Simbolet

Image
Flamuri i Dardanisë apo flamuri i kryetarit të Kosovës është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Publikimi i flamurit dhe propozimi për flamur shtetëror të Kosovës është bërë në vitin 2001 nga vetë kryetari i atëhershëm i Kosovës. Reagimet ndaj propzimit kanë qenë të ndryshme, që nga adhuruesit e propozimit deri te kundërshtimi i hapur që u shpreh edhe me revolta.

300px-Vula_e_kryetarit
Përmbajtja e Vulës:
1. Shqiponja e zezë dykrenare, simbol kombëtar shqiptar – e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu (1405 1468), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, simbas Aleksandrit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.
2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.
3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror dardan .
Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll). Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike dardane. Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).
4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me origjinë nga Dardania.
Në baner shkruan “Dardania”, emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe “dardhë” që do të thotë “vendi i dardhave” Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.
5. YIli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Është përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me Stelat e Mburojës.