TEUTA IBRAHIM RUGOVA: UNË ZËRI RUGOVIST NË PARLAMENTIN E KOSOVËS

1

Teuta I. Rugova u lind me 29 Shtator 1990 në Prishtinë. Është fëmija i tretë dhe vajza e vetme e Presidentit Historik të Kosovës Dr. IBRAHIM RUGOVA.

Mësimet e para i filloj në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë, ndërsa të mesmen në “American School of Kosova”. Në vitin 2013 ajo diplomoj në drejtimin Politika Publike dhe Menaxhment në “American University of Kosovo”. Gjatë karrierës së saj ajo ka qenë Pjesëtare e “Rotaract Club” (pjesë e Rotary Club) ne vitin 2008. Po ashtu ajo përfaqësoi Kosovën në “Generations for Peace” në Jordani në vitin 2012. Pos gjuhës amtare ajo flet edhe gjuhën angleze , gjermane dhe italiane.

“Rugova Press” Ju keni thene se babai ju ka thene se LDK eshte shprese per Kosoven, ndersa tek qytetaret ju dukeni vet shpresa dhe ardhmeria, cka do te thote kjo per Teuta Ibrahim Rugoven?

Teuta Ibrahim Rugova: Presidenti Rugova ka punuar pa ndalur per shtetin e Kosoves per te arritur pavaresine, dhe personaliteti i tij ka qene sinonim per pavaresine e Kosoves. Babai e ka respektuar cdo qytetar te vendit tone dhe ka punuar shume per gjeneratat e reja qe te kene nje te ardhme me te mire. Per kete arsye partine qe ai udhehoqi e quante shprese per Kosoven. Sot une ndjehem e lumtur kur shoh tek qytetaret shpresen qe kane ne mua sepse jam pjese e asaj gjenerate te re per te cilen ka punuar babai, dhe une ju premtoj qytetareve qe do te jem zeri i tyre ne Kuvendin e Kosoves.

“Rugova Press” Jeni zeri i rinise se Kosoves apo sic thonte Presidenti Rugova zeri i Dardanise se Justinianit, a presim qe ne parlament Teuta te jete avokatja e rinise dhe e qytetareve te Kosoves?

Teuta Ibrahim Rugova: Po, pa dyshim une do te jem avokatja jo vetem e rinise por edhe e cdo qytetari te Kosoves ne parlament. E kam thene ne shume tubime qe do te kem takime te pa ndalura me te rinje, te njihem nga afer me problemet e tyre dhe do t’i shqyrtoj te gjitha ne parlament.

 

“Rugova Press” Ne te gjithe identifikohemi me emrin e Presidentit Rugova por a munde t`na thoni si eshte te jesh femija i njeriut qe kombi dhe bota e njeh si baba i shtetit te Kosoves?

Teuta Ibrahim Rugova: Te jesh femija i nje njeriu sic eshte Presidenti Rugova ka qene sfide dhe krenari. E quaj sfide sepse ne (une, Mendimi dhe Uka) kemi pas nje jete te rrezikuar ne cdo aspekt. Kem jetuar nje jete te izoluar ne shtepine tone ne Velani per me shume se 10 vite. Mirepo respekti dhe shpresa qe kishim per babain na ka mbajtur ne gezim per tere ato vite, ndersa ne anen tjeter ka qene dhe eshte ende krenari te jem bija e Presidentit Rugova kur e di qe ai eshte arkitekti i ketij shteti, ai qe punoi pa ndalur dhe arriti te sjell pavaresine e ketij shteti.

 

“Rugova Press” Ju pelqen parulla e Lutfi Hazirit kur thote se ne jemi ushtria e Ibrahim Rugoves?

Teuta Ibrahim Rugova: Ne fakt populli i Kosoves ka qene si “ushtri” e Presidentit Rugova pasi qe kane qene te mobilizuar dhe te fuqishem ne idealet qe i premtonte ai. Kane qene te rreshtuar para babait ne kohet me te veshtira kur kalonte vendi yne dhe babain e kane pa si prijes nga i cili kane prit aksione dhe vendime te ndryshme per te miren e vendit.

 

“Rugova Press” Jeni shume aktive ne fushate, ju shohim ne tubime, ne mjete te informimit dhe ne rrjetet sociale, sa po gjen mbeshtetje Teuta tek qytetaret e Kosoves?

Teuta Ibrahim Rugova: Mbeshtetja qe po e marr nga qytetaret e Kosoves perkatesisht nga te rinjte, po me jep shume vullnet dhe energji qete vazhdoj perpara punen per te ardhmen e tyre.

