Ku ishe o Jakup Krasniqi kur vriteshin heronjtë e LDK-së

pizap.com14027682125781

Nga: Xhevat Rexhaj

Shteti i vjedhur – bërtasin hajnat

Përditshmëria e sotme kudo në trojet shqiptare, po qel kanale dhe po jep mundësi për shumë njerëz të profesioneve te caktuara që merren me shkrime, të japin mendime dhe të merren me gjëra që vërtet nuk do të duhej të ishin temë debatesh, por temë debatesh do të ishte dashur të ishin trendet e mira në ekonomi, kulturë , sport, demokraci, artë e ne fusha të tjera, po ja qe vet, kinse politikanët shqiptarë nuk të lenë të qetë në këto kohë.

Shtete të ndryshme edhe në rrethinë ku jetojmë ne shqiptarët, ndoshta para disa vitesh kanë pasur frikë nga ecja e duhur dhe drejtë euro-amerikanizmit, të cilën e nisem ne shqiptaret, këto shtete sigurisht se ato vite e kanë menduar dhe kanë bërë edhe elaborime se si te përballen me zhvillimet e shumëllojshme të shqiptarëve, dhe ngritjen e tyre që dikur edhe të bashkonin trojet e tyre. Megjithatë ka zëra, dhe nëse lexohen me kujdese edhe mjetet e informimit të këtyre shteteve, tani më thuaja se ka rënë dhe ka kaluar ajo frikë e tyre se do te mund të “rrezikoheshin ” nga shqiptaret, ngase ka 12 vite që sidomos ne shqiptarët jemi duke u marr me veten tonë, e jo me të ardhmen, jemi duke sakatuara këmbët tona e jo ato të huaja, pra te armiqve tanë, dhe jemi duke dërguar ujin në mullirin e armikut e duke ja ndaluar vetes po atë uji.

Në të gjitha trojet shqiptare sot kemi politikan shqiptare që do duhej të vendosnin për vet shqiptaret, në të gjitha trojet tona e sidomos në dy shtetet e sotme Kosovë e Shqipëri kemi vetëm katrahura, ndarje, sharje, rrahje, vrasje, shantazhime, keqpërdorime, kriminalitet ekonomik e politik dhe kontrabandë gjerë në fyt. Të ndalemi konkretisht në Kosovë, shtet që doli i shkatërruar nga gjenocidi serb, por fal ndihmës madhore ekonomike të shteteve mike dhe popujve mik nga Evropa dhe Amerika e largët me Japoninë, Australinë e të tjera, disi vështirësitë u tejkaluan dhe u mendua se do të nis një fazë e re e zhvillimeve të përgjithshme në vendin tonë, të quajtur dikur Dardani. Që në fillimet e pasluftës u pa prerazi se disa grupe dhe klane të caktuara të shndërruara edhe në parti politike, qëllim parësor e kishin që të pasuroheshin, të zhvatnin dhe të kriminalizohen shoqërinë kosovare, këtë edhe e arritën, me reketime, me vrasje, me shantazhime, me frikësime e deri me vjedhje masive të parasë se qytetarëve të Kosovës. Disa klane dhe grupe kriminale në emër të luftës e mbollën frikën që ata askush te mos guxoi ti kundërshtojë, ti marri nëpër gojë, dhe as të flas kundër të bëmave të tyre të liga, këto grupe e mbollën farën e vjedhjes së pasurive shoqërore, uzurpuan gjithë çka patën mundësi, dhe me një shpejtësi marramendëse u shndërruan në milioner e besa edhe në politikan, biznesmen dhe aty këtu edhe në “intelektual” duke blerë apo marr me zor diploma të nduarnduarshme nëpër Universitete, si në Kosovë ashtu e dhe në Shqipëri. Në realitet edhe u krijua një shtresë e re në Kosovë, shtresa e trimave të shndërruar në milioner, ec e guxo kush e prishja tymin e duhanit, jo; dhe si pasojë kjo dukuri u përhap në shoqërinë kosovare, dhe me këtë e mbolli edhe frikën te qytetaria e ndershme e Kosovës, të cilët gradualisht u pajtuan me këtë situatë të re edhe si pasojë e frikës dhe tmerrit.

