Fundi i Thaqit

foto

Shruar nga: Besim Rama

Siq dihet zgjedhjet parlamenta do të vin shumë shpejt kurse Kryeministi i Kosovës Hashim Thaqi duke e parë që i ka ardh fundi i tij në pushtet, ai ka filluar fushatën duke premtuar e duke u ofruar më shumë me qytetarin por në fakt dihet se ai per këto shtatë vite në pushtet ka qenë shumë larg qytetarit. Në fillim zotri Thaqi premtoj që FSK-ja do te shëndërohet FAK, duke mos e lënë presidenten Jahjaga ta kumtoj këtë lajmë për shkak se sipas kushtetutës presidenja është komandante e forcave të armatosura. Kryeministri Thaqi premtoj që do të hapen vende të reja të punës si dhe sipas tij në mandatin e ardhëshëm do të jetë zhvillimi ekonomik i Kosovës, duke e shfryëtzuar në maksimum institucinet e Kosoves për vota.

Nga këto që i thash më lartë Kryeministri Hashim Thaçi po identifikohet si njeriu i premtimeve të mëdha parazgjedhore. Këtë ai e ka dëshmuar së voni edhe me fushatën e nisur disa muaj para se ajo të shpallet zyrtarisht por ai ka dhënë shumë premtime nga vitet 2007 dhe 2010 të cilat kanë mbetur pa u përmbushur.
Në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 kishte premtuar se brenda 100 ditësh Kosova do të siguronte 100 njohje. Por, u deshën të kalojnë pesë vjet para se një gjë e tillë të arrihej, poashtu premtimi i tij i famshëm më 2010 se për 18 muaj të qeverisjes Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave, ka mbetur një premtim ne proces të cilin po e ripërsërit edhe sivjet.

Por, ajo çfarë kryeministri ka dështuar të bëjë përgjatë këtyre shtatë viteve të qeverisjes së tij është se ekonomia nuk është fare në gjendjen më të mirë, papunësia është në nivele të larta, inflacioni dhe deficiti tregtar.
Po lufta ndaj korrupsionit? Sa është luftuar korrupsioni gjatë qeverisjes së Thaçit?
Mund të thuhet lirisht se nuk është luftuar fare, por korrupsioni vetëm sa është shumëfishuar. Pse po vazhdon shitja e pasurisë shtetërore pa kritere dhe pa analiza të mirëfillta? E kam fjalën për disa pasuri që jane vitale, fitimprurëse dhe mund të them të domosdoshme që të ngelin prona shtetërore. Sa është luftuar korrupsioni gjatë qeverisjes së Thaçit? Mund të thuhet lirisht se nuk është luftuar fare, por korrupsioni vetëm sa është shumëfishuar. Ndesrsa sa u perket shërbimet shëndetësore, nuk e di ku t’ia vë gishtin problemit, por natyrisht duhet menduar në tërësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Poashtu mundemi te themi se në çfarë gjendje janë institucionet shëndetësore dhe ato të arsimit sepse jo vetem ndërtimi i shkollave e ngre nivelin e arsimit në vend. Në gjendje të mjeruar dhe për këto vite vetëm ka ngecje në cilësin e këtyre dy digastereve të rëndësishme për një shtetë funksional.
Derisa Presidenti Historik i Kosovës Ibrahim Rguova kishe vizion të qartë së shteti i ri Kosovës duhet të ketë flamurin, himnin, kushtetutn ato nuk u pranuan nga krahu i Hashim Thaqit që në atë kohë ishte në opozitë duke shkuar deri ekstrem dhe djegur flamujt dardan që i kishe propozuar Ibrahim Rugova por qfarë nodhi pastaj kur Thaqi nuk e pyeti fare popullin e Kosoves.

Populli nuk u pyet për flamur, himnin e as Kushtetutë. Nuk u pyet as për decentralizim. Populli nuk u pyet as për negociatat me Serbinë dhe as për marrëveshjet që u bënë mes Thaçit dhe Daçiqit. Këto gjëra, në shtetet demokratike bëhen me referendume. Ku është referendumi në Kosovë? A thua ekziston ky term në mendjert e politikanëve tanë ne kete qeveri te udhehequr nga Hashim Thaqi?
Liria e mediave eshte ne renie, të gjitha institucionet janë të okupuar nga përsonat e PDK-s dhe nga njerzit e Hashim Thaqit, vetëm ti përmendim disa nga ta, përshembull, Guveratori i Bankes Qendore është Bedri Hamza një ish-minister i PDK-së, po ashtu Drejtori i Kombinatit Trepça është Ahmet Tmava, nje ish kryetar i PDK-s në Mitrovice, poashtu e këtë kombinat ka qenë drejtor për një kohë të gjat Ferat Shala, tash zëvendësminister dhe njeri i PDK-s.

Ndësra sa i përket dorhejqeve të zyrëtarve të lart shtetror ajo nuk vjen në konsiderim edhe pas skandalëve që kanë pas dhe nuk ndalen, po marrim shembull Ministirn e Punëve të Brenshdëme pas gjitha atyne skandaleve, ky Minister del në medie dhe flet për sukses dhe as nuk i shkon në mendje për dorheqje.
Poashtu Universiteti i Prishtinës ka qenë i okupuar nga njerzit e partis në pushtet, dhe pas skandaleve që ndodhën në tempullin e dijes, Rektoi Ibrahim Gashi nuk pranoj të jepte dorheqje, edhe pas disa ditë protestave nga studentët. Situata u ba e pa përballueshem deri sa erdhi deri tek lëndimi, arestimi dhe mos funksionim i universitetit, dhe më në fund Rektori vendosi te jepte dorheqje.

Poashtu protestat ka filluar edhe në qytetin e Prizrenit, për shkak së Kryetari i Komunes Ramadan Muja është i dënuar me kusht, dhe shoqeria cilvile kërkon dorëheqjen e tij, por ai nuk zbrapses duke ruajtur postin e krytarit dhe duke mos thënë dorëheqj.

Fundi i Thaqit është edhe për faktin se në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vilin 2013, PDK-ja humbi shumicen e komunave të mëdha, ku populli e dënoj këtë qeverisje duke mos e voturar, ndërsa dy njerëzit më me ndikim në PDK, Jakup Krasniq dhe Fatmi Limaj janë larguar nga parti duke formuar një parti tjeter.

Me gjithë këto deshtime dhe keq qeverisje me gjithë këto degradime, emërime partiake në intitucionet e pavaruar dhe me gjithë këtë nepotizem si dhe me favore të njerëzve të afërt me partin në pushtet kanë bërë që Kosova të jetë një vend i krimit të organizuar nje vend i pa sigurt një vend që nuk ka prespektiv për të jetuar dhe si pasjo e gjithë kësaj është vetëm një emër e ai është Hashim Thaqi të cilit i ka ardhë fundi dhe vota e sovranit do ta dërgoj në pensionë.