Doni Budisalc – LIDHJA RUGOVIANE

1

Dita e 21 janarit ishte dhë do të mbetet një datë e humbjes së madhë të liderit shpirtror të popullit të Kosovës, perveç që humbëm liderin dhë Presidentin Historik po më ketë datë humbëm edhe njeriun që më vite të tëra mbajti të bashkuar shumicen e popullit rreth një Lidhje që së bashku më miçë e formoj në fillimvite të 90, Kjo Lidhje u bë vertetë Lidhje shpirtrore e Popullit sepse në krye të saj për shumë vite ishte njeri që për një kohë të shkurtë u bë idol i shqiptarve dhe falë guximit, durimit dhe mbi të gjitha miçesis më Shtetet e Bashkuara të Amerikes arriti ta finalizoj qëllimin e tije, duke larguar regjimin e Miloshovicit dhe e beri Kosoven shtet të pavarur.
Lidhja Demokratike e Kosovës është vetë Historija e Kosoves sepse falë saj dhe presidentit Rugova arritem ketu ku jemi, por pas vdekjes se kryetarit shumëvjeçar të saj, kjo lidhje u dobsua falë kundërshtarve të mbrendeshëm dhe të jashtë të Presidenti Rugova , ende pa u bër mire 1 vite pas vdekjes së tijë, në skenë hyren hienat që sa ishte gjallë Presidenti ata nuk u ndien për së gjalli, etja për pushtet beri që në kuvendin zgjedhore per krytar të partis i cili u mbajt në nëntor të 2006 ta shkatrroj dhe ta ndaj në dysh perfundimisht kete parti , por më së shumti nga kjo percarje perfitoj partija e cila më vite dhe në mënyra të ndryshme pretendoj të jete e para, por kete e arriti vetem pas keti Kuvendi.
Në zgjedhjet e 2007 në histori të saj kjo parti e humbi primatin në Kosove duke ja mundesuar PDK primatin, por edhe pse kunder vullnetit të simpatizanteve dhe rugovistave kryetari i at’hershem Fatmir Sejdiu lidhi koalicon më kete parti dhe keshtu ju nënshtrua Hashim Thaqit, ky nënshtrim i kushtoj rëndë sepse LDK po vazhdonte të pesonte ramje dhe elektorati e humbi besimin në udhëheqesin e at’hershme.
Në kuvendin e 6 zgjedhore kryetare i LDK u zgjodhë Isa Mustafa duke e mundur për kunderkandidat Fatmir Sejdiun, më ardhjen e Mustafes në krye të saj antarsija dhe elektorati rugovian ju ndez një shkendije drite në errsiren që ishte futur LDK-ja, Rugovistat besuan që dhe moren premtime se LDK do të reformohet dhë do të bashkohen si në koherat e arta të presidentit Historik, por ndryshe u fole ndryshe u veprua.
Po në kete vitë u mbajten zgjedhejt dhe të gjithë priten se tash më LDK do ti kthehet primatit dhe do të hicet nenshtrimit ndaj PDK-s, por kjo nuk ndhodhi , jo pse partija tjeter ishte me e forte por Isa Mustafa injoroj ata që më vite qendruan afer presidenti Rugova dhe vete familjen e tije, Injorimi i Ukës i kushtoj shumë LDK sepse më largimin e tijë u larguan edhe 40.000 perkrahes të tijë dhe Familjes Geci që afer vetit kishin hic me pak se 20.000 perkrahes dhe keshtu per here të parë në historin e LDK-s,  Mustafa e dergoj në opozit, sepse injoroj Rugovizmin duke leshuar nga duart 60.000 vota, e që më ato vota pa dyshim që do të ishte e para.
Nënshtrimi ndaj PDK të filluar nga Fatmir Sejdiu nuk u dal as nga Isa Mustafa edhe pse LDK-ja ishte në opozit keta deputet dhe kjo parti i beri “ndere” të medha PDK-s së Hashim Thaqit, por kredibiliteti i kryetarit Mustafa u zbeh në zgjedhjet e fundit komunale që i humbi në Prishtinë, dhe kandidimi i tijë për kryeminister disi e zbehe fitoren e LDK-s

SHPETIMI I LDK-s

Nese kryetari Mustafa dhe kryesija qëndrore e LDK-s deshirojnë të mposhtin të keqen që ka kapluar kete vende duhet urgjentisht të ulen dhë të bisedojn për krijimin e një liste të re LIDHJA RUGOVIANE, sepse edhe historikisht Rugovizmi ka qene dhe do të mbetet mbrojtesi më i mirë ndaj së keqes, në këtë listë do të ishte mire të futen të gjithë ata që më vite punuan më presidentin Rugova dhe vete familjen e tij.
Shqiptaret edhe në koherat më vjetra kur kan qën të rrezikuar nga pushtuesit e ndryshem janë bashkuar dhe kanë formuar LIDHJET duke u nisur nga ajo e LEZHES, PRIZERNIT, PEJES dhe ajo e fundit e krijuar nga presidenti historik i Kosoves Dr.Ibrahim Rugova i cili krijoj LIDHJEN DEMOKRATIKE TE KOSOVES
Sot shteti i Kosoves është i rrezikuar nga shqipfolsit të cilet po shkatrrojnë dhe po shesin gjdo pasuri të saj, po shkatrrojn ekonomin e vendit , po shkatrrojnë intigrimin në aleancat e BE-s, po shkatrrojnë të ardhmën e femijeve tanë, prandaj është koha më e mirë që të gjithë së bashku të mblidhemi rreth LIDHJES RUGOVIANE dhe ta largojm të keqen nga Kosova duke ndeshkuar më votë keqë qeverisjen në keto 8 vitet e fundit, dhë ti japim perkrahje Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pse ndoshta mbrenda kesja partije ka njerz qe nuk e meritojnë të jene aty, por qellimi i kësaj Lidhje është se pari të keqen ta largojmë nga vendi e pastaj edhe nga LDK-ja.