Gjatë këtyre viteve Kosova mbajti edhe disa pal zgjedhje, në fillim ato ishin të organizuara, dhe të mbikëqyrura nga organizata ndërkombëtare e sidomos OSBE-ja, dhe vërtet mundësia e keqpërdorimit të votave ishte më e vogël, por më vonë pas vitit, dhe me vitin 2007 filloi të dali në shesh dukuria masive e blerjes dhe vjedhjes së votave të qytetarëve, dhe kështu filluan të dalin institucione, që për themel e kishin hajnin, dhe blerjen apo shitjen e votës. Maskarada e madhe u duk në vitin 2007 kur fitoi PDK-ja, dhe me këtë rast edhe më shumë u krijua mundësia që tani e tutje PDK-ja të luaj si macja me miun në të gjitha zgjedhjet që do të pasonin, si ato lokale ashtu edhe ato nacionale. Legjistratura e re e krijuar, Qeveria e krijuar mjerisht edhe me LDK-në e bëri të mundur një strukturë kriminale që të arrij majat e pushtetit, dhe prej atij momenti Kosova shkurt u vu nën një protektorat të vjedhësve, pra në një Kantinë të krimit dhe korrupsionit. Deputet, ministra, kryetar komunash, drejtor bordesh, e turlifar pushtetari filluan të ngjiten në majat e fitimeve, dhe nga njerëz të dikurshëm me nga 100 euro në xhepa, ata brenda natës u shndërruan në milioner, me vila luksoze, automjete luksoze, xhirollogari bankare nëpër Dubai, Qipro, Turqi dhe Shqipëri e vende të tjera, familjet e tyre filluan të jetojnë si sheikët, gratë e tyre posedojnë sot pastruese, kujdestare fëmijësh, kuzhiniere e çka jo tjetër, fëmijët e tyre filluan te shkojnë në shkolla private të milionereve, e jo te qytetarisë, pra shkurt e shqip u ngrit një klase e politikanëve që në vend se të ishin burgjeve, ata u shndërruan në milioner ordiner-kriminel. Në këtë lojë dhe krim, realisht janë të përfshirë njerëz të të gjitha partive politike, e besa edhe njerëz te shumë OJQ ve, që punuan dhe bashkëpunojnë me pushtetin, por realisht prijnë njerëz të PDK-së-SHIK-ut, dhe shumë të tjerë që në emër të luftës e katandisen Kosovën, ama sigurisht se jo luftëtarët e vërtet ngase ata edhe sot e gjithë ditën, jetojnë në kushte të vështira, invalidët e luftës dhe Familjaret e dëshmoreve të kombit, kjo shtresë ka mbetur pa asnjë kujdese të duhur, të vet atyre që edhe vodhën dhe fituan vota në emër të këtyre njerëzve e luftëtareve.

