LDK-ja e ISA MUSTAFËS KA MUNDËSI TA SHPËTOJË VENDIN DUKE PATUR NË KRAH DONIKA GËRVALLËN

pizap

Nga: XHEVAT REXHAJ

Si zakonisht më duhet të them se aty ku frymon LDK ja aty ka vlera, apo tani më përshtatet një thënje që qarkullon kudo; tradita vazhdon. Në Grenchen të Zvicrës javën që e lamë pas u mbajt një tubim dhe manifestim nga Dega e LDK-së në Zvicër si shenjë për 24 vjetorin e aktivitetit të LDK-së në këtë shtet. Mysafirët ishin të shumtë, bashkatdhetarë të shumtë afër 1 000 gra, burra e fëmijë ishin prezent që së bashku me Kryetarin e LDK-së Z. Isa Mustafa me bashkëpunëtorët Ismet Beqiri, Sali Morina e Agim Veliu të ishin pjesë e këtij evenimenti. Në ketë organizim kishte veprimtarë edhe nga Beneluksi Dega e LDK-së dhe Gjermania po ashtu. Prezent ishin edhe Zonja Donika Gervalla me bashkëshortin Stefan Schwarz, bashkëshortët krijuesit dhe politikanë njihereit Zonja Elida dhe Zoti Skënder Buçpapaj, miqë zviceranë të cilët u anëtarësuan zyrtarisht në LDK: Herr . Sohm Rolf Herr. Beck Rolf Herr . Halbeisen Heinz Herr. Ettlin Cristian Herr. Mousa Berger Herr. Fritz Berger Frau. Ghislaine Christinat Herr . Walter Polencic ( Slovenia) , Dr. Llukman Halili e Dashnim Hebibi , ylli i muzikës shqiptare dhe Rugoviste me shpirt Adelina Ismajli, si dhe shumë e shumë të tjerë emna të perveqëm.

Pa dashur të bëjë një kronologji si rodhi programi dua të ndalem në atë se çfarë përqoi ky manifestim. Fjalët hyrëse ishin të thukëta nga Z. Haki latifi kryetar Dege në Zvicërr, A. Avdyli dhe moderatori Sh. Shala. Me interesim pritej fjala e lkryetarit të LDK-së njiherit kandidat unanim i LDK-së për kryeminister Z. Isa Mustafa, ngase bashkëatdhetarët dëshironin që për së afërmi të njihen pak me programin e LDK-së. Fjalët e Z. Mustafa ishin me kuptim, ishin të shkurtëra por shumë shpresëdhënëse, duke mos bërë folklorizëm por duke treguar program konkret politik dhe ekonomik për Kosovën. „ Ne si LDK mendojmë dhe punojmë që shteti i Kosovës të përparoi ekonomikisht, të kemi partner vendet euro-atlantike dhe të kemi investitor nga këto shtete. Ne sot jemi të ngulfatur nga një qeveri që ka bërë shumë të k¨qeija për shtetin, nji qeveri e zhytyr në korrupcion dhe krim ekonomik, një qeveri që ka plandosur të ardhmën e Kosovës, andaj ne si LDK duam ta nderpresim këtë trend duke ofruar qytetarisë së Kosovës zhvillim dhe përparim ekonomik, e jo më fjalë boshe. Ne si LDK asesi nuk themi se duhet të merremi aq shumë me simbolizma, por ne si LDK dhe rugivistë e kemi për obligim që të mednojmë edhe për simbolet e shtetit, dhe gjithsesi se do të bëjmë si qeveri që Flamuri Dardan të jetë flamur shteti,Hymni të jetë ai që ka dizajnuar Presidenti Rugova që ligji për veteranët të rishqyrtohet ngase ne duam që historia të shkruhet ashtu si ishte , dhe gjitha këto ne nuk do i bëjmë kinse për vota, por për hir se janë vërtet histori e shkruar nga President Rugova që i duhen Kosovës…“ tha ndër të tjera Z. Mustafa.

Më pas Z. Mustafa foli edhe më konkretisht për disa pika programi për qeverisje, duke kritikuar konkretisht e me fakte qeverin në largim.

