TRI DETYRA PROGRAMORE PËR LDK në PËR ZGJEDHJET NACIONALE

1975200_10152091973238853_315661127_n

Të shkruhet për parti politike është njësoi sikur të rrahet uji në havanë si thotë një fjalë popullore, por me që ne shqiptarët ende përpelitemi për dhe rreth pluripartizmit mendoi se e meriton që megjithatë të fokusohemi edhe rreth partive.

Po bëhen afër tri dekada që kur një parti shqiptare me program dhe statut të përpiluar demokratik kishte filluar ecjen e zorshme nën pushtim e asaj kohe, shkurt kjo parti me tri shkronja LDK dukej apo edhe paraqitej si vazhdimësi e Lidhjeve shqiptare prej asaj të Lezhës, të Prizrenit, të Pejës dhe tutje. Kjo parti mëtonte dhe kishte synim që nëpërmjet zërit të qytetarëve shqiptarë të artikulonte frymën dhe vullnetin tonë që duke zgjedhur demokratikisht njerëz brenda saj si përfaqësues të Kosovës të ishin pjesë e senzibilizimit dhe vetëdijësimit të botës për Kosovën. Në rrugëtim e sipër kjo parti hapi dyert që edhe parti të tjera shqiptare të formoheshin me kohë, por LDK ja do të mbetët në histori si partia e parë shqiptare e formuar e demokratike në gjitha trojet shqiptare duke përfshirë edhe vet shtetin shqiptarë. Të tjrat janë të ditura, apo të themi se me vite kishte reforma por ende ato nuk janë sa duhet të profilizuara sa i përket kohës dhe momentumit, ngase aso kohe dihej se prioritet ishte mobilizimi dhe çlirimi i Kosovës duke krijuar miqë ndërkombëtar të cilet edhe u krijuan si punë dhe qasje madhore e Presidentit Rugova dhe mbarë popullit shqiptarë që ishte rrugës së tij.
Po të ndalemi në LDK në e sotme, ku gjindet ajo strukturë pra parti politike duke shikuar pak të kaluarën që nga katrahura e vititi 2006 kur dy personalitete të LDK së aso kohe për kapriçe dhe pisllëqe personale e ndanë LDK ne në dyshe duke krijuar favore për partinë rivale dhe majtiste enveriste që të merrte pushtetin dhe ta mban deri edhe në ditët e sotme. Dëmte ishin vërtet vështirë të riparushem pas vitit 2006, e sidomos edhe pas futjës në koalicion te vet LDK se me partine rivale PDK ne aty edhe shumë e më shumë simpatizues e anëtare edhe u larguan nga partia si jo përkrahje të një afrimi me ata që edhe tentonin të likuidonin njerëz të LDK se. Pas një periudhe tjetër dhe pas Kuvendit të fundit të VIII disi fryma në LDK filloi të ngritej dhe të dukej një dritë në tunel se anëtaresia dhe simpatizuesit e LDK se kishin filluar të shikonin me gëzim një kthyerje të LDK së4 në piadestalin e partisë numër një, kjo edhe do të ndodhte në zgjedhjet e kaluara lokale ku LDK ja thuaja se doli si parti e parë me komuna të mëdha. Ky rezultat edhe krijoi pakëz aufori, apo thënë më mirë krijoi një vetëkënaqësi si duket te udhëheqja apo te strukturat e saja, dhe disa muaj disi ishin si në amulli strukturat e LDK së, shkurt disi u përgjumën dhe kjo i krijoi hapësirë kundërshtarit politik nga PDK ja që të marri sulmin dhe të fitoi më shumë hapësirë dhe të aktivizohet më fuqishëm para procesit zgjedhor. Ndoshta strukturat e LDK se janë të vetëdijshme dhe ende nuk po duan të bëjnë zhurmë para kohe, por duhet ditur se lufta politike shpesh don edhe zhurmë, edhe fraza të forta, aty këtu edhe bërtima ngase ne ende jemi ballkanas dhe ai që bërtet dhe rren më shumë ai edhe fiton, e une nuk them se duhet të rrejnë LDK ja por së paku të jenë më të zeshëm kundër rrenave të kundërshtarëve politikë. Dihet mirëfilli se në LDK ka kohë që funkcvionojnë grupe të ekspertëve, dhe vërtet ato ekipe janë profesionale dhe sigurishtë se janë të përgatitura shumë mirë për proçesin zgjedhor, dhe kjo duhet të jetë alfa dhe omega e LDK se që të krijoi program të kohës, të prekshëm dhe shumë të zbatueshëm për qeverisje të cilën e mëton. Ka shumë detyra, ka me mijëra gjëra që duhet të jenë prioritet për LDK ne nëse qeverisë me shtetin, ka vërtet aq shumë punë sa që edhe po të ishte një qeveri me Merkel në krye nuk do ja dilte, ngase kjo qeveria e sotme e PDK së do ja lë shumë patate të nxehta në duar qeverisë së ardhshme, që nga fusnota, “Zajednica serbe” korrupcioni, krimi ekonomik e politik e çka jo tjetër që kanë shkatërrue pasuritë e shtetit. Po edhe për këto qështje LDK ja duhet të jetë prore e qartë në programe dhe duhet shkurt qytetarëve dhe votuesëve hapur dhe pa dorëza tua tregoi pasojat dhe mundësit riparuese nëse ato egzistojnë që ti kapërcejnë katrahurat që po lenë pas qeverija PRONTO! Në këtë shkrim nuk do ndalem rrethë qështjeve tjera programore ngase ato janë dhe mbesin qështje parësore që prej ekonomisë e gjerë të arësimi i mirëfilltë, megjithatë une do ndalëm rreth tri qështjeve për të cilat mendoi se LDK ja medoemos duhet të ketë kjartësi dhe duhet të dal haptazi para elektoratit se si duhet të mirren me to:
Radikalizmi fetar, apo konkret islami radikal si rrezik përmanent për identitetin shqiptarë dhe interesat e shtetit për integrime euro-atlantike?
