Presidenti Ibrahim Rugova, gurthemeli i miqësisë së Kosovës me Amerikën -hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, ngjarje historike (Nga albumi i Ilaz Bylykbashit)

ZYRA-AMERIKANE-NE-PRISHTINE-840x420

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë shënon ngjarjen e parë zyrtare të lidhjeve diiplomatike në mes të Kosovës e Amerikës. Dhe në këtë ngjarje pa dyshim se kontriboi presidentit historik Ibrahim Rugova

 

Njëzet e pesë vjet më parë në Prishtinë u hap një dritare e re e lirisë së Kosovës. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë shënon ngjarjen e parë zyrtare të lidhjeve diiplomatike në mes të Kosovës e Amerikës. Dhe në këtë ngjarje pa dyshim se kontriboi presidentit historik Ibrahim Rugova.

Kjo zyrë u shndërrua në një ambasadë amerikane ku diplomatë amerikanë takonin liderët e Kosovës, më saktësisht liderin historik të shqiptarëve të Kosovës presidentin Ibrahim Rugova.  Në këtë zyrë, që pas shpalljes së Pavarëssië do të shndërrohet në Ambasadë Amerikane, KRYEFJALA presidentit Ibrahim Rugova ishte LIRI, PAVARËSI DEMOKRACI.

Sot këtu e 25 vjet më pas disa „djem të lazdruar“ të opozitës po tentojnë që të prishin themelet e KËSHTJELLËS SË MADHE të miqësisë së Kosovës me Amerikën. Por kot e kanë.  Kjo miqësi ka themele të forta, madje shumë të hershme, madje prej shekullit të kaluar kur presdienti amerikan Edrov Uillson nuk lejoi copëtimin e trojeve shqiptare nga kthetrat hexhemoniste slave e greke.

Ilaz Bylykbashi e ka shënuar me aparatin e tij këtë ngjarje historike për popullin e Kosovës.

E gjithë miqësia e Kosvës me Amerikën është një kronologji e „fiksuar“ nga kamera e fotoreporterit shqiptar Ilaz Bylykbashi. Këto fotografi pastaj janë shpërndarë jo vetëm përmes gazetës Rilindja ku Ilazi punoi gati 3 decenie por edhe anembanë botës.

Këto fotogorafi dërgonin mesazhin e madh te populli shqiptar i Kosovës, ishin më shumë se fotografi „statike“, ishin fotografi të shpresës së lirisë te përkrahja amerikane.

Shihin me sy sa të forta janë lidhjet dhe miqësia e Kosovës me Amerikën.

 

Para hapjes se Zyres Amerikane ne Prishtine nw token e Kosoves dhe per ceshtjen e shqiptarevet e Kosoves u interesuan edhe senatore dhe kngresmene amerikane.

Kongresmenet Joseph Dioguardi e Toma Lantosh isnin nder te paret kongresmene amerikane qe u interesuan per Kosoven dhe qe erdhi ne Kosove.