Berisha: Rugova njëri nga tre gjenitë shqiptarë, bashkë me Kadarenë dhe Nënë Terezën

51278607

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për ish-Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe raportet me të. Thotë se në vlerësimin e tij, Rugova është një nga tre gjenitë shqiptarë.

 

‘Ibrahim Rugova është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptarë, Ismail Kadare në letërsi, në humanizëm Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova në politikë”, tha Berisha.

 

Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në RTK, Berisha ka treguar detaje nga raportet me Rugovën.

‘Me Presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëllimet dhe bashkëveprimet. Kemi komunikuar në takime dhe me njerëz që vinin e shkonin. Jo me telefonata”, tha Berisha.