Që prej pasluftës dihet mirëfilli se Kosova u shëndrrua në një poligon të lirë për shumë sekte fetare e që shumica ishin dhe mbetën të lidhura me grupe ekstreme radikale islamike të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin tonë laik mysliman që e kemi mbajtur me shekuj edhe pse si lëkur gjarpëri që na e la asmanlija sulltanez. Me vite të tëra ky radikalizëm duke u mbështetur edhe nga disa klerikë islam të cilët për fitime materiale lëshuan hapësira që me kohë të degjenerohen edhe shumë të rinjë me ide bin ladeniste dhe muxhahedineze saqë fatkeqësia të jetë edhe më e madhe sot shqiptarë të rinjë humbin jetërat e tyre në toka arabe si muxhahidinë dhe si vrasës për interesa të grupeve terroriste arabo-turke dhe disa shqiptarëve klerikë që janë shëndrrue në milionera këtu në Kosovë, Maqedoni e edhe Shqipni. E pra LDK ja si parti djathtiste, si parti me vlera europiane dhe me vizion rugovian duhet kjarte dhe shul shqip të dali hapur para elektoratit dhe të deklarohen se me program qeverisës LDK ja do të bëjë çmos që të luftoi këtë të keqe që ka kaplue shoqërin kosovare dhe gjakun kastriot shqiptarë. Asesi nuk duhet hezituar të ketë qëndrime parimore dhe të thuhet se LDK ja as nuk kishte, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë simpati për radikalizmin fetar të asnjë lloji e konkretisht asesei për fantazmat e Shefqet e Milazim Krasniqit, shkurt LDK ja duhet të orientohet dhe të deklarohet kundër grupeve ekstreme dhe radikale islamike që na i mbollën në Kosovë qeveria Thaqi e sidomos B. Pacolli e Ferid Agani. LDK ja duhet të jetë e kudesshme që në listat e saj për deputet mos të figorojnë mjekrrosha dh politikaj të cilët flirtojnë me radikalizmat fetare e sidomos me atë islam al qaidas.
LDK ja e ka për detyrë që qysh tani para procesit parazgjedhor e edhe në proces zgjedhor të kjartësohet edhe sa i përket qështjesë së historisë jo të largët për dhe rreth luftës. Pas miratimit të ligjit për veteranë dihet haptazi se jashtë këtij ligji kanë mbet me mijëra aktivistë, veprimtarë, luftëtare, njerëz të logjistikës të cilët ishin institucionalistë të kohës. Ligji i miratua ishte degradim dhe mohim i kontributiti të mijëra shqiptarëve që dhanë çdo gjë për shtetin dhe lirinë, andaj LDK ja duhet haptazi të e thotë se me ardhjën në pushtet edhe ky ligj do të rishikohet, dhe me të do të shkruhet historia ashtu si ishte, duke futur FARKU ne si mburoi e luftës, ashtu si ishte. Ndoshta tingëllon si diç jo normale që të thërrasim ndërgjegjën dhe dikush mundet ta kuptoi kinse si përqarje, por jo përqarjen e bënë prontot LPK iste të cilët si në kor të gjithë së bashku nga PDK ja AAK ja e VV ja që ishin dhe janë të një brumi marksista-leninsita e kanë përqa këtë popull andaj LDK ja si parti moderne dhe demokratike e ka për detyre dhe obliguese që historinë ta shkruaj e vërteta e jo histeria e3nveriste stalinsite. Kojo do duhej të jetë pjesë e programit dhe fushatës edhe me çmim të kërcnimeve dhe etiketimeve alla enveriste koministe.
