betejë është e rëndësishme vrasja e tre inspektorëve të lartë të forcave të armikut si dhe të dhjetëra paramilitarëve dhe mercenarëve serb. Nga analizat e shtabit të brigadës kjo betejë është konsideruar si një nga betejat më të lavdishme të luftës të njësiteve operative të UÇK-së në Kosovë, ndërkohë që edhe pala e armikut nëpërmes një komunikate ka pranuar se është ndeshur me një forcë në një formë profesionale të organizimit të luftës. Në këtë betejë ku armiku përjetoi grushtin më të rëndë deri më tani të gjithë pjesëmarrësit kanë merita të posaçme. Por, patjetër duhet veçuar angazhimin, guximin dhe trimërinë e Nazif Ramabajës, Tahir Zemës dhe Fadil Hadergjonajt, të cilët me mençurinë dhe aftësinë profesionale drejtpërsëdrejti dhe krah për krah me ushtarët tjerë, udhëheqin dhe kryen operacionet e kësaj beteje të lavdishme. Këtu duhet përmendur edhe luftëtarin Rexh Osajn nga Deçani, i cili me guxim dhe vetëmohim të rrallë gjithnjë duke rrezikuar jetën arriti ti nxjerr trupat e luftëtarëve të vramë. Ashtu i lodhur në mendime gjithnjë duke analizuar, në nji moment lodhje më muar gjumi… ….Dikur vonë pas dite u ktheva në komandë dhe gjatë informimit, të cilin e kishim çdo ditë i raportova komandantit kol. Tahir Zemaj për punën që kam bërë sot. Pas përfundimit të informimit të rregullt së bashku me oficerët, shkuam në odën e madhe ku flinim dhe rrinim gjatë kohës së lirë, afër meje u ulë Nazif Ramabaja duke e mbajtur në dorë një radio lidhje (motorollë) të cilën e kishte marrë si trofe në betejën e Loxhës nga një inspektor serb, po të njëjtën radiolidhje e përdornin edhe vet forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe. Nga ky aparat (motorollë) përcillnim çdo bisedë dhe lëvizje që bënte policia dhe ushtria serbe dhe na ndihmonte në përgatitjet dhe marrjen e masave luftarake pasi që Nazifi i kishte zbuluar kodet e komunikimit të forcave serbe nëpërmes kësaj radiolidhje. Kaloj edhe nji ditë, e cila për mua sigurisht ishte me rëndësi të madhe sepse sot për herë të parë pata rastin të ballafaqohem drejtpërsëdrejti me armikun dhe atë në cilësi të vëzhguesit. ….Sot në mëngjes u përshëndeta me Nazif Ramabajën dhe Esat Ademajn, epror të cilët sot shkuan në detyrën e re, shkuan në Baran për ta formuar brigadën e 131-të zona e veprimit e së cilës do të jetë territori i Lugut të Baranit. Pasi u ndamë me këta Ramabaja më tha: “Kam dëshirë që të shoh sa ma shpejt që është e mundur në Baran. Kryeje këtë punë që ke nisur sa ma shpejt sepse kam nevojë për hartograf dhe vëzhgues”. I premtova se do të vij dhe në atë moment më kaploj një ndjenjë vetmie dhe pasigurije, u mësova me të sepse ishte shumë i afërt dhe komunikativ. …Gjithnjë kam respektuar dhe dëshiruar që çështja jonë të ketë ecurinë e rrjedhave në formën institucionale të veprimit sepse kjo është e vetmja rrugë dhe mënyra më e arsyeshmja e ndërtimit dhe realizimit të aspiratës sonë shumëvjeçare, por ushtria e Kosovës duhet patjetër të jetë institucion shtetëror i dalur dhe i përcaktuar nga kuvendi dhe Qeveria e Kosovës dhe si e tillë duhet krejtësisht të jetë apolitike…

Teksti është publiku dhe shtypur në gazetën kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit, që nga data 02 shtator e deri më 12 shtator 2013

Ps. Botimi, ribotimi dhe shumëzimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit dhe të gazetës “Bota sot” është i ndaluar. Shkrimi është bërë ekskluzivisht për “Bota sot”.

 

Pasi u ndamë me këta Ramabaja më tha: “Kam dëshirë që të shoh sa ma shpejt që është e mundur në Baran. Kryeje këtë punë që ke nisur sa ma shpejt sepse kam nevojë për hartograf dhe vëzhgues”. I premtova se do të vij dhe në atë moment më kaploj një ndjenjë vetmie dhe pasigurije, u mësova me të sepse ishte shumë i afërt dhe komunikativ. FUND