Në mbrojtje të dinjitetit të familjes dhe të UÇK-së, GANI GECI grushton XHAVIT HALITIN

1975200_10152091973238853_315661127_n

Nën presionin e dështimit të emisionit në RTK, Xhavit Haliti në një pushim mes seancash të Parlamentit të Kosovës, të martën më 20.10.2009, në kafenenë e Parlamentit të Kosovës, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ulen në tavolinën e Gani Gecit, me të cilin qëllon Ismet Beqiri, ish kryetari i Komunë së Prishtinës, tash deputet i LDK-së në Parlament e Kosovës. Në të njëjtën tavolinë qëllon edhe një gazetar i TV Rrokum-it të Migjen Kelmendit. Xhaviti Haliti, pa e përshëndetur mirë, fillon t’i kërcënohet gazetarit të TV Rrokum duke i thënë “nëse nuk e mbyll ti gojën ta mbylli unë”. E porosit gazetarin që të njëjtin mesazh t’ia përcjell edhe Migjen Kelmendit duke shtuar se “ia bëj edhe atij sikur shumë shqiptarëve që ua kam bërë gjatë luftës në emër të Shtabit Qendror të UÇK-së”. Vazhdon duke u munduar t’i bind të pranishmit se ai e ka udhëhequr luftën dhe ai vet ishte Shefi i Shtabit Qendror, më vonë i quajtur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Reagimi i Gani Gecit 

Sipas kamarierëve të pranishëm por edhe të Vlora Çitakut, e cila në rrethe intime ka konfirmuar se Gani Geci ka qenë i provokuar nga Xhavit Haliti, sepse në karagjozllëkun e Xhavitit paska reaguar deputeti Gani Geci duke u shpjeguar të pranishmëve se UÇK kishte lindur në Prekaz dhe Llaushë dhe Komandanti i saj ka qenë dhe mbetet Adem Jashari. 
Xhaviti Haliti vazhdon me fodullëk duke iu lavdëruar Gani Gecit, luftëtarit të ditëve të para të Adem Jasharit, se vetë Xhaviti e kishte financuar luftën dhe kishte qenë Shef i Shtabit Qendror. Në këtë cilësi i paska ndihmuar materialisht edhe Adem Jasharit për blerjen e armatimeve.
Deputeti Gani Geci duke qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit ia kthen edhe një herë Xhavit Halitit se UÇK nuk ka lindur as nuk ka luftuar në Zvicër, se atje s’ka pasur kë ta çliroj. Ai ia bënë me dije edhe njëherë se UÇK ka lindur në Kosovë dhe pikërisht në Prekaz e në Llaushë. Ganiu, gjithashtu, u shpjegon të pranishmëve se sipas dëshmive të pamohueshme të vetë Rifat Jasharit, as Xhavit Haliti, por as Bujar Bukoshi nuk ia kishin dhënë 600000.- DM Ademi Jasharit kur i kishte kërkuar për armatime. Nga kjo del se qëllimisht është sakrifikuar Adem Jashari me familje sepse ai e pengonte Xhavit Halitin dhe shumë xhavita për të dalë në sipërfaqe pa e shkrepur asnjë plumb.

Shefi i Shtabit Qendror të UÇK-së, Xhavit Haliti spiun i UDB-ës gjatë demonstratave të famshme vitit 1981!

Pas demnatimeve të deputetit Gani Geci, Xhavit Haliti reagon rrëmbyeshëm duke e quajtur Ganiun “rrenc dhe manipulues”. Gani Geci ia kthen se “ti Xhavit Haliti je vet rrenc dhe manipulues, dhe jo vetëm kaq. Ai i përkujton Xhavitit se sipas dëshmive të Mehmet Bislimit dhe shumë pjesëmarrësve studentë të demonstratave të vitit 1981, ti Xhavit Haliti ke qenë spiunë i UDB-ës dhe për ketë aktivitet tradhtar tëndin, shokët tu studentë nuk të kanë besuar, madje të kanë rrahur dhe të kanë goditur më një tullë në kokë. 

Xhavit Haliti humb kontrollin

Duke humbur kontrollin pas këtyre akuzave të padiskutueshme të Gani Gecit, Xhavit Haliti e ofendon rënd Ganiun duke i thënë “UDB-a ta q*** nanën”Një sharje kaq banale e shqiptuar në vend publik nga goja i një deputeti, në praninë e deputetit Ismet Beqiri, të zëvendësministres së Punëve të Jashtme Vlora Çitakut, të gazetarit të TV Rrokum-it dhe disa kamerierëve që kanë përcjellë skenën dhe ngjarjen i tmerron të pranishmit dhe Gani Geci i provokuar rëndë, mbron dinjitetin familjar por edhe të UÇK-së se Adem Jasharit duke goditur me grusht Xhavitin, të cilin e dërgon në botën e ëndrrave. 

Zhveshtja e Xhavit Halitit

Xhavit Haliti më në fund u zhvesh. Ai është i vetmi i burgosur politik që “ka pasur fatin mos ta rrah askush në burg në vitin 1981”. E pse ta rrah se? Të gjithë e dinë që ai ishte bashkëpunëtor i udbashit famëkeq Ibush Kllokoqi.
Të gjithë e dinë pra, që Xhavit Haliti ka qenë spiunë në demonstratat e famshme vitit 1981, të cilat sikur ato të vitit 1968 dhe të më vonshmet ia rrënuan themelet Jugosllavisë së Titos dhe RFY të Milloshqviqit. 
Botërisht dihet se Xhavit Haliti pasi u demaskua dhe u vërtetua se ishte spiun UDB-së, nga kjo organizatë famëkeqe u dërgua në Shqipëri dhe me detyrë u inkuadrua në Sigurimin e Enver Hoxhës, i cili e kishte dërguar në Zvicër për ta kontrolluar emigracionin patriotik shqiptar në Perëndim. Sipas dëshmitarëve të LPRK-së më vonë LPK-së, Xhavit Haliti gjithmonë ka qëndruar në prapaskenë dhe vazhdimisht dhe asnjëherë nuk i ka dhënë llogari organizatës së vet. SA herë ka dashur e ka sabotuar kë ka dashur për tradhti dhe spiunim.
Të gjithë e dinë se kur ia kishte futur një lloj eksplozivi veti në ballkonin e banesës, shtypi zviceran e paska cilësuar “ oficer i Sigurimit të shtetit Shqiptar”. Milami Zeka dhe Xhavit Haliti botërisht kanë gënjyer dhe dezinformuar se policia zvicerane as shtypi i atjeshëm kurrë nuk kishin pohuar se atë lloj eksplozivi ia kishte montuar në ballkon të banesë Xhavit Halitit. 

Kthimi i Xhavit Halitit në Kosovë

Xhavit Haliti u kthye në Kosovë nën përcjelljen e më se afër 100 agjentëve të SHIK-ut vetëm kur forcat e NATO-s tashmë kishin çliruar Kosovën. Xhavit Haliti, pra, ka shumë gjynahe, sepse nën maskën e UÇK-ës kishte luajtur rol shumë faqezi si për luftëtarët e UÇK-së po edhe për të gjithë ata që kishte dhënë urdhër të vriten gjatë luftës së viteve 1998/2000 të cilësuar dhe etiketuar si tradhtarë.