Krimi ekonomik, krimi politik, korupcioni dhe zhvatja e pasurive shoqërore e shtetërore ishin premisa të qeverisë në ikje, e kjo ndërlidhet edhe konkret me gjyqësorin e korruptuar, të shantazhuar, të frikësuar dhe të blerë nga qeveriatrët e sotëm, dhe e gjitha kjo e ka edhe një hije të zezë, mos zbardhja e vrasjeve të njerëzve pra personaliteteve politike e ushtarake të LDK se apo të institucioneve të Republikës së Kosovës që ende nuk janë zbardhur fare. LDK ja duhet të ngrit zërin edhe gjatë para fushatës dhe sidomos në fushatë dhe ta ketë pjesë të programit qështjen e luftës së pakompromisë ndaj këtyre dukurive, dhe sidomos qështjen e gjyqësisë, shkurt duhet bashkëpunim institucionale edhe me organet vendore e ndërkombëtare që vrasjet më në fundë të zbardhen. Kosoav është vend i vogël dhe nuk do ketë ecje normale derisa familjare të shumtë mbetën me lotë në sy pa të dashurit e tyre, dhe besa Kosova si shoqüeri mbetët e njollosur derisa kriminelet sllen lirshëm në këto hapësira. LDK ja duhet të tregoi guximin dhe argumentin ta ketë si formul dhe nëse fiton qeverisjen duhet të siguroi dhe garantoi votuesit se do të mirret seriozisht me krimin dhe kriminelet, me korrupcionin dhe hajnin, shkurt duhen njerëz të guximshëm e të profesionalizmit që kësaj radhe të jenë në listë për të deleguar të LDK së për parlament.
Dihet se nuk është e lehtë e gjitha kjo të përthekohet, por momentumi ka ardhur, dhe edhe Europa dëshiron punë e jo fjalë, shqiptarët janë mërzitur me pallavra folklorike patriotike, shqiptarët duan qetësi, siguri, püunësim dhe mirëqenje por e gjitha kjo edhe kërkon njerëz më të ri , më të ditur, më të guximshëm dhe më të aftë që të jenë përfaqësus në parlament. Nga kjo përberje që kishte GP i LDK së duhen shumë ndryshime, shkurt lista e re e LDK se kërkon edhe njerëz të rinjë, që nuk janë të shantazhuar nga SHIK u dhe që nuk frigohen të i thonë të keqës e keqe, janë disa deputete që meriotojnë ende të mbesin në listë, por janë edhe shumica që duhet të largohen kësaj radhe nëse dëshorohet të vuj në pushtet LDK ja dhe të plotësohen ato pika programore që duhen të jenë prioritet i kohës. Kosova duhet ta luftoi krimin dhe korrupcionin, duhet ti rishikoi disa ligje dhe duhet ta zhvilloi ekonominë, këto jane parësore dhe nuk duhen pazare asfare me arabët, nuk na duhen donacione të ndertimeve të xhamijave, por na duhen shkolla, spitale dhe infrastrukture bashkëkohore që ti kapemi trenbit për në Europë. LDK ja ka kapacitete, por ende mungon guximi, LDK ja ka ide por mungon praktikimi, LDK ja ka shumë njerëz të shkelqyeshëm por ata duhet të jenë aty ku do rezlultojnë me punë. Ndryshe nëse vazhdohet me amulli atëhere nuk na duhet LDK ja në pushtet, dhe nëse koketohet për dhe reth atyre tri pikave që i shënova më vonë atëher nuk na duhet LDK ja në pushtet.
Nëse LDK ja nuk deklarohet hapur ndaj ekstremit radikal islam, ndaj krimit dhe kriminelvë e korripcinonistëve, dhe nëse nuk deklarohet se do bëje rishikime ligjesh si ai për veteranë, për FAK ta shëndrroi në FARK e të tjera, më mirë le të rrij në opozitë. E mira e së mirës do jetë që një numër personalitetesh që me dekada janë në LDK, por që ka viute janë të sterkequr, të shkokordhuar, të pa ide, të pa vizion dhe disa edhe të4 shantazhuar nga prontot-shiku, të ikin të largohen dhe të tregohen bile pak me njerëzi, se të tillët vetëm dëme shkaktojnë ende. Të besojmë se për të gjitha këto dhe shumë e shumë mendime, këshilla, sygjerime dhe dëshira të rugovistëve të gjejnë vendin në zyren e Liderit tonë të respektuar kryetarit Isa Mustafa dhe kabinetit të tij, dhe nëse ata bashkëbisedojnë dhe bashk¨ndjejnë me neve do bëhet më mirë, se dëshira e shumicës shqiptare është që Kosova tani ta ketë për Kryeministër një njeri të zananti, pra ekonomist siç është Z. Isa Mustafa, por edhe afër tij një kabinet me moral, profesionalizëm dhe guxim kohe