„Qeveria në largim po vazhdon të dëshmojë paaftësinë dhe mungesën e interesimit për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve. Në mënyrë të hapur, veprimet e saj krejtësisht parazgjedhore, janë të orientuara ekskluzivisht për përfitime votash. Thesin e dhuratave, kjo qeveri e ka hapur vetëm për një pjesë të vogël të qytetarëve.
Ndërsa, ka harruar krejtësisht mijëra të reja e të rinj, të cilët duhet të fillojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, në atdheun e tyre. Kjo qeveri, po vazhdon t’i trajtojë si mos më keq gati gjysmën e popullsisë së Kosovës që jeton larg atdheut. Me djersën e tyre, ata e kanë mbajtur gjallë Kosovën në vitet e saj më të rënda. Kanë mbështetur luftën e saj çlirimtare. I kanë ndihmuar rindërtimit të vendit dhe me paratë që sjellin ata, jeton gjysma e popullsisë së Kosovës. Për të qenë korrekt edhe për pjesmarrësit due të them se fjala e Z. Isa Mustafa disda here u ndërpre nga të pranishmit me duartrokitje, dhe kjo ishte shenjë dhe njiherit vërtetim se Z. Mustafa gëzon një respekt dhe përkrahje të madhe te LDK istët e mërgatës.

E kjo qeveri, nuk është e zonja ta zgjidhë asnjë problem të tyre. Ata gjobiten që në kufi kur vijnë të çmallen në atdheun e tyre. Ata trajtohen në mënyrë të padinjitetshme nga zyrat e shtetit të tyre. Atyre, qeveria në largim nuk ka mundur t’ua zgjidhë as problemin e pensioneve. Qeveria që ne do të udhëheqim pas zgjedhjeve, në një afat shumë të shkurtër, do të përmbyllë të gjitha detyrimet karshi qeverisë së Zvicrës, që kosovarëve t’ua mundësojë të përfitojnë pensionet e tyre. Atyre do t’ua mundësojë të ndjehen të dinjitetshëm dhe krenarë për punën që kanë bërë dhe për kontributin që i kanë dhënë Kosovës „.

Momente interesante dhe me shumë domethënje ishin ato kur Kryterai Mustafa në mënyrë zyrtare ua dorëzoi librezat anëtarëve të rinjë nga radhët e zvicerranëve të cilët me përkushtimin e aktivistit Z. Riza Smajli bëhen pjesë aktive si biznismen dhe politikaj zviceranë në LDK: Sohm Rolf ,Herr. Beck Rolf, Herr . Halbeisen Heinz, Herr. Ettlin Cristian, Herr. Mousa Berger, Herr. Fritz Berger, Frau. Ghislaine Christinat, Herr . Walter Polencic ( Slovenia). Në emër të LDK istëve të rinjë miqë tanë zvicerran shkurt falenderoi Z. Sohm. Në fjalet e tija miradije për Kosovën dhe shqiptarët ai shkurt tregoi se kanë lexuar programin dhe statutin e LDK-së dhe si njerëz të së djathtës do ta gjejnë veten shumë mirë në LDK, ngase shtoi ai edhe emri i Presidentit Rugova çmohet kudo në botë, ne do të jemi pjesë aktive e LDK-së tha në fund Z. Sohm. Afër 1 000 të pranishëm në sallë ishin ngritur në këmbë dhe pe¨rshendeten aderimet e reja në LDK, dhe këtu ishte kjartë edhe gëzimi i Z. Mustafa për punën që bënë LDK ja në mërgatë. Z. Mustafa duke falenderuar aderimet tha se është kënaqësi që LDK ja pasurohet me bashkëshortët si dy personalitete të njohura Elida dhe Skender Buçpapaj, si dhe ashtë nder për ne që shtetas zviceranë që edhe janë të angazhuar në Kosovë tani më bëhen pjesë integruese aktive e LDK-së. Ne do të fitojmë zgjedhjet ngase edhe miqët tanë auro-atlantik e dijnë mirë se LDK -ja kishte dhe ka vlera të çmuara që na i la Presidenti Rugova, por ne nuk duhet vetëm me fjalë dhe përkujtime të mendojmë atë, por të punojmë në vizionin e tij për Kosovën e integraur në ecjen euro-atlantike.

