Doni Budisalc: Flamuri DARDAN duhet të jete flamuri i Kosoves

Doni

 

– Perkunder se disa po mundohen ta paraqesin flamurin dardan si simbol të LDK-s për popullin ky ishte dhe do të mbetet flamuri i propozuar nga presidenti Rugova.
Ata që nuk mundenin apo nuk donin ta dallonin Flamurin Shtetror më atë Kombëtarë, e refuzonin dhe akuzonin presidentin se ne nuk na duhet flamur tjeter e kemi ate kombëtar dhe gjoja me propozimin e keti flamuri dhe himnit po krijon një kombë të ri, atyre që edhe sot po na bindenin se nuk e kishin hallin e kombit e aq më pak të Kosoves presidenti ju pergjigjë ” Kombi Shqiptarë ka një shtet atë të Republikes së Shqiperis, gjysmen tjeter e perbejnë Shqiptaret që jetojnë në Kosovë, Maqedoni dhë në Diasporë, as OKB as Nato dhe as një organizat nderkombëtare nuk do të na pranonin dy shtete më një flamur, prandaj mendoj se flamuri Dardan (Një shqiponjë dykrenare në një qark të kuq, e vendosur në sfondin blu, një yll gjashtëcepësh si ai i Skënderbeut dhe mbishkrimi DARDANIA) më së miri perfaqson deshiren dhe vullnetin e Shqiptarve në Kosovë”
Festa e Flamurit e vitit 2005 ishte dita kur shtetet që më vite ishin kunder krijimit të një shteti shqiptarë, nepermjet agjenteve dhë organizates që është e mbushur më bashkpuntor të serbis e që njihet si OVL bënë atë aksionin që edhe sot mbetet një ndër aktet më të shëmtuara në sytë e nderkombëtarve duke djegur flamurin e propozuar nga Kryetari i Kosoves që ishte zgjedhur nga deshira dhe vullneti i popullit.
Ky aktë i paraprivë që OKB dhe BE ti veje kushte perzgjedhjes se flamurit të Kosoves, dhe si një kushtë që ishte i propozuar nga shtetet sllave që në flamur të mos kete as një simbol të Kombit Shqiptarë, dhe keta udhëheqesa që dosjet i kanë të mbushura më hajni dhë vrasje nuk bënë as kundershtimin më të vogel nga ky propozim.
Sot kur populli i Kosoves po e kuptonë dhe po bindet në rrugen e shejtë që presidenti kishte për popullin e tijë, po rritet edhe deshira që në instutucionet e Kosovës të kthehen simbolet (flamuri & himni) i propozuar nga ai, prandaj flamuri Dardan duhet të jetë flamur shtetror dhë pranë ati Kombëtarë (kuq e zi) sepse vetem keshtu mund ta ndinim veten si Shqiptarë nga Kosova e jo Kosovarë.