Me urdhrin e SHIK-ut, Enver Malokun e vranë shqipfolësit që janë në Kuvendin Kosovës

vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv

Shkruan: Bekim Toçani

 

Nuk po nis asgjë që ka ende një fund…po flas për një dhembje të madhe, për një rrëfim në vetën e parë…ngaqë shumë po heshtin dhe e kanë futur kokën nën bisht… e jemi goxha që kemi pas frymuar e punuar me Enverin, me Xhemën, me Bardhylin, me Bekimin etj…

Nga ditari i pathënë, rilexoj: “…ah, ajo ditë makabre…dhemb shumë! Ditën që e vranë Enverin, mua më ktheu në Llap të bëj një informacion për 2 civilë të vrarë në fshatin Peran të Podujevës. Ky fshat dhe rrethina për më shumë se dy javë ishin në shtet-rrethimin serb…Duhej bërë sa më shpejt, që të dilte në INFORMATORINe mbrëmjes, e vetmja gazetë e mbrëmjes që e botoi Enveri dhe QIK-u në kohën më të vështirë të mbijetesës shqiptare në Kosovë…(E sot LDK-ja nuk ka asnjë gazetë të veten edhe pse pretendon Qeverinë…mjerim).

Përkundër vendosmërisë sime për të mos e lënë kurrë vetëm Enverin, madje edhe kur shkonte nga SHSHK në Press-Qendrën e krijuar nga ai, me padijen time, Enveri e kishte dërguar edhe vozitësin personal në fshatin Lupç për të marrë informacione shtesë për bllokadën që kishin bërë forcat serbe.

 

Ai ishte më shumë se veprimtar e baba, më shumë se bashkëshort e patriot…

 

Shkrimi u bë, por kur thirra në QIK për të pyetur si ta dërgoj shkrimin, plasi lajmi i keq. Safeti duke qarë me ngashërim tha: “Hiç mos e dërgo, na vranë Enverin…Ishte një tmerr që nuk po e mbijetoja dot… Arrita në Prishtinë pas 2 orë udhëtim…për të marrë pjesë në protestë përpara OSBE-së…Dhe ishim shumë gazetarë e sa pak qytetarë…Si të vuaj më shumë sot, bre…!?

Enveri, ç’është e vërteta, kujtoj sot, këtë e kishte bërë duke parandier se do ta vrisnin. Dhe qëllimi i tij ishte të na kursente nga vrasësit; kapuqonët e zinj të ideologjisë së kuqe staliniste…Do të doja të mos besoja, por jam shumë i sigurt se dorasit e Enverit ishin shqiptarë të kuq, SHIK-istë dhe vegla të qeverisjes aktuale të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës e kanë të njohur tashmë një fakt. Shumë spiunë të UDB-së, gjatë luftës i ishin bashkuar UÇK-së dhe sot janë në PDK. Kjo sa për t’u “amnistuar” nga spiunllëqet. Më shumë, soji i tillë i keq, u amnistua, vetëm pasi kreu krime bizare: VRASJE të SHQIPTARËVE, se serbët nuk i panë dot as me dylbi!

…Kjo dhemb shumë…tepër shumë për ta lënë Enverin vetëm! Por, ne e lamë vetëm Enverin. Dhe ai u vra. Vrasja e tij po heshtet shumë qe 15 vjet edhe nga organet e drejtësisë, edhe nga vetë LDK-ja…

A thua shpaguhemi kur i shkojmë te varri dhe i bëjmë homazhe e i vëmë lule plastike mbi dheun e gjallë mbi varr!?

 

Kur po heshtim edhe sot, ne bëhemi bashkëvrasës

 

Të gjithë ne, pa përjashtim, që e njohëm, që punuam dhe e prekëm Enver Malokun…lirinë e fjalës, shtetin e ëndërruar dhe lirinë e vrarë pas shpine do të duhej të ndjenim një përgjegjësi njerëzore ndaj Familjes Maloku, por edhe kulturë shtetërore ndaj fëmijëve tanë…

Një borxh ndaj familjeve të Enverit, të Xhemës, Shabanit, Ahmetit, Tahirit, Sebahates, Bekimit, Besimit, Ismetit, Zahirit, Ademit…dhe të gjithë atyre veprimtarëve (politikë e ushtarakë), por edhe dëshmitarëve të vrarë tashmë…për të folur, për të dëshmuar dhe për ta shpëtuar LIRINË dhe KOSOVËN.