Vjedhja e parasë ishte e dukshme, dhe pushteti krijoi edhe mundësinë se si do të mund të bëhej shpëlarja e këtyre parave, dhe për këtë mundësia më e mirë ishte çështja e privatizimit, me privatizimin ndodhi edhe humbja e pafalshme e pronave shoqërore në duar të hajnave dhe kriminelëve, ngase dikush i blinte ato me çmime minimale në emër të politikanëve dhe familjarëve të tyre, dhe kështu ato prona do të mbesin në duar të krimit dhe kriminelëve të llojeve të ndryshme. Krimi dhe kontrabanda me serbët e veriut ishte edhe një thesar i çmuar i atyre që thirreshin në patriotizëm, është më se e vërtet se shqiptarët janë bashkëpjesëmarrës dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të çetnikeve nga Serbia, që bëjnë kontrabandën dhe korrupsionin në Kosovë, me derivate nafte, me cigare, me gjëra ushqimore, me materiale ndërtimore, me drogë, me larje parash, me qenie të gjalla njerëzore e të tjera, pra nuk janë vetëm serbet fajtorë, jo assesi, fajtoret kryesor janë vet shqiptaret, dhe atë shumica që janë në Institucione, dhe argatët e tyre që i udhëheqin bizneset e pista me shkie. Të gjitha këto pazarllëqe në kurriz të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës i kane ditur dhe i dine shumë mire policia, i ka ditur ai fare SHIK u, i cili sigurisht se ka bashkëpunuar me shkie në biznese, i kanë ditur dhe i dinë politikanët, pra pushtetarët e Kosovës, por jo asnjëherë nuk u morën me këto gjëra, po si te merreshin kur vet ishin të kyçur në këto allleshvereshe, këto çështje nuk pati guxim ti ndjek asnjë prokuror, jo se kane frikë e besa edhe blihen me para nga milionerët e rinj, hajna të Kosovës.

Eh këto të gjitha,i ka ditur shumë mirë edhe J. Krasniqi, i ka ditur të gjitha këto çështje, por asnjëherë nuk ishte prononcuar, së paku me gojë, asnjëherë nuk kishte pranuar se në partine e tij, pra në PDK ka jo vetëm hajna, por edhe kriminel dhe korruptues, shantazhues dhe frikësues të shoqërisë kosovare, këto i ka pas për dijeni Z. Krasniqi, por nuk fliste ngase sigurisht edhe ai përfitonte nga gjëra të tilla. J. Krasniqi i mbyllte sytë para këtyre gjërave, ai qysh gjatë luftës dhe pas luftës halë në sy e kishte se si ta etiketoi shumicën e shqiptarëve që ishin rugoviste-institucionalist, si popull tradhtar, Jakupi problem e kishte se pse i fitonte LDK-ja votat në mënyrë të ligjshme e të tjera, pra këto gjëra e mundonin Jakup Krasniqin, e jo se si vriteshin veprimtarët e shquar të Kosovës, se si bëheshin atentate ndaj aktivistëve të shquar të LDK-së, se si mbeteshin Familjet gratë dhe fëmijët pa prindër kur vriteshin LDK-ist-kombëtar të mëdhenj, nga plumba të bandës së tij, ngase edhe ky ishte pjese e SHIK-ut dhe PDK-së, jo jo, se Jakupi kishte jetesën e rregulluar me pastruese në shtëpi në midis Prishtine, Jakupi kishte krijuar pasuri të paligjshme dhe nuk mërzitej se kush ishin kriminelet, dhe hajnat, ngase s’kishte pse të mërzitej kur edhe vet i njihte të tillët. A foli ndonjëherë Jakupi për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, Jo?, a foli Jakupi kur u vra Ukë Bytyqi nga bashkëpartiaku i tij në Therande? Jo, a foli Jakupi ndonjëherë se pse tentohej te vritej Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova? Jo, a foli Jakupi ndonjëherë se si u shit Grandi dhe qindra pasuri të shtetit më parë? Jo, a foli Jakupi kundër PDK-së kur u vodhën votat në zgjedhjet e fundit? Jo. Në të gjitha këto pyetje Jakupi asnjëherë nuk ishte përgjigjur, asnjëherë nuk i kishte dënuar krimet në Kosove, gjate dhe pas luftës e të cilat ishin bëre ndoshta edhe me aminin e tij, asnjëherë nuk foli se si u pasuruan partiashët e tij, shkurt Jakupi ishte pjesë e kësaj rrjete të çmendurisë kosovare.

