Doni Budisalc: Per vrasjen e Ismet Racit le të flas pushteti aktual në Klinë

1975200_10152091973238853_315661127_n

Me 22 prill 2014 behen 13 vite nga vrasja e atdhetarin dhë kryetarin Historik të Klinës Ismet  Rraci.
Ismet Raci u zgjodh si kryetare i Klines duke fituar besimin e 52 % te elektoratit ne zgjedhjet e para te mbajtura pas luftes në nëntor te vitit 2000, ishte i pakapshëm për kundershtaret politik dhe i respektuar nga te gjithë Klinasit.

 
Me hyrjen e Forcave te KFOR-it në Klinë hyren edhe disa “komandanta” qe edhe gjatë luftes njiheshin si kundershtare te medhoj te LDK dhe presidentit Rugova , ata u vendosen ne qender te Klinës duke krijuar një shtabë i cili më shumë funksionoj per ndarjen e pasurive serbe ndermjet tyre se sa si shtab i UCK-s.
Paslufta në Klinë ishte e rrezikshme, e rreziku më i madhë ishte të ishe antar apo simpatizant i LDK-s sepse menjehere nga mbrapak ke qene i rrezikuar nga keta persona qe zakonisht kercnimet , shantazhimet dhe vrasjet i kanë bere duke te etikituar si tradhtare dhe bashkpuntore të serbis.
Pasi i mbushen gjepat duke vjedhur, zapuar shitur gjera qe kryesisht i kishin more nga pronat serbe, dhe me formimin e partis që at’here u quajt si krah i luftes të gjithë kaluan në PDK, dhe kishin një qellim ta merrnin pushtetin më dhunë dhe kercnime.
Gjatë fushates së LDK-s në Klinë u shenuan disa incidente të cilat vinin nga partija qe pretendonte me gjdo kushte pushtetin e që afer kishte angazhuar të forcat e mundeshme ta pengonin fushaten dhe programin e LDK-s, vlen të theksohet se gjatë vizites se presidentit Rugova në Klinë i është sulmuar vetura më gurë dhe gjesende tjera.
Por ne zgjedhje foli populli duke e votuar kandidatin e LDK-s dhe njerin më të respektuar e të dashur për Klinasit ISMET RACIN i cili ao kohe kishte fituar 52 % apo 8834 vota dhe ende mbetet kandidati me i votuar ndonjehere per kryetare komune në Klinë.
Kjo fitore i irritoj shumë ata që më gjdo kushtë kerkonin pushtetin, dhe pas disa kercnimeve që i kishin derguar Ismet Racit dhe duke pare që ato kercnime aspak nuk po ja ndryshojn mendjen vendosen që ta angazhojnë skuadren vrastare, apo sot që njifet sikur SHIK-u që kryesisht mirrej më vrasjen e figurave të ndritura të kombit e që shumica ishin në Lidhjen Demokratike të Kosoves dhe perkrahes të presidentit Rugova.
Në mëngjesin e 22 prillit të vitit 2001 pak muaj pasi kishte fituar ne zgjedhje dhe ishte duke shkuar në punë , në hyrje të baneses se tijë dy persona të armatosur kishin hapur zjarr duke vrar mësuesin, humanistin, atdhetarin dhe kryetarin Historik të Klinës.
Më vrasjen e Ismetit u vra njeri qe unifikoj dhe bashkoj elektoratin Rugovian të Klinës, dhe pas vrasjes se tijë LDK-n në Klinë u dobsua shumë e me dobsimin e saj më së shumti perfitoj partija që tash është në pushtet dhe vazhdon ta mbaj pushtetin që e kishte fituar pas vrasjes së Ismet Racit e që shumë prova dhe deshmi tregojnë se pas vrasjes se tijë gjindjen njerz që sot gezojnë pozit të lartë në komune.
Ne besojm që një ditë urdherdhënësit dhe kriminelet do të zbulohen dhe do të dihen emrat e atyre qe per interesa personale dhe partijake vranë Ismetin dhe shumë të tjere vetme pse ata i takonin një partije tjeter dhe ishin njerz qe u mbeshteten nga shumica e popullit.
Lavdi jetës dhe vepres së Ismet Rracit.