Xhorxh Bush: Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë

Image

Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush i ka dërguar një letër ngushëllimi Familjes së Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.

Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën.
 Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës.

 23 janar 2006