Po tani çfarë po flet more Jakup Krasniqi: Po na tregon se Kosova e ka një Parlament të vjedhur, pra deputetet e këtij parlamenti janë jo legjitim, janë hajna, ose ndryshe kriminel, se ai që vjedh votën e shenjtë ai është kriminel, Jakupi po na tregon se edhe ai është i ulur me vjedhje, ne krye te këtij pis Parlamenti, të këtij korrupsion-legjislativi, Jakupi po tregon tani se në Kosovë ka ndodhur krimi dhe kriminaliteti, ka ndodhur hajnia dhe pasurimi i një shtrese politikanësh, Jakupi tregoi së fundmi se për të gjitha këto është një Bos më i madhi që u rrinë si mburoje kriminelëve dhe hajnave?! Të jemi realistë, me të gjitha këto konkludime pajtohemi të gjithë qytetarët e Kosovës, por nuk do të pajtohemi kurrën e kurrës me kohën dhe vendin e thënë, Jo. Pse?, ngase këto janë të ditura e të njohura me vite të tëra, këto janë te shënuara nëpër gazeta, TV, radio, për këto kane shkruar gazetarë, analistë, publicistë, disa OJQ, e besa edhe disa politikan të ndershëm dhe trima, qysh me vite përpara. Tani shtrohet pyetja; O Z. Krasniqi po ku ishe gjerë me sot, po pse nuk u distancove nga këto, dhe këta shok tuaj me kohë, por prite që mu ata të ty të të zgjedhin në krye Parlamenti, pra ti i nderuem SHOK Krasniqi, bëre pazare me hajnat, dhe kriminelet, ti u bëre bashkë me ta ngase edhe ti ishe pjesë dhe bashkëpjesëmarrës i hajnisë, Z. Jakup ishe në dijeni se milionat që ua kishte dhënë F. Limaj për fushatë juve PDK-jcave të kishin ndihmua edhe ty për vota, ngase edhe ti kishe ble vota se para kishit mjaft, Z. Krasniqi ore shok, ti sikur të ishe i ndershëm nuk do uleshe në atë ulëse, nëse do ishe i ndershëm nuk do rrije në një parti, ku shumica janë hajna, dhe kriminel eko-politik, ti o Jakup e ke pranue marren, ngase je ul me marre në atë Parlament, dhe duhet të jesh i sinqertë dhe ta pranosh se, ti sot je Kryehajni i hajnave, ngase je ende Kryeparlamentari?!.

Ne shqiptarët presim që të ketë pak moral në politikë edhe pse po shihet se ne shqiptarëve, ne shumë fusha jetësore na u ka pakësuar morali dhe etika, na u ka pakësuar dashuria ndaj vlerave dhe të mirave, na u ka pakësuar vetëdija për ta dashtë shtetin, na u ka pakësuar dashuria për njëri tjetrin, dhe shkurt na u ka pakësuar kurajoja që ti themi stop këtyre trendeve që janë ngulitur në mendësinë e ne shqiptareve, dhe shkurt krejt kjo si pasojë e ju të tillëve që na pushtuat me pushtet te vjedhur o J. Krasniqi. Megjithatë shok Krasniqi, ka kohë për njerëz që sado kudo kanë pak moral, kanë pak njerëzi, dhe se fundmi kanë pak gjak shqiptari ( në të cilin ti thirresh me bollëk), pra ka kohë dhe mundësi edhe nga ana jote që të tregohesh pak i dinjitetshëm; jep dorëheqje o Jakup Krasniqi nga pozita e Kryekuvendarit, dhe me një gjest të tillë do ta përmirësoje edhe vet emrin tënd, me një gjest të tillë do i ndihmoje shumë proceseve në Kosovë, me një gjest të tillë do tregohej se megjithatë në Kosovë paska njerëz që rrezikojnë veten për qytetarinë, nëse e bënë një gjë të tillë meriton respekt, por nuk do te mundë të ju shlyhen ato gabime që i keni bërë me vite, ju Z. J. Krasniqi, në disa vite shumë të vështira dhe të renda te ne shqiptaret, ishit përçarësi numër një në Dardani ,dhe kjo nuk mundë dhe nuk duhet të te falet asnjëherë…