Pas fjalës së kryetarit Mustafa, për ta përshendetur manifestimin kishte ardhur enkas veprimtarja dhe aktivistja më e njohur e LDK-së edhe në vitet e vështira Zonja Donika Gervalla me mikun e shqiptarëve bashkëshortin Stefan Schwarz. Pas ftesës që të flas para të pranishmëve ajo u përcoll me shumë duartrokitje dhe respekti. Zonja Donika ishte e shkurt në paraqitje por tejet e kjart dhe me një kuptim kohe, ajo gjatë gjatë fjalimit të saj, theksoi:
«Kam dëshirë të madhe, që LDK-në ta shoh të fuqishme, si në ditët e saja të para. Kam dëshirë, që LDK-në, të mos e shoh afër aktorëve të krimit në Kosovë. Kam dëshirë, që LDK-ja ta udhëheq shtetin e Kosovës, drejt një shteti demokratik dhe me perspektivë për gjithë banorët e saj. Kisha dashur, që të bëhet një fushatë e fuqishme, që më në fund, jo vetëm LDK-së, që t`ia kthehet dinjiteti, por edhe gjithë Kosovës dhe neve në diasporë. Lidhja Demokratike e Kosovës në diasporë, ishte mbështetësja kryesore gjatë viteve të okupimit. Jemi në prag të zgjedhjeve, Kosova gjendet në një udhëkryq të madh, prandaj duhet të vendoset se kah do të shkojë Kosova, mendoi se edhe Z. Isa Mustafa do të kujdeset që të bashkuar si LDK të qeveriset Kosova».

Më pastaj anëtarësisë tani më edhe zyrtarishtë iu bashkuan dy personalitete të njohura të politikës dhe krijimtarisë nga Shqipëria, apo dy bashkëshortëve që ishin me dekada krah dhe afër President Rugovës; Zonja dhe Zotëriu Elida e Skender Buçpapaj. Me këtë rast duke falenderuar dhe duke lavdëruara punën e LDK-së e edhe të liferit Mustafa, për të cilin Zonja Buçpapaj tha se sigurisht që ai do jetë kryeminster i ardhëm i Kosovës, mbajti edhe një fjalim shumë domethanës, të cilin une do e japi këtu:

“Gjesti ynë ishte si një gjest i jashtëzakonshëm në një moment të jashtëzakonshëm. Sepse s’kemi qenë asnjëherë anëtarë të asnjë partie politike. Si gazetarë dhe intelektualë me pikpamje centriste e liberale, e kemi mbështetur gjithmonë LDK-në, sepse garantin për këtë parti që e nisi rrugëtimin si lëvizje kombëtare me vizion kombëtar dhe euro-atlantist e kishim nga dy faktorë – i pari Ibrahim Rugova, i dyti – populli i Kosovës, elektorati rugovian, i cili e kërkonte Kosovën dje të lirë e shtet të pavarur, sot që të ketë formatin e një shteti europian.
Ne e kemi mbështetur LDK-në në kohët më kritike, por ndërkohë pas vdekjes të Rugovës e kemi kritikuar ashpër. Në një parti të tipit rugovian, ku toleranca është rruga për të ecur përpara, kritika duhet të jetë gjenerator lëvizës.”

U anëtarësuam në LDK-në e Zvicrës, që ka kontribute për çerek shekulli, sepse Kosova ndodhet në një moment shumë kritik, ku shteti i së drejtës rrezikohet nga antishteti, krimi dhe korrupsioni dhe në këtë udhëkryq të madh, mendojmë se Kosova e qeverisur nga LDK-ja ka shanse të bëhet shtet me të gjitha prerogativat që kanë shtetet në Perëndim.

Ne jemi të vetëdijshëm për rrezikun që Kosovës i qëndron mbi kokë si Shpata e Damokleut dhe mendojmë se LDK ka mundësi ta shpëtojë vendin nga tatëpjeta.

LDK ka mundësi ta bëjë këtë sepse sot Kosova ka aleatë SHBA,Perëndimin dhe rruga që do të përshkojë është e qartë si drita e diellit. Këtë rrugë duhet ta përshkojë me një lidërship me integritet, me politikanë me integritet, me politikë me integritet. Do të vijë në pushtet jo për interesa partiake, jo për interesa individësh, klanesh apo bajraqesh, por për interesa të Kosovës dhe të gjithë banorëve të saj pa dallim idesh, etnish apo besimi fetar.

