Imer Imeri: Sabit Geci më tregoi kush i vrau Ahmet Krasniqin e Enver Malokun

pizap.com14597158685781

Dëshmitari kryesor për dënimin e njërit nga ish-komandantët e UÇK-së, Sabit Geci, Imer Imeri ka dhënë edhe një version të ri për vrasjet që kanë ndodhur gjatë viteve të luftës dhe pasluftës.

Imeri ka thënë se kur ishte arrestuar në Shqipëri nga Sabit Geci kishte folur edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqin, ish-Komandant i FARK-ut dhe për likuidimin e zyrtarit të LDK-së, Enver Malokut.

“Kur më arrestove (kidnapove) në Shqipëri më pate thënë se ne e kemi vra Ahmet Krasniqin dhe Enver Malokun, tash mos i ha fjalët se ZKZ-ja nuk i hanë fjalët”, thotë për shqiptari.eu, Imer Imeri.

Sipas Imer Imerit, Sabit Geci e di saktë se kush është autori i vrasjes së vëllait të tij, Halitit.

“Me 12 prill 1999 më arrestoi në Shqipëri Sabit Geci, i cili u prezentua si ZKZ (zbulim kundërzbulim). Unë isha dhe jam shtetas kroat dhe kur më arrestuan ma konfiskuan kartën e identitetit kroat, pasaportën kroate, lejen e qarkullimit kroate. Faktikisht Sabit Geci, arrestoi një shtetas kroat edhe pse Sabit Geci nuk kishte fare ndonjë detyrë zyrtare të Shtetit Shqiptar…. Por jam i sigurt se ti din për vrasjen e vëllaut tim Haki Imerit.

 

Këtë e bazoj në faktin kur vet më ke thënë se Hakiun e kemi ru me e vra te dyert e verdha (gjelbërta) sa ishte në Shipol, kur ishte plagosur gjatë luftës. Këtë ma ka konfirmuar Ali Azemi ish oficier i TMK-së, por ai ishte që u kishte ndaluar në ato çaste lufte për të mos vrarë vëllanë tim Haki Imerin.Tani pas lufte e realizuat planin kriminal duke e vrarë Hakiun dhe shumë të tjerë”, ka shtuar ai.