Palit të AAK-së: Ku ishte shenjtëria e familjes kur u sulmua familja Musaj (Video)

foto1

Pal Lekaj i AAK-së, paska thënë se “nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja, për çfarëdo arsye që mund të jetë. Familja është e shenjtë.”, dhe këtë e ka thënë për sulmin ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Arben Shala. Dhe kjo që ka thënë Pali, është shumë e vërtetë se familja e shenjtë dhe në traditën tonë nuk sulmohet ajo. Mirëpo ky Pali, nuk  e ka thënë kur Ramush Haradinaj e kishte rrethuar dhe sulmuar familjen Musaj në Strellc pas mesit të natës, kur edhe përpak nuk e ka lënë kokën aty. Dhe në rrethimin e sulmin ndaj familjes Musaj, Ramushi ishte edhe me shokë, duke shkelur jo vetëm traditën shqiptare dhe shenjtërinë e familjes, por duke krijuar skena që vetëm forcat paramilitare dhe militare serbe kanë bërë, si në rastin e familjes së Adem Jasharit, dhe në shumë raste të tjera.

foto 1

foto 2