Rugovizmi dhe lidhja e re evropiane

1979542_1402300130044732_4236824945728477964_n

Nga: Kujtim Shala

Mësimi për rugovizmin do dhënë kudo ndër shqiptarë, sepse ashtu mësojmë të jemi bashkë dhe bashkë janë ata që njihen e nuk përjashtojnë, thotë për Bota press, Kujtim Shala anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Intervistoi Bajrush Morina

“Lidhja Demokratike e Kosovës po punon shumë me të gjitha forumet dhe strukturat e saj në të gjtha nivelet. Pas një pune të madhe, ne kemi arritur ta hartojmë Programin qeverisës dhe tani kemi filluar debatet publike, nga të cilat do të marrim ide shtesë për Programin” . Kështu është shprehur për Bota press Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së. I pyetur nga gazeta se si I ka punët LDK-ja, Shala ka shtuar:  Strukturat e LDK-së po punojnë me të gjithëaktivistët dhe simpatizantët për fuqizimin e mëtejmë të LDK-së dhe për përgatitjen për Zgjedhjete përgjithshme, të cilat janë shumë afër. Viteve të fundit, jemi përpjekur shumë që, krahas reformave, të bashkojmë LDK-në, të rrisim komunikimin dhe, bashkë me këtë, edhe demokracinë e brendshme.Mendoj se këto elementekanë ndihmuar që LDK-ja të jetë e lidhur dhe e bashkuar.

Gjatë kësaj jave, Kryesia e LDK-së, bashkë me kryetarët e degëve, ka hartuar planin e punës për të gjitha nivelet e organizimit për muajin që kemi para dhe kjo nënkupton numër jashtëzakonisht të madh aktivitetesh nëtë gjitha degët dhe nëndegët e LDK-së, meqë do të punojmë nga afër me qytetarët.

Mendoj se LDK-ja është e përgatitur mirë për zgjedhjet e përgjithshme dhe po punon që të fitojë me diferencën e cila do të mundësojëformimin më të lehtë të qeverisë dhe qeverisjen mbi bazën e Programit të LDK-së.

 

 

Zgjedhjet lokale te fundit a mund të merren si barometër i rritjes së LDK-së?

 

K.Shala:  Në Zgjedhjet kolale LDK-ja ka shënuar rritje të madhe të votës, derisa partitë e tjera kanë patur një tkurrje të elektoratit. Të dyja bashkë kanë bërë që LDK-ja të kthehet si parti kryesore në Kosovë, por, për ne, themelore është rritja e votës dhe fitorja në qendrat e mëdha.

Mendoj se rezultati i Zgjedhjeve lokale e shenjon tendencën politike e elektorale në Kosovë dhe kjo tendencëështë plotësisht në favorine LDK-së.

 

 

 

Konstatimi se LDK-ja ka humbur në Prishtinë nuk është i saktë
Bota press: Humbja e Prishtinës është “mësyshi” i fitores së LDK-sëapo është përgjegjësia e strukturave të LDK-së në kryeqytet?

 

K.Shala:  Ne kemi biseduar me të gjitha strukturat në Prishtinë, si dhe kemi bërë analizën e rezultatit të garës së Prishtinës. Mendoj se rezultati i balotazhit në masë vendimtare është një konstruksion politik, i tipit “të gjithë kundër kandidatit tëLDK-së”. Kjo disi e riktheu skemën e pasluftës, kur të gjithë lidheshin për ta kaluar LDK-në. Ju e dini se kandidati i LDK-së ka shkuar në balotazh me rreth dhjetë mijë vota diferencë dhe kjo lë të kuptohet se ai ka qenë më i votuari. Konstruksionete kësaj natyre i mendoj si tepër të dëmshme për raportet politike ndërmjet subjekteve.

Por, konstatimi se LDK-ja ka humbur në Prishtinë s’ështëi saktë. LDK-ja është parti e parë edhe në Prishtinë, shumë më e madhe se subjekti i dytë. Mendoj se jo vetëm në Prishtinë, por edhe në komunat në të cilat kemi fituar, ne duhet të vijojmë punën deri në ditën e zgjedhjeve, për të rritur përkrahjen, dhe nëditën e zgjedhjeve,për të garantuar procesin.

 

Zhvillimet në LDK gjithmonë përbëjnë lajm, ngjarje, kthesë… A mendoni se nganjëherë demokracia e tepërt edhe në parti mund të reflektojë njëdisbalanc organizativ?

