Don Samson Pjetraj: Rugova, hero i dashuris!

doniii

 

Vazhdoj te admiroj filozofin e tij, sepse ishte nje filozofi dashurie. Pikrishte pse kishte nje dashuri aq te madhe per te gjithe, ne qeverin e tij benin pjes te gjithe: mysliman e katolik; te bardh e te zi(jo si tani)! Po, nje dashuri qe beri per vete miqt e armiqeve tane( edhe shume armiq).

Ai donte edhe armiqt, por nuk e donte filozofin e tyre mbi popullin tone, prandaj nuk ju ka bindur as edhe nje here, por ata i donte, i donte sepse edhe ata ishin bije te Zotit, dhe si krijes e Zotit e rrespektonte, e nderonte, …edhe armikun. Nuk ju bindte, sepse t’ju bindte, do te thote te behet bashkpuntore i se keqes, e kjo eshte kunder ligjit moral, dhe aspak bashpunim per te miren. Serbet na burgosnin, por ai i donte serbet, por jo filozofin e tyre.

Hidhnin bomba neper shtepija, krecnonin femijet tane dhe ai i donte edhe serbet, e per dashuri qe kishte u pergjerua botes duke thene” ne jemi per paqe, jo per lufte”, kjo vlente per dy palet!

Kur i dergonin paramilitaret e tyre neper shtepija ne mes te nates, dhe na terhiqenin ne rruge duke na rrahur, ai i donte ata qe na rrahnin, por jo rrahjen e tyre, sepse vetem kafasha perdor forcen, kurse njeriu zgjedh punet me koke! Me kete dashuri la boten me goj hapur, i la armiqt shtang, sepse ai dinte te duante, dhe me dashurin e tij pushtoj zemren e armikut dhe te botes dhe ne fakt e fitoj lirin. Nuk e fitoj lirin vetem per veten e vet: beri apel deri ne ate pik sa fitoj ata dhe fitesa e tij ishte e dyfishte! Me kete filozofi edhe vdiq!