Ka ardhur koha që LDK të ngrihet. Zgjedhjet janë në prag të derës. Prandaj angazhimi duhet të jetë maksimal. Lideri I LDK-së Prof.Dr. Isa Mustafa ka shumë shanse të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Por që ta fitojë këtë mandat i duhet një imazh i pastër dhe brilant, që do të reflektojë pastërtinë e popullit të Kosovës dhe të politikanit, si përmbajtje e kësaj partie politike.

Prandaj them se LDK-ja e Isa Mustafës fiton me Donika Gërvallën. Kjo është Kosova. Djepi i mrekullisë njerëzore, sepse nga gjiri i saj lind gjithmonë figura që e nderojnë, që e bëjnë të krenohet dhe t’u besojë, figura që i japin Kosovës pa e patur në mendje përfitimin personal. Pikërisht si thotë John F.Kennedy “Ask not what your country can do for you; ask what you can do for your country.” – “Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet çfarë mund të bësh ti për vendin tënd”.

Sepse Kosova sot është në rrezik. Luftua u fitua, por vendi rrezikon të pushtohet nga armiku varfëri – prodhuar nga korrupsioni, mafia, informaliteti.

Dhe LDK-ja e Isa Mustafës ka mundësi ta shpëtojë vendin duke patur në krah Donika Gërvallën.

LDK-ja prej vdekjes të Rugovës i ka provuar të gjitha llojet e humbjeve. Po të krahasosh elektroratin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2001, 2004 me atë të 2010, LDK-ja ka humbur gjysmën e tij, ndërkohë që në zgjedhjet e 2010, abstenimi në votime ishte 55 %. Pra më tepër se gjysma e popullit të Kosovës nuk kanë dalë në votime. Sepse e kanë humbur besimin tek politika. Statistikat janë shumë eklatante. Flasin vetë. Nuk duan koment. Por ky elektorat është aty. Që duhet të shkojë patjetër në votime, sepse me votën e tij Sovrani vendos fatin e tij.

Me imazhin e Donika Gërvallës LDK-ja e Isa Mustafës mund ta rifitojë zemrën elekoratit rugovian, elektoratit që ka abstenuar. Për t’i treguar popullit të Kosovës, se LDK-ja ka reflektuar për gabimet e saj, të cilat i kanë kushtuar asaj dhe popullit të Kosovës. Dhe pas tatëpjetës, ka ardhur koha e ngritjes.

LDK-ja e Isa Mustafës fiton me Donika Gërvallën, e cila e ka fituar zemrën e Kosovës. Si e bija e Isuf Gërvallës dhe vijuese e familjes Gërvalla, me formimin e saj në Perëndim, me integritetin e saj të pastër, me përkushtimin e saj dhe me guximin për t’i shqiptuar të vërtetat.
Vetëm kështu do të fitojë LDK-ja. Vetëm kështu do të fitojë Kosova. Fitorja e LDK-së nuk do të jetë fitore partiake, por fitore kombëtare, për të ndryshuar Kosovën, për t’i ndalur rënien, tatëpjetën, me qëllim ngritjen, dhe integrimin në Europë.

Mjaft më Kosova si Lager në zemër të Europës. Kosovës i duhet shteti i së drejtës, sepse vetëm kështu do të integrohet në Europë. Si demokraci e tipit Perëndimor. Dhe LDK-ja i ka të gjitha mundësitë, sepse është themeluar nga një lider europianist dhe ka burime njerëzore. LDK-ja e Isa Mustafës me Donika Gërvallën e fitojnë zemrën e sovranit për ta shpëtuar dhe ngritur Kosovën.

Në fund të fjalimeve, Dr. Shaqir Shala, që ishte edhe moderatori i këtij manifestimi, tha: « A e dini, pse Hashim Thaçi e tregon gishtin ? Ja po ja tregoj une, sepse kur një njeri nuk dinë shkrim lexim, në vend të nënshkrimit e vendos gishtin».

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>