Fundja si shqiptarë, andej e këndej kufirit, ne jemi mësuar të jetojmë në borxhe gjithfarësh. Ky mallkim që na mbet në qafë prej se po HESHTIM e po VRASIM LIRINË dhe ARDHMËRINË!

Krejt kjo për ta ndërtuar ARDHMËRINË e shtetit të plagosur nga këto mistere dhe lëndë të fjetura e raste kurrë të zbuluara, as nga gjyqësia vendore e as nga ajo ndërkombëtare!

 

A do të nderojnë Enverin dy kryeministrat e kuq enverostalinistë…!?

 

Më 11 janar 2014 u takuannë Prizrendy kryeministra shqiptarë, të dy figura tejet kontroverse, për të mos thënë bij të çuditshëm të njëfarë nëne të përçudshme që mbështillet me ideologji komuniste, marksiste-leniniste e staliniste të konvertuar në enverizmin fatkeq!

Jam shumë i sigurt që Hashim Thaçi dhe Edvin Rama nuk do ta nisin takimin me një minutë heshtje për Enver Malokun që u vra 15 vjet më parë, para shtëpisë, para syve të gruas e fëmijëve.

Por a është kjo rastësi dhe rastësisht në Prizren!? Aty ku një kryetar komune, i PDK-së e së këndejmi edhe i SHIK-ut, vazhdon të punojë paturpësisht me akuzë për veprime kriminale e keqpërdorim të detyrës. Aty ku Edvin Rama, Rexhep Erdogan dhe Hashim Thaçi vulosën me vulë të kuqe krimin e organizuar, korrupsionin dhe rrjetinmafiozballkanik që po e han shtetin e Kosovës më shumë se përlindëshat shekullorë!

Në këtë rrjet, përveç shqiptarëve të Kosovës që identifikohen(sipas raporteve ndërkombëtare e vendore) qe 7 vjet me krimin dhe korrupsionin qeveritar,  ka edhe shkie e malazez, edhe maqedonas e kroatë…ka sish që luftën nuk e bënë për shkaqe patriotike, por vetëm për biznes.

Autori i librit “McMafia”, Misha Glenny, ka rrëfyer prapaskenat e luftërave në ish-Jugosllavi, të cilat sipas tij u zhvilluan për interesa klanore, kriminale dhe kontrabandë, e nuk kishin të bënin fare me religjionin apo identitetin kombëtar.

 

“Luftërat në ish-Jugosllavi u zhvilluan më tepër për përfitime ekonomike dhe krim të organizuar të elitave në pushtet, sesa për qëllime patriotike”, ka thënë Glenny, 6 muaj më parë.

 

A duan SHBA-ja dhe BE-jaqeveri kosovare me duar të pastra?!

 

15 vjet pastaj, krimi i organizuar stalinist vrau veprimtarë e ushtarakë të LDK-së; ministra,deputetë, kryetarë të komunave dhe Rugovistë të papërmirësueshëm.

Kjo ndodhi para, gjatë e edhe pas luftës. Për shumë nga këto raste të pazbuluara tash e gati dy dhjetëvjetësha, flitet e shkruhet e thuhet.

Por heshtje ka më shumë, ka më shumë demagogji dhe kërkim të dofarë arsyesh e do farë fajtorësh që patjetër duhet të kërkohen jo në Prishtinë, por në Beograd.

Për të mos shqetësuar situatën politike, krejt në bazë të shantazheve të Hashim Thaçit dhe të PDK-së, komuniteti ndërkombëtar (UNMIK-u dhe EULEX-i), megjithëse që ka marrë informacione, ka biseduar me dëshmitarë (shumë të vrarë tashmë) dhe ka ngritur aktakuza kundër disa të të ashtuquajturve “çlirimtarë”, gjithnjë i ka liruar të dyshuarit për krime të rënda ndaj shqiptarëve dhe jo serbëve, për ta mbajtur situatën nën kontroll, sepse duhej kryer njëfarë marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë.

Ajo që mbetet një pikëpyetje e madhe, jetike për shqiptarët e Kosovës dhe sidomos familjet të cilave u janë vrarë burrat, baballarët, vëllezërit, njerëzit…karshi komunitetit ndërkombëtar, sidomos atij të SHBA-së dhe të BE-së, mbetet pyetja: a thua duan SHBA-ja dhe BE-jaqeveri kosovare me duar të pista e kriminale, apo miqtë tanë ndërkombëtarë DUAN QEVERI ME DUAR TE PASTRA?!