Rugovizmi për mua është gjithçka që bëjmë më të mirën e mundshme

ea07c44fce5201f213c8f2fc9531aa83_L

Vendi i punës së Besnikut është i mbuluar i tëri me foto të Presidentit Rugova dhe Kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, por edhe të vizitosh fshatin e tij Lladovë të Gjilanit të krijohet përshtypja se je në rezidencën Presidenciale.

 

Besnik Benzi, si shumë të rinj të tjerë ne vitet e 90-ta duke mos gjetur mundësi për një jetë më të mirë ja mësyn gurbetit. Ai atje arrin të integrohet dhe me punë të krijoj një emër të mirë. Sot Besniku me sukses drejton biznesin e tij tani me te njohur ”Garage Benz Geneve”

Kontributi i Besnikun nuk mungon as për vendlindjen, me vendësit e tijë ka themeluar shoqatën ”2 Prilli” nismë kjo që si qëllim ka të ndihmoj fshatin e tyre. Vendi i punës së Besnikut është i mbuluar i tëri me foto të Presidentit Rugova dhe Kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, por edhe të vizitosh fshatin e tij Lladovë të Gjilanit të krijohet përshtypja se je në rezidencën Presidenciale.  Lladova e tëra është e stolisur me flamuj dhe fotografi të Presidentit Rugova, aty e ndien vetën se je në Dardaninë e Justinianit siç e quante Dr.Ibrahim Rugova.

 

Ju jeni një nga shembujt që me punën individuale ke hedhur poshtë paragjykimet dhe ke arritur një nivel jetese të dëshirueshëm. Ku fillon historia juaj, Besnik?

B.Benzi: Historia ime është e përzier me shumë çaste shprese, vuajtjeje, angazhimi, zhgënjimi, pune dhe suksesesh që më në fund më kanë lejuar të arrija pika të paimagjinuara.

Zakonisht vështirësitë janë të theksuara tek një imigrant. Pas sa kohësh mendoni që mes jush dhe një zvicerani nuk ka  pasur më dallime në punë?

Thënë të drejtën, unë çdo here jam nisur me qëllime të shëndosha që të arrijë më të mirën, do të thoja se me punë të sinqertë njeriu po arrinte ta thuaj çdo barrierë, sot në Shqiptarët e mërgates kemi arritur të krijojmë emër për të mirë, shumë nga të rinjët kan zënë të bëjnë emër në fushat që angazhohen. Me një fjalë jemi në rrugë të mbarë të krijimit të një historie suksesi.

Mendoni që në fushën e punës shqiptarët në Zvicër, kanë arritur të integrohen sot? Jeni të kënaqur për atë që kanë arritur në përgjithësi?

B.Benzi: Mendoj që impakti i sipërmarrësve shqiptarë me shoqërinë ekonomike zvicerane është lehtësuar nga struktura e vetë kësaj shoqërie. Pohohet shpesh që ekonomia këtu bazohet mbi firmat të vogla dhe të mesme, që kanë pjesëmarrje familjare, dhe falë kësaj strukture shqiptarët e kanë pasur më të lehtë të tregojnë cilësitë e tyre. Në këtë mënyrë, ata vetë individualisht, d.m.th. secili me punën e tij personale ka treguar veten se është punëtor duke ngjallur mitin e “shqiptarit të mirë” në ambientin e punës. Kontakti personal pra u ka hap derën shqiptarëve, por nga ana tjetër ka munguar një pjesë e integrimit të përgjithshëm në shoqëri, por edhe ky problem tani më të themi se është i harruar fal punës së sinqert që bëjmë dhe duke pasur për bazë se tani më kemi arritur që në shoqërinë zvicerane të krijojmë një emër të mirë, gjë që na bën të ndihemi krenarë dhe me fanatizëm ta mbrojmë këtë. Pra, duhet shtyrë për një pjesëmarrje më të gjerë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e jetës në
shoqërinë zvicerane.

Biznesi juaj identifikohet me imazhe të Presidentit Rugova, cila është arsye që ju ka bërë kaq fanatik në Rugovizmin tuaj?

B.Benzi: Ne jemi te vetëdijshëm se e tërë veprimtari politike e Presidentit Rugova ishte e mbështetur në parime të shëndosha të nacionalizmit demokratik modern. Edhe burrështetasit më të mëdhenj në botë deklaruan se Presidenti Rugova është më meritori që sot Kosova gëzon lirinë dhe është e pavarur, andaj me plotë të drejt edhe une identifikohem me emrin, figurën dhe filozofinë e tijë brilante. Unë kam pasur fatin të jetoj në një vend ku kultura është tjetër, dhe si personalitet të formohem në atë kulturë. E përmenda këtë ngase rugovizmin unë e shohë si filozofi dhe rugovizëm për mua është gjithçka që bën mirë duke filluar nga puna, dhe ç’do kund ku jemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Më besoni që nga kontaktet e mia të shumta me miq nga shtete të ndryshme ata çdo here e marrin si shembull punën e Presidentit Rugova, pra Presidenti botës i fali shembull kurse neve shqiptarëve shpëtim dhe emer.

 Besnikin e shohim si punëtor të madhë ne Zvicër por edhe shumë aktiv në Kosovë, jeni Kryetar i Shoqatës ”2 Prilli” një shoqatë që grumbullon Shqiptarët nga rrethi juaj që veprojn në Zvicër, shohim aktivitete tuaja të vazhdueshme në ndihmë vendlindjës, nga ky vullnet dhe elan?

B.Benzi Në vazhdimësi jemi munduar të bëjm më të mirën për vendlindjen, ishim fshat ku mungonte infrastruktura e nevojshme, sot aty ka ndryshime shumë të mëdha e të rëndësishme. Tani me ardhjen në qeverisje të Kryetarit Lutfi Haziri, jo vetëm fshatit tim por gjithë Gjilanit ju ka kthyer shpresa e përparimit, pra e zhvillimit në të gjitha fushat.

Ju sigurisht keni kontakte edhe me njerz të tjerë që kan bërë histori suksesi, a keni planifikuar që të ardhmen ta bëni në Kosovë, duke investuar në vendin prej nga jan rrënjët tuaja?

B.Benzi: Thënë drejtë si për diasporën ashtu edhe për vet qytetarët e Gjilanit ardhja ne krye të Gjilanit e politikanit të përmasave ndërkombëtare z.Lutfi Haziri, ka ngjallur shpresat e zhvillimit ekonomik të Anamoravës dhe në kuader të kësaj shumë nga ne sot shohim perspektivë për të investuar në Gjilan, unë tani para pak dite kam hapur përfaqesinë e firmës time aty, ku kam punësuar disa të rinjë dhe besoj që shumë shpejt do të krijojm emër suksesi në gjithë Kosovën.

 Për fund çka do ti shtoni intervistës ?

Do kisha dashur s`pari të ju falemnderoj juve si medium që po bëni gjithçka në informimin e drejtë dhe njëkohësisht meritoni lëvdata të sinqerta për kontributin që jepni në promovimin e vlerave Rugoviane. Andaj i përshëndes gjithë lexuesit tuaj dhe ju uroj suksese dhe punë të mbarë.

Nga  ”Bota Press”