“Rugova Press” Te gjithe e thone se ju ngjani shume me babain tuaj dhe gjat takimeve me qytetar a vëreni se tek ta ngjallni nostalgji dhe kujtime te ndryshme?

Teuta Ibrahim Rugova: Babai i mungon cdo qytetari te Kosoves e njekohesisht edhe shtetit te Kosoves. E dim te gjithe qe ai ka qene zeri i popullit tone pre shume vite edhe ne vitet me te veshtira te para dhe gjate luftes dhe pa dyshim personaliteti i tij ka qene pjese e cdo kosovari ne tere boten. Dhe tash kur takoj miq te babait shoh qe tek ta ngjalli nostalgji dhe secili nga ta ka nje kujtim te mire me babain dhe e shprehin me mua ate.

 

“Rugova Press” Teute jeni bija e Presidentit, do ishte mire t`na rrefeni pak per jeten tuaj ne krahet e babait, porosite dhe keshillat qe ju ipte juve femijeve?

Teuta Ibrahim Rugova: Pasi qe jam femija me i vogel ne familje, nga babai kam pasur gjithnje nje trajtim me te vecante dhe me perkdheles. Cdo here ai shfrytezonte Kohen e lire te kalonte me mua dhe te me mesonte gjera interesante sidomos per Historine kombetare. Poashtu edhe per mesimet shkollore  me ka ndihmuar shume perkatesisht ne lenden e gjuhes Shqipe. Babai duke qene i vetedijshem per te gjitha veshtiresite qe ai kalonte ne jeten e tij, ai kurre nuk ka pretenduar qe te na e percaktoj drejtimin e jetes neve femijeve. Ai vetem punonte qe ne te rritemi ne nje shtet te pavarur dhe demoktratik ne liri te plote.

 

“Rugova Press” Cilat jan synimet politike te Teuta Rugoves?

Teuta Ibrahim Rugova: Angazhimi im ne politike ka per qellim permiresimin e jetes se te rinjve kosovare. Une deshiroj te jem zeri i tyre ne parlamentin e Kosoves dhe se bashku me ta te arrijme nje te ardhme te ndritur per gjeneratat e reja ne vendin tone. Shkollimi cilesor eshte nje synim tjeter te cilin e shoh si te nevojshem per ta arritur sa me shpejte ne Kosove per te rinjte. Gjithashtu perfaqesimi sa me i shumte ne organizata nderkombetare ng ate rinjte tane do te na ndihmonte integrimin me te shpejte ne BE. Mbi te gjitha keto se bashku me perkrahjen e popullit do te arrijme te ulim pa punesine ne vend dhe te krijojme hapesira me te medha per rinine tone.

 

“Rugova Press” Per fund nje mesazh per lexuesit dhe opinionin Kosovar?

Teuta Ibrahim Rugova: Se pari uroj qe zgjedhjet e 8 qershorit te jene demokratike dhe paprobleme e incidente. Ftoj qytetaret qe te dalin pa hezitim ne keto zgjedhje sepse kane rastin te votojne per ndryshimin pozitiv ne shtetin e tyre. Duhet ta kuptojne qe cdo vote e cdo qytetari ka peshen e vete ne shtetndertimin e Kosoves. Kete here LDK eshte e bashkuar dhe ka rreth vetes shume profesioniste te perkushtuar per te punuar per te ardhmen e vendit. LDK po ashtu ka nje program te begatshem per vendin tone per te cilin ne duhet te vazhdojme me shume pune dhe energji. Gjithashtu dua t’i falenderoj te gjithe ata perkrahes qe me kan dhuruar energji dhe vullnet keto dite qe te vazhdoj punen time ne realizimin e premtimeve tona.

Vizioni dhe synimet e Teuta Rugovës:

  • Avansimi i të rinjëve në arsim;
  • Avansimi i kuadrove të reja në proceset vendim marrëse;
  • Krijimin e vendesve të reja të punës për të rinjtë;
  • Avansimi i të rinjëve në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimi i tyre në proceset integruese të Kosovës drejt BE-së si dhe ndërtimi i një shteti me ligj fuqi plotë;
  • Përfaqësimi dhe përkrahja e të rinnjëve në institucionet e Republikës së Kosovës;

VOTO LDK 54 -VOTO TEUTA IBRAHIM RUGOVËN NUMËR 12 

LDK-ja besë dhe shpresë për Kosovën…

Dr. Ibrahim RUGOVA: Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj !