Shkëmb Manaj: A do të financojë Qeveria edhe urdhërdhënësit e vrasjes së babait tim?

b

Djali i veprimtarit të LDK-së dhe avokatit Shaban Manaj, i cili është vrarë në vitin 2000, Shkëmb Manaj kritikon Qeverinë e Kosovës për vendimin që të nxjerr projektligj për heqjen e shpenzimeve te mbrojtjes për ata që do të përballen me Gjykatën Speciale, si dhe për ndihmë familjeve të tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk është kujdesur që të nxjerr Projektligj për përkujdesjen institucionale ndaj familjeve të veprimtarëve dhe luftëtarëve të shquar të Lëvizjes së Kosovës për liri dhe pavarësi, si të: Xhemail Mustafes, Shaban Manajt, Enver Malokut, Ismet Rracit, Smajl Hajdarajt, Uke Bytyqit, Komandant Drinit, kolonel Tahir Zemajt, Shefki Popovs, Haki Ymerit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Isuf Haklajt, Sabahate Tolajt, Kosove e Albert Zeqiraj etj.”, ka shkruar Manaj në Facebook.

Manaj, thotë se Gjykata Speciale duhet t’i trajtojë vrasjet me motive politike.

“Në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë parasysh se nesër pjesë e të akuzuarve në këtë Gjykate mund të jenë edhe ata qe i kanë urdhëruar dhe kryer këto vrasje makabre me motive politike. A nënkupton kjo që Qeveria e vendit tonë do të financojë mbrojtjen edhe të atyre që urdhëruan dhe vranë mizorisht Xhemail Mustafen, Shaban Manajn, Enver Malokun, Ismet Rracin, Smajl Hajdarajn, Uke Bytyqin, Komandant Drinin, kolonel Tahir Zemajn, Shefki Popoven, Haki Ymerin, Bekim Kastratin, Besim Dajakun, Isuf Haklajn, Sabahate Tolajn, Kosovë e Albert Zeqirajn ?!!!”.