 

K.Shala:  Besoj se strukturat e LDK-së sillen me shumë përgjegjësi dhe kjo do të thotë se demokracia e brendshme kuptohet sakt. Ne përpiqemi të kumunikojmë shumëme drejtuesit e LDK-së në të gjitha nivelet, me anëtarët, simpatizantët dhe me qytetarët dhe kjo e ka forcuar lidhjen brenda LDK-së. Mendoj se gjatë viteve të fundit LDK-ja iështë rikthyer mënyrës së vet të punës dhe ajo është komunikimi dhe puna me të gjithë, kudo që janë. Kështu ka punuar dikur LDK-ja dhe kjo po e kthen fuqinë e LDK-së tani.


Mësimi për rugovizmin duhet dhënë kudo ndër shqiptarë

Jeni studiues i rugovizmit përtej filozofisë politike. E keni bërë këtë për shkak të preferencave politike apo presidentin Rugova e keni lexuar më shumë se sa një lider politik apo edhe si lider te letrave shqipe?

 

K.Shala:  Rugovizmi është mënyrë e sjelljes dhe kjo lidhet me një politikë, por hapet si kulturë civilizuese, kështuqë shkon përtej veprimit politik, te shenjat e një mënyre të jetës me të tjerët. Rugova së pari ishte dijetar i madh dhe me këtë shenjë ai u bë prijës i shqiptarëve të Kosovës. Një prijës politik që vjen nga dijet, sot duket skemë aq jotipike jo vetëm në Kosovë.

Mendoj se shenjat e sjelljes politike të Rugovës, hapen në veprën e tij, kur ai e zbulon Bogdanin për vete e për të tjerët, sinjëprijës shpirtëror e si veprimtar, apo kur bën shenjate  “refuzimit estetik” që, në jetë, bëhet edhe refuzim politik.

Rugovën e lexoj si autor të dashur e dijetar të rendësishëm të modernitetit, por dhe si themeluesin e shtetit tonë, që para se të shtrihej si strukturë institucionesh të lidhura, ishte një mënyrë e të meduarit dhe e sjelljes.

Mendoj se mësimi për rugovizmin do dhënë kudo ndër shqiptarë, sepse ashtu mësojmë të jemi bashkë dhe bashkë janë ata që njihen e nuk përjashtojnë. Mësimi për rugovizmin na mban në hullitë e nacional-demokracisë shqiptare dhe me fytyrë nga Oksidenti, si rrjet i ri politik. Nëse largohemi nga kjo, largohemi nga rrënjët dhe nga jeta e përbashkët politike që na pret si evropianë të vjetër në një lidhje të re evropiane.

 

 

Jeni pjesë e reformës në LDK. Do të jeni nesër më shumë se sa pjesë e refomës partiake, nëse fiton LDK-ja?

 

K.Shala:  Unë kam një funksion në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ky është funksion i tanishëm, ndërsa përherë kam qenë pjesë e LDK-së. Kjo e dyta e bën pak të rëndësishëm funksionin, sepse shenjon përkatësi. Funksionet lidhen me mandate, lidhja dhe përkatësia politike janë çështje mendësie e ideologjie dhe vetë përcaktojnë përkatësi. Funksione të tjera apo jo, nuk do të thotë asgjë për një njeri të LDK-së. Unë do të ndihmojë LDK-në me punën time, së bashku me të gjithë kolegët në LDK, së bashku me të gjithë njerëzit e LDK-së, në këtë funksion, në një tjetër apo pa patur asnjë funksion të formalizuar.

A do të jeni pjesë e „votëbesimit“ politik në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

 

K.Shala:  Këshilli i Përgjithshëmi LDK-së ka përcaktuar parimet e sjelljes dhe të zgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet qëi kemi para. Ne duhet të punojmë shumë që të përmbushim standardin për kandidim, ashtu si dhe të respektojmë normën tonë të kandidimit. Se kush do të jetë përfaqësues në listën e LDK-së varet nga parimet dhe nga vullneti politik i degëve të LDK-së. Ne kemi kërkuar kandidatura brenda atyre parimeve, që do të thotë në listën tonë të kemi njerëz përfaqësues, të nderuar në ambientet e veta dhe profesionistë të mirë. Në këtë shenja mendoj se degët do të mund të zgjedhin kandidatë shembullorë. Se cilët do të jenë emrat, varet nga vullneti që kanë degët, por, për ne, është tepër e rëndësishme që të respektohen parimet e kandidimit që ka përcaktuar Këshilli